Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Aktualitet Nga InfoNews19.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Hysni Patushi me thikë në dorë, dalin pamjet teksa ikën pasi vrau gruan
    Hysni Patushi me thikë në dorë, dalin pamjet teksa ikën pasi vrau gruan
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “E godita me thikë në zemër”. Kjo është dëshmia që Hysni Patushi ka dhënë përpara policisë pas vrasjes së bashkëshortes së tij, Lumturi Palushi, 58 vjeçe, ngjarje e rëndë e regjistruar këtë 19 shtator në Tiranë.

    Para uniformave blu, Patushi ka treguar versionin e tij për konfliktin që parapriu krimin. Sipas tij, mes çiftit kishte pasur debate të përsëritura, ndërsa shkak ishte bërë qëndrimi i bashkëshortes në banesën e vajzës së tyre dhe jo në shtëpinë ku çifti jetonte në zonën e Don Boskos.

    Reklamë

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Ai ka deklaruar se i kishte kërkuar disa herë gruas që të rikthehej dhe të qëndronte në banesën e tyre, por ajo nuk kishte pranuar.

    Hysni Patushi me thikë në dorë? Dalin pamjet teksa ikën pasi vrau gruan

    Sipas dëshmisë së tij, paraditen e 19 shtatorit ai e ka telefonuar bashkëshorten për të mësuar se ku ndodhej. Ajo i ka thënë se ishte në një qendër tregtare, por Patushi më pas është drejtuar drejt banesës së vajzës, ku pretendon se e ka gjetur Lumturinë.

    I pyetur për momentin kur ndodhi krimi, ai ka deklaruar se mes tyre ka nisur një debat dhe situata ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës.

    “Kam pasur konflikte herë pas here me gruan. Shkak ka qenë fakti se ajo nuk qëndronte tek shtëpia jonë në Don Bosko, por tek shtëpia e vajzës. I kam kërkuar disa herë gruas të qëndronte tek shtëpia jonë, por nuk pranonte”, mësohet të ketë deklaruar ai.

    Më tej, ai ka rrëfyer edhe momentet e fundit para sulmit: “Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”.

    Ngjarja ndodhi në një kompleks pallatesh pranë Zogut të Zi, në prani edhe të familjarëve. 58-vjeçarja Lumturi Palushi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe dinamikën e plotë të konfliktit që përfundoi në vrasjen e 58-vjeçares.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.