Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Vila, jahte, tokë e miliona euro! SPAK sekuestron 39 pasuritë e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit

    Vila, jahte, tokë e miliona euro! SPAK sekuestron 39 pasuritë e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit

    Aktualitet Nga InfoNews21.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vila, jahte, tokë e miliona euro! SPAK sekuestron 39 pasuritë e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit

    Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vënë sekuestro mbi pasuritë e të dyshuarve si krerët e grupit kriminal, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe disa të dyshuarve të tjerë.

    Reklamë

    Emisioni “Në Shënjestër”, publikoi detaje nga aksioni i SPAK, ku mësohet se 29 pasuri të sekuestruara i përkasin Ergys Agasit dhe ku bëhet fjalë për apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të preferuara të Tiranës dhe Durrësit, shtatë llogari bankare dhe kompania AE SOLUTION.

    Ndërsa, Ermal Beqirit i janë vënë nën sekyestro 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë dhe një jaht luksoz, llogaritë e kompanisë “Soft&Solution”, 8 automjete dhe llogaritë e vetë Beqirit.

    Ndërsa, kompanive “FIRST” e Gëzim Hoxhës; “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” e Andis Papas, dhe asaj “Albascan” të Elision Jorgjis u janë bllokuar fondet.

    Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, sipas prokurorisë, urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe nën kërcënim i detyronin të tërgiqeshin nga tenderat.

    “Ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, të cilat të analizuara në harmoni me njëra-tjetrën, bëjnë të besohet fakti se ajo ka përfituar në mënyrë indirekte nga Arjola Koromani (nëpërmjet Daniel Shimës, ish-nëndrejtori i AKSHI-t) shumën prej 200 mijë eurosh”, thotë SPAK.

    SPAK thotë se Karçanaj në disa raste ka marrë kuti vere të mbushura me kartmonedha euro me prerje 100, 200, 500, si dhe ka përfituar nga persona të tjerë të lidhur me shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

    “Përmendim blerjen e 3 pasurive të paluajtshme, dy në Tiranë dhe një në Qerret, me qëllim favorizimin e Soft-Solution apo dhe kompanive të tjera, në procedurat e prokurorimit të zhvilluara nga institucioni që ajo drejtonte, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inforemacionit, AKSHI”, thotë SPAK.

    Gjithashtu mësohet se janë bllokuar edhe 9 llogari bankare të ish-drejtoreshës Karçanaj dhe hetimi është në proces. Ky operacion sekuestrimesh rrëzon pretendimet e ish-drejtoreshës së pandehur për banesën me qira apo se ishte e pastrehë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.