Trafik armësh në Fresk e Tufinë, kapet në flagrancë 48-vjeçari
Një tjetër episod me qëllim shitjen e armëve është goditur nga blutë e komisariatit nr. 4 në kryeqytet. 48-vjeçari i identifikuar si Ligor Mehmeti është arrestuar në flagrancë në zonën e Tufinës teksa po udhëtonte me një automjet ku kishte të fshehura dhe armët.
Në makinë 48-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri, 2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake me qëllim shitjen e tyre në zonën e Freskut dhe të Tufinës.
Sipas raportimeve pistoletat do të shiteshin me vlerën 1500 euro secila ndërsa arma taktike për 8000 euro. Mehmeti prej kohësh dyshohet i përfshirë në trafikun e armëve.
