Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kush komandon tenderat e KQZ? Hijet e skandalit, Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

    03.04.2026

    Edhe zona e TEG me kulla shumë katëshe, kush fshihet pas biznesmenes Yllka Sula

    03.04.2026

    BKT e Raiffeisen, thasë me para jashtë Shqipërisë

    03.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK thellon hetimin për DURANA, por ja si i fton Avni Ponari i SIGAL japonezët për investime në shkurre e ferra

    Nga InfoNews03.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK thellon hetimin për DURANA, por ja si i fton Avni Ponari i SIGAL japonezët për investime në shkurre e ferra

    Në fillim të Janarit, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u mësua se po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj.

    Burime për InfoNews bëjnë me dije se verifikimet po fokusohen te disa kompani të regjistruara në DURANA, për të cilat ka dyshime se lidhen me personazhe të përfshirë në skandalin e AKSHI-t, mes tyre emra të njohur të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe të tenderëve publikë.

    LEXO EDHE: 16 milion euro abuzime! Lidhja mes Raiffeisen Bank dhe SIGAL-in e Avni Ponarit: Shijuan 90% të fitimit

    Nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, ku po hetohet si aferë, Durana ka zënë vend në oborrin e ambasadës japoneze. Ka qenë Konsulli i Nderit i Japonisë në Vlorë, por me seli dhe aktivitet në Tiranë, Avni Ponari, që i ka hapur dyert parkut inekzistent për t’u prezantuar investitorëve japonezë si një model i vlefshëm për investime. Është faqja zyrtare e Durana Tech Park që prezanton pjesëmarrjen në këtë forum të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Japoni, ku organizator është edhe Avni Ponari, njëherazi pronari i Sigal Uniqa. Por se çfarë risie mund t’u prezantosh japonezëve për një park që ekziston ferra e shkurre, këtë ndoshta duhet ta dinë Avni Ponari dhe pjesëmarrësit. Pasi prej muajsh tashmë është publike afera me këtë park inekzistent. Ai është përdorur nga disa kompani të lidhura me skandalin AKSHI e jo vetëm për evazion e mospagim taksash.

    Zgjerimi i verifikimeve nga SPAK lidhet drejtpërdrejt me hetimet për AKSHI-n, ku prokurori special Bledar Maksuti ka dokumentuar një skemë e përqendrimit të tenderëve publikë te një numër i kufizuar kompanish, përmes kostove të fryra dhe ndikimit mbi proceset e prokurimit.

    Hetimet kanë treguar se këto kompani përfitonin njëkohësisht fonde publike dhe, sipas dyshimeve, shmangnin detyrimet fiskale, tashmë nëpërmjet projektit DURANA.

    Në këtë kontekst, DURANA po shihet si një element shtesë i së njëjtës skemë, ku përfitimi nuk kufizohej vetëm te tenderët, por shtrihej edhe te përjashtimet nga taksat, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.

    SPAK po verifikon nëse projekti DURANA është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash në funksion të të njëjtëve aktorë të përfshirë në dosjen AKSHI, duke e shtrirë hetimin përtej një institucioni të vetëm dhe drejt një skeme më të gjerë financiare.

    Çfarë është DURANA

    DURANA është një park teknologjik dhe shkencor, i krijuar në bazë të ligjit për parqet teknologjike, i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe i shpallur zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Statusi i parkut u garanton subjekteve të regjistruara përjashtime dhe lehtësira të gjera fiskale, përfshirë ulje ose përjashtim nga tatim-fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas parashikimeve ligjore.

    Ky mekanizëm u aplikua në një kohë kur privilegjet fiskale për kompanitë e IT-së po hiqeshin për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar, duke ngritur dyshime se DURANA u përdor si një skemë alternative për shmangien e taksave.

    Denoncimet e Arben Ahmetajt

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht DURANA-n, duke e cilësuar si një rrugë të re për favorizimin fiskal të një grupi të caktuar kompanish të IT-së, pas rrëzimit të skemës së mëparshme të taksimit preferencial. Sipas Ahmetajt, përmes regjistrimit në DURANA, kompani që vijonin të fitonin tenderë publikë përfitonin njëkohësisht edhe nga përjashtimi nga detyrimet tatimore.

    Denoncimet e tij kanë ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të parkut dhe mbi përputhjen e aktivitetit të subjekteve të regjistruara me kriteret ligjore të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit.

    Avni Ponari Avni Ponari Durana Tech Park Avni Ponari SPAK Sigal
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kush komandon tenderat e KQZ? Hijet e skandalit, Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

    03.04.2026
    Aktualitet

    Edhe zona e TEG me kulla shumë katëshe, kush fshihet pas biznesmenes Yllka Sula

    03.04.2026
    Aktualitet

    BKT e Raiffeisen, thasë me para jashtë Shqipërisë

    03.04.2026
    Aktualitet

    I hetuari për mashtrim pjesë e JET BANK! Gent Sejko i BSH mbylli sytë

    03.04.2026
    Aktualitet

    Hita mbledh Drejtorët e Policisë: Porosia e prerë që kam për ju…

    03.04.2026
    Aktualitet

    Muri i gjakut!

    03.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kush komandon tenderat e KQZ? Hijet e skandalit, Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

    03.04.2026

    Edhe zona e TEG me kulla shumë katëshe, kush fshihet pas biznesmenes Yllka Sula

    03.04.2026

    BKT e Raiffeisen, thasë me para jashtë Shqipërisë

    03.04.2026

    SPAK thellon hetimin për DURANA, por ja si i fton Avni Ponari i SIGAL japonezët për investime në shkurre e ferra

    03.04.2026

    I hetuari për mashtrim pjesë e JET BANK! Gent Sejko i BSH mbylli sytë

    03.04.2026
    Më të lexuarat

    Avni Ponari iu bën gropën japonezëve, i fton të investojnë te Durana Tech Park në hetim nga SPAK

    Nga InfoNews31.03.20261

    Avni Ponari iu bën gropën japonezëve, i fton të investojnë te Durana Tech Park në…

    Avni Ponari Promotes Durana Tech Park to Japanese Investors Despite SPAK Investigation

    31.03.2026

    Vila në Green Coast dhe në Qerret, kush e spiunoi Mirlindën te SPAK

    31.03.2026

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    BKH zbarkon në “Parajsën” Green Coast të Samir Mane! Kontrolle në vilat e Gys Agasit dhe Beqirajt

    30.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.