Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    Aktualitet Nga InfoNews08.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    Një reagim i fortë publik nga ish-ministri i Financave Arben Malaj ka rikthyer në vëmendje praktikat tarifore të kompanisë ajrore Wizz Air në tregun shqiptar, duke i cilësuar ato si abuzive dhe penalizuese për konsumatorët.

    Reklamë

    Në një postim në rrjetet sociale, Malaj rendit disa nga tarifat që, sipas tij, po përdoren si mekanizma ndëshkues ndaj udhëtarëve dhe po rrisin ndjeshëm koston reale të udhëtimit.Sipas reagimit të tij, kompania aplikon një tarifë prej 48 eurosh për pasagjerët që nuk kryejnë check in online, një shumë që përbën rreth 40 për qind të çmimit total të një bilete vajtje ardhje.

    Ai thekson se shërbimet online, në rastet kur kompania ka sportele fizike në aeroport, duhet të jenë një opsion alternativ dhe jo një mjet penalizimi financiar për udhëtarët.

    Një tjetër element i kritikuar është tarifa prej 78 eurosh për një valixhe shtesë deri në 20 kilogramë, e cila sipas Malajt është disproporcionale dhe në shumë raste më e lartë se vetë çmimi i biletës.

    Sipas ish-ministrit, këto kosto shtesë e rrisin çmimin real të biletës me 35 deri në 60 për qind, duke mashtruar konsumatorin në momentin e blerjes dhe duke krijuar një perceptim të rremë për çmimin final të udhëtimit.

    Ai ngre gjithashtu shqetësime serioze për mungesën e funksionimit të shërbimit të asistencës, duke deklaruar se nga tre numra kontakti, dy nuk përgjigjeshin, ndërsa asistenca në gjuhën shqipe ishte praktikisht e paarritshme, pasi sistemi telefonik e kthente vazhdimisht përdoruesin nga një opsion në tjetrin pa ofruar zgjidhje.

    Malaj thekson se këto praktika nuk mund të konsiderohen thjesht politika tregtare agresive, por përbëjnë shkelje të të drejtave të konsumatorit dhe abuzim me pozitën dominuese në një treg me konkurrencë të kufizuar, siç është transporti ajror në Shqipëri.

    Në fund të reagimit të tij, ai ngre pyetje të drejtpërdrejta për mungesën e reagimit institucional, duke kërkuar të dihet se kush i mbron realisht udhëtarët shqiptarë dhe ku janë Autoriteti i Konkurrencës, strukturat e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe institucionet rregullatore të transportit ajror.Wizz Air është kompani që ka treguesit më të ulët më TrustPilot për shkak të praktikave zhvatëse ndaj pasagjerëve./skyweb

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.