Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026

    SPAK lexon në gjyq SMS-të e Samir Mane për Kryemadhin: Ka diçka më të mirë për ju te Rolling Hills

    13.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skrap shtetëror për borxhe private të BANKERS, afera 1.2 milionë euro

    By InfoNews04.02.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

     

    Skrap shtetëror për borxhe private të BANKERS, afera 1.2 milionë euro

    Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompaninë Bankers Petroleum që t’i paguante rreth 600 mijë dollarë paga, ish drejtorit të saj Leonidha Çobo për largimin e tij nga puna.

    Me vendimin e gjykatës në dorë dhe urdhrin përkatës të ekzekutimit, zoti Çobo kontraktoi një zyrë përmbarimore për të mbledhur borxhin nga Bankers. Zyra e quajtur Private Enforcement Group tentoi të gjejë para të Bankers në bankat shqiptare, por pa sukses.

    Kompania kineze që shfrytëzon naftën shqiptare prej vitesh nuk ka asnjë llogari aktive në Shqipëri, me qëllim që të mos i ekzekutojnë dot borxhet e shumta që ka akumuluar ndaj kreditorëve privat, por edhe detyrimet ndaj shtetit. Për pagesat e domosdoshme që duhet të kryente brenda vendit, Bankers së bashku me bankën Raifeisen kishin nritur një skemë kriminale, përmes një overdrafti, që sipas ligjit nuk mund të ekzekutohej nga kreditorët.

    Të gjendur para këtij fakti, përmbaruesit gjetën një metodë tjetër për të marrë paratë e klientit të tyre; bllokuan skrapin në fushën e Patos Marinzës. Por kishte një problem. Skrapi nuk ishte i Bankers, pasi sipas marrëveshjes koncesionare çdo aset në fushë është pronë e shtetit.

    Vjedhje e pasurisë publike me forcë
    Pasi përmbaruesit bllokuan skrapin e shtetit për ta shitur me qëllim që të merrnin paratë, që Bankers duhet t’i paguante ish drejtorit të saj, dikush lajmëroi institucionet. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nisi një shkresë zyrtare në drejtim të Bankers Petroleum dhe zyrës së përmbarimit, ku i parlajmëronte se skrapi ishte pronë e shtetit dhe të drejtat e pronësisë së shtetit shqiptar nuk mund të cënoheshin për të shlyer borxhet e kompanisë.

    Ekskluzive/ Vjedhje 1.2 mln euro, përmbaruesit shitën skrapin e

    Shkresa e AKBN

    “Në nenin 11.1.1 të Marrëveshjes Hidrokarbure parashikohet se asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat janë krijuar në këtë liçencë marrëveshje dhe marrëveshje hidrokarbure, bëhen pronë e AKBN pas përfundimit të marrëveshjes hidrokarbure, mbylljes së saj, ose në momentin e mbulimit të tyre si kosto hidrokarbure,” shkruhet në shkresën që AKBN i nisi Bankersit dhe zyrës së përmbarimit.

    Ekskluzive/ Vjedhje 1.2 mln euro, përmbaruesit shitën skrapin e

    Në fund të shkresës AKBN e paralajmëron edhe më shprehimisht përmbaruesin që të mos ekzekutojë detyrimet e Bankers ndaj klientit të tij duke shitur skrapin, që është pasuri e shtetit.

    “Pjesa e aseteve që i është dhënë në përdorim kompanisë Bankers Petroleum është pronë e shtetit shqiptar dhe si e tillë nuk mund t’i nënshtrohet procedurave përmbarimore me qëllim shlyerjen e detyrimeve, që kjo kompani u ka kreditorëve të saj” thuhet në shkresën e AKBN.

    Shkresa që AKBN i nisi kompanisë kineze dhe përmbaruesit mban datën 7 prill të vitit të kaluar. Por përmbaruesit nuk e vunë ujin në zjarr hiç edhe pse u paralajmëruan zyrtarisht se po shisnin pasurinë e shtetit për të mbledhur borxhet e një kompanie private.

    Dy javë pasi u paralajmëruar nga AKB, përmbaruesi zhvilloi ankandin për shitjen e skrapit. Vetë ankandi është një histori tjetër e madhe vjedhje.

    Vjedhje me bekimin e drejtuesve të Bankers
    Ndonëse u paralajmërua zyrtarisht nga AKBN të mos e shiste skrapin, përmbaruesi i kontraktuar nga Leonidha Çobo e shpalli ankandin. Në përfundim të tij, skrapi iu shit kompanisë Shkëlqimi 07, kompanisë në pronësi të ish kryetarit të bashkisë së Ballshit, Shkëlqim Kapllanaj. Dhe skrapi i shtetit u shit për një copë bukë.

    Ekskluzive/ Vjedhje 1.2 mln euro, përmbaruesit shitën skrapin e

    Shkëlqimi 07 e bleu skrapin me një çmim sa gjysma e çmimit të këtij produkti në treg. Vlera totale e skrapit që mori kjo kompani ishte 1.2 milionë euro. Por ajo i pagoi përmbaruesit vetëm 600 mijë euro, aq sa borxhi që Bankers duhet t’i paguante Leonidha Çobos.

    Dy burime të mirëinformuara për çështjen dhe të pavarura nga njëri tjetri i thanë Kapitalit se shitja e skrapit me atë çmim u bë me bekimin e drejtuesve të kompanisë. Fundja Bankers ishte më e fituara nga kjo vjedhje. Pagoi borxhet e veta duke shitur pasurinë e shtetit.

    Dhe kjo është vetëm një nga rastet e pafundme se si shqiptarët janë vjedhur brutalisht në Patos-Marinzë. Edhe pse në këta rast, vjedhja ka qenë haptazi dhe duke e ulur në gjunjë shtetin dhe ligjin.Marre nga Kapitali.al

    abuzim me koncesionet abuzime në sektorin e energjisë afera 1.2 milionë euro Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore akbn ankand përmbarimor banka Raiffeisen Shqipëri Bankers Petroleum Bankers Petroleum Albania borxhe private borxhe të Bankers dëm ekonomik 1.2 milionë euro drejtësia shqiptare fusha naftëmbajtëse Patos-Marinzë Gjykata e Fierit Gjykata e Shkallës së Parë Fier institucionet shtetërore ish-drejtori i Bankers kompania kineze Bankers koncesionet e naftës korrupsion institucional Leonidha Çobo marrëveshje hidrokarbure nafta shqiptare overdraft bankar paga të papaguara pasuri publike pasuri shtetërore në ankand patos marinze përgjegjësi penale përmbarim privat përmbaruesit privatë Private Enforcement Group Raiffeisen Bank shkelje e ligjit Shkëlqim Kapllanaj Shkëlqimi 07 shpërdorim detyre shteti i dëmtuar skandal financiar skemë financiare skrap shtetëror Skrap shtetëror për borxhe private të BANKERS vjedhje e pasurisë së shtetit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026
    Aktualitet

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026
    Aktualitet

    SPAK lexon në gjyq SMS-të e Samir Mane për Kryemadhin: Ka diçka më të mirë për ju te Rolling Hills

    13.05.2026
    Aktualitet

    Djegia e dyqanit, babai i Noizyt dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Ai dhe Kleviol Ahmeti kishin xhelozi

    13.05.2026
    Aktualitet

    Prokuroria e Sarandës sekuestron ndërtimin pa leje te hotel “Oasis” të Alqi Papës

    13.05.2026
    Aktualitet

    “Dëgjova të shtëna dhe u shtriva nën tavolinë”/ Seanca në GJKKO për Artan Tafanin, dëshmitari i drejtpërdrejtë i atentatit ndaj Kujtim Metës

    13.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026

    SPAK lexon në gjyq SMS-të e Samir Mane për Kryemadhin: Ka diçka më të mirë për ju te Rolling Hills

    13.05.2026

    Djegia e dyqanit, babai i Noizyt dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Ai dhe Kleviol Ahmeti kishin xhelozi

    13.05.2026

    Prokuroria e Sarandës sekuestron ndërtimin pa leje te hotel “Oasis” të Alqi Papës

    13.05.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie

    By InfoNews11.05.20260

    Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për 31-vjeçarin Kostandin Vogli, i cili…

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

    07.05.2026

    I kërkuari nga SPAK Festim Qoli, betejë në Gjykatë të Lartë me kompaninë SIGAL: Dua dëmshpërblimin e tërmetit të 2019-ës

    10.05.2026

    “Është në shtëpinë time…”/ Si u pre në besë Rexhep Ismaili, u vra se mbrojti një të ri

    08.05.2026

    Vlorë, 32-vjeçarja i jep fund jetës, bashkëshorti gjen shapkat në breg

    11.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.