Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    Aktualitet Nga InfoNews20.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Artan Myrtaj, 42 vjeç, i njohur edhe me nofkën “Tani i Rruzhdiut”, u ekzekutua në mes të Sarandës, ndërsa pas tij mbetet një seri ngjarjesh kriminale që lidhen me një konflikt të nisur për një pronë pranë bregdetit.

    Myrtaj rezulton i përfshirë në një ngjarje plagosjeje të ndodhur në Sarandë më 17 korrik 2025, ku mbetën të plagosur dy të rinj nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lame. Konflikti dyshohet se kishte në qendër një tokë pranë bregdetit, në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë zonës ku ndodhej “Copacabana Beach”.

    Reklamë

    Sipas dyshimeve të policisë, autor i plagosjes ishte Ramadan Canaj, i njohur edhe si Ramadan Zoto, ndërsa Artan Myrtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj dyshohet se e ndihmuan atë pas ngjarjes, si në kryerjen e krimit, ashtu edhe në largimin nga vendi.

    Detajet/ Atentat në Sarandë, vritet Artan Myrtaj

    Myrtaj u arrestua vetëm tri ditë pas plagosjes, më 20 korrik, nën akuzën e “përkrahjes së autorit të krimit”. Më pas, ai u la i lirë dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Në të njëjtën situatë u ndodh edhe Klaus Jaçaj, ndërsa Ramadan Zoto vijon të jetë në burg dhe Erjon Canaj është shpallur në kërkim.

    Konflikti që u shndërrua në seri atentatesh
    Pas plagosjes së dy të rinjve, në Sarandë nisën një sërë ngjarjesh të tjera kriminale, të cilat dyshohet se kanë lidhje me të njëjtin konflikt.

    Më 22 korrik, vetëm pesë ditë pas plagosjes, makinës së Klaus Jaçajt iu vendos eksploziv. Dy ditë më vonë, më 24 korrik, Jaçaj u arrestua nga policia si një prej personave të dyshuar për përfshirje në plagosje.

    Një muaj më pas, policia arrestoi në Korçë Ramadan Zoton, ndërsa ndaloi edhe Arben Ismailajn, i dyshuar se e kishte strehuar Zoton në Fier pas plagosjes.

    Por konflikti nuk u ndal me shpërthimin e makinës së Jaçajt.

    DINAMIKA/ Tani i Rruzhdiut u mbajt nën vëzhgim, vrasja të çon tek një plagosje në 2025

    Tre muaj më vonë, ndërsa Klaus Jaçaj ndodhej ende në qeli, babai i tij, Isufi, u vra me eksploziv. Makina e 58-vjeçarit shpërtheu në momentin që ai tentoi të hipte në të, ndërsa automjeti ishte parkuar pranë pallatit ku banonte. Për këtë vrasje, deri më tani nuk ka persona të përballur me drejtësinë.

    Një tjetër ngjarje e dyshimtë ndodhi rreth dy muaj më vonë në Ksamil. Një lokal i quajtur “Bumble Bee”, të cilin Ramadan Zoto e kishte dhënë me qira në qendër të qytetit, u përfshi nga flakët. Në atë kohë, policia nuk bëri të ditur një shkak për zjarrin dhe ngjarja vijon të mbetet e pazbardhur.

    Në qendër të konfliktit, një pronë pranë “Copacabana Beach”
    Në origjinë të përplasjes dyshohet se qëndron një konflikt për një tokë në bregdet, pranë “Copacabana Beach”, në lagjen nr. 1 të Sarandës.

    Toka ishte në posedim të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lames, dy të rinjve që u plagosën në korrik të vitit 2025. Sipas raportimeve mediatike, grupi nga Kamza, i lidhur me Ervis Lami, i njohur si “Vis Lami”, kishte ndërtuar në këtë pronë beach barin “Copacabana Beach”.

    Më 14 maj, struktura u prish nga fadromat e IKMT-së, pasi ishte konstatuar se ishte ndërtuar pa leje.

    Pas këtij episodi pati edhe zhvillime në strukturat e policisë lokale. Me urdhër të Skënder Hitës u shkri i gjithë Komisariati i Policisë së Sarandës, pas dyshimeve se efektivë të tij kishin favorizuar ndërtimin pa leje.

    Në këtë klimë përplasjesh, plagosjesh, shpërthimesh dhe vrasjesh, Artan Myrtaj u ekzekutua në mes të Sarandës, duke shtuar një tjetër kapitull në një konflikt që prej më shumë se një viti ka prodhuar një seri ngjarjesh të rënda kriminale.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.