Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK kontrolle në kompaninë E Vita

    Nga InfoNews30.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK kontrolle në kompaninë E Vita

    Me urdhër të SPAK, forcat e policisë dhe agjentët e BKH-së, zbarkuan për kontroll në kompaninë farmaceutike Evita, e lidhur me biznesmenin e njohur Klodian Allajbeu. Kompania farmaceutike ndodhet në zonën e Laknasit.

    Aksioni është ende në vijim dhe kontrollet janë urdhëruar nga prokurorja e SPAK Dorina Bejko. Mësohet se kontrollet lidhen me hetime për koncesionet në shëndetësi.

    Me urdhër të prokurores së posaçme, policia dhe BKH-së, ushtruan kontrolle edhe në një firmë tjetër në Tiranë në zonën e ish-bllokut, dhe në një banesë në zonën e Selitës po në Tiranë.

    Kompania Evita ka një histori të çuditshme, e cila nisi nga një biznes i vogël në Berat dhe u shndërrua në një prej kompanive që fiton më shumë tendera dhe lëviz miliona euro në vit.

    Në vitin 2013 në qytetin e Beratit krijohet nga një zonjë me emrin Majlinda Fetiu shoqëria e vogël “Evita”. Në 2014-n emërohet si administratore Elona Saraçi, e cila më herët kishte qenë e punësuar pranë Spitalit Amerikan, të Klodjan Allajbeut.

    Në Shkurt 2016, “Evita” shpk së bashku me spitalin amerikan krijojnë “DiaVita” e cila fitoi koncensionin e Hemodializës, me vlerë 86 milionë euro. 85% të aksioneve të këtij super koncesioni i kishte kompania e vogël nga Berati, ndërsa zbatimin e kontratës koncesionari e mori Spitali Amerikan i Allajbeut që kishte 15%.

    Një tjetër detaj që e lidh “Evitan” me Klodjan Allajbeun është fakti se duke filluar nga viti 2014, kompania ka deklaruar si adresë të saj dytësore ambientet e rrjetit spitalor të biznesmenit, duke lëvizur nga Spitali Amerikan 1 pranë ushtarakut, të ai pranë QSUT-së, e deri e deri në Spitalin Amerikan 3.

    Një element tjetër interesant është fakti se djali i Majlinda Fetiut, themelueses modeste të kompanisë Evita, Asllan Fetiu rezulton administrator i  “AnaMark”,
    një prej kompanive në pronësi të Allajbeut përmes Tregut Agro-Ushqimor.

    Vlera aktuale e kompanisë “Evita” është 1.2 milionë euro, dhe pronarët janë një firmë holandezë Arimo që ka 72.5% dhe një personazh me emrin Ertel Kërçuku që ka 27.5%.

    SPAK kontrolle në kompaninë E Vita
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026
    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.