Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»U vra me çekiç, rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout: Shpëtoi dy të moshuar

    U vra me çekiç, rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout: Shpëtoi dy të moshuar

    Aktualitet Nga InfoNews25.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    U vra me çekiç, rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout: Shpëtoi dy të moshuar

    Petrit Ndou po kthehej nga një festë familjare në Bushnesh të Krujës, rreth orës 00:00 të 20 janarit. Gjatë kthimit, pranë vendngjarjes ku u gjet i vrarë me çekiç pas koke, 57-vjeçari ishte me makinën e tij dhe pasagjere bashkëshorten, Gjystina Ndou. Ajo rrëfen si dëshmitare okulare të gjithë dramën e vrasjes së bashkëshortit. Sipas saj, përveçse u vra në pabesi, pa bërë asgjë, Petriti mundi të shpëtojë persona të tjerë më të cilët agresori Andi Vokrri po konfliktohej.

    Reklamë

    Gjystina Ndou e nis rrëfimin që në momentin që me bashkëshortin panë 3 makina të ndaluara, mes të cilave ajo e agresorit Andi Vokrri dhe 2 të tjera të njerëzve që i njihnin.

    “Agresori Vokrri po na bërtiste dhe po i godiste automjetet, me arsyetimin se nuk po i hapnim rrugën për të lëvizur mbrapsht. Në ato momente, Petriti i identifikoi automjetet, pasi personat ishin të njohur dhe kishin qenë së bashku më herët gjatë mbrëmjes, dhe zbriti menjëherë nga automjeti për t’i ndihmuar dhe për t’i orientuar që të hapnin rrugën. Sapo zbriti, Petriti pa agresorin duke goditur pasagjeren e njërës makinë, ku ndodheshin Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj. Në atë moment, Petriti iu drejtua agresorit duke i thënë se personat ishin të moshuar dhe duke e pyetur se çfarë po bënte, ndërkohë që i mbylli derën e pasagjeres për ta penguar që ta godiste më tej. Në këtë çast, agresori iu kthye Petritit me ofendime, pasi kishte për qëllim të vazhdonte dhunën ndaj tyre.”, thotë Ndou

    Sipas Gjystinës, bashkëshorti i saj Petrit Ndou mundi të shpëtojë personat e tjerë në makinë duke i orientuar kutë shkonin. Sipas saj, nëse nuk do të ishte për Petritin, jeta e tyre do të ishte në rrezik. Ajo rrëfen edhe konfliktin paraprak dhe shtyrjet që i bëri Vokrri.

    “Petriti orientoi Nikoll Aliajn dhe automjetin pas tij, të drejtuar nga Mhill Cypi, që të zmbrapseshin dhe të futeshin në një kthesë për të vazhduar rrugën dhe për t’u larguar nga vendngjarja dhe nga dhuna e ushtruar ndaj tyre. Ata vepruan sipas orientimit dhe u vendosën në një vend të sigurt, ku qëndruan deri në përfundim të ngjarjes, brenda automjeteve të tyre. Pas këtij momenti, dy persona të tjerë dolën nga automjeti i Andi Vokrrit për t’u konfliktuar me Petritin. Në atë moment u afrova edhe unë, me qëllim që t’i ndaloja dhe t’u kërkoja të ndalonin sherrin. Andi Vokrri vazhdoi konfliktin duke u kthyer përsëri te automjeti i Petritit, ku i mori çelësin e mjetit, goditi automjetin dhe më shtyu mua.”, vijon më tej Gjystina Ndou.

    Në një moment bashkëshortja e viktimës rrëfen se mundën të largoheshin dhe fshiheshin për pak kohë, por Petrit doli me idenë se ata ishin larguar.

    “Në ato momente, me forcë dhe me lutje, i kërkova Petritit të largoheshim dhe të fshiheshim diku aty pranë, pasi përballë nesh ndodheshin tre persona agresorë dhe ekzistonte frika se ata mund të largoheshin për të marrë armë apo mjete të tjera për të na goditur. U larguam nga vendi dhe u fshehëm për pak kohë, ndërkohë që njoftuam vëllezërit e mi dhe policinë për të na ardhur në ndihmë, pasi ata ndodheshin afër, në një banesë pranë rrugës. Qëndruam të fshehur për disa minuta. Më pas, Petriti u nis për të parë automjetin e tij, me idenë se agresorët ishin larguar nga vendngjarja, duke më thënë të qëndroja aty. Pas pak, dola edhe unë për të parë se ku ndodhej Petriti. Në ato momente kishin mbërritur edhe vëllezërit e mi.”, dëshmon Ndou.

    Gjystina Ndou rrëfen se nuk e pa momentin që bashkëshorti i saj u godit, por e gjeti bashkë me vëllezërit që sapo kishin mbërritur, pa shenja jete.

    “Pasi autorët e kishin goditur Petritin, njëri prej tyre mu drejtua mua, duke ardhur me një elektrik në dorë dhe duke më kërkuar, me shumë mundësi me qëllim eliminimi, por në ato momente mbërritën vëllezërit e mi. E pashë agresorin dhe e pyeta se ku ndodhej Petriti dhe ai mu përgjigj se ndodhej i shtrirë në tokë, disa metra më tutje. Në atë moment u afruan vëllezërit e mi dhe agresori u largua. Ne e gjetëm Petrit Ndoun të shtrirë në tokë, të goditur dhe pa ndjenja, pasi kishte humbur jetën në vend. Ai ishte goditur në pabesi, nga pas, në kokë, me një çekan që ndodhej pranë tij. Pas këtij momenti mbërriti edhe policia dhe Andi Vokrri u arrestua në flagrancë.”, përfundon bashkëshortja e viktimës Petrit Ndou.

    Për vrasjen e Petrit Ndout, i cili u qëllua 1 herë me çekiç pas koke, u arrestua si autor i dyshuar Andi Vokrri, i cili rezultoi të ishte në gjendje të dehur, ndërsa më të ishin edhe 2 të tjerë. Lorenc Goga, 26 vjeç, dhe Fation Kulla, 23 vjeç, u arrestuan disa orë më vonë në akuzë për moskallëzim krimi.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.