Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

    12.11.2026

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

    Aktualitet Nga InfoNews04.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

    Sot, nga ora 10:30 deri në orën 12:00, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, do të zhvillohet stërvitja e planifikuar e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”, e organizuar nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), në bashkëpunim me institucionet dhe strukturat përgjegjëse për reagimin ndaj emergjencave në rastet e aksidenteve ajrore.

    Reklamë

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes në stërvitje do të marrin pjesë Forcat e Armatosura, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), Policia e Shtetit, ALBCONTROL, Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil (AKISA), Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.
    Stërvitja do të zhvillohet mbi bazën e një skenari të simuluar, që parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit.

    Qëllimi është testimi i procedurave të reagimit, koordinimit ndërinstitucional dhe angazhimit të njësive të kërkim-shpëtimit për evakuimin dhe shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.
    “Gjatë zhvillimit të stërvitjes, qytetarët mund të konstatojnë lëvizje të shtuar të automjeteve të emergjencës në zonën pranë aeroportit. Ministria e Mbrojtjes sqaron se bëhet fjalë vetëm për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë emergjencë reale”, thuhet më tej në njoftim.

    Stërvitja synon rritjen e gatishmërisë operacionale, përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave pjesëmarrëse dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për përballimin e situatave të emergjencës në aviacionin civil.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026
    Aktualitet

    KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026
    Aktualitet

    Prej muajsh jashtë shtetit, Olt Bistri drejt rekursit të dënimit në Gjykatën e Lartë

    12.11.2026
    Aktualitet

    Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar

    12.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    30 mln euro tenderë me shkelje në Durrës, KLSH kërkon masa për Kallmin: Kush e komandon Emiriana Sakon?

    12.11.2026

    KLSH zbardh skandalin: Si u lejua shitja në treg e 104 ton misër të kontaminuar

    12.11.2026

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026

    Prej muajsh jashtë shtetit, Olt Bistri drejt rekursit të dënimit në Gjykatën e Lartë

    12.11.2026
    Më të lexuarat

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    Aktualitet Nga InfoNews06.11.20260

    43-vjeçari shqiptar Fran Preldakaj, i cili është dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme…

    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat…dyshohet për shkelje të rënda

    06.11.2026

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    11.11.2026

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.