Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026

    SPAK lexon në gjyq SMS-të e Samir Mane për Kryemadhin: Ka diçka më të mirë për ju te Rolling Hills

    13.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skema Vangjel Tavo! Si po zhvaten pronat në shërbim të oligarkëve

    By InfoNews06.03.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skema Vangjel Tavo! Si po zhvaten pronat në shërbim të oligarkëve

    Thonë se në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë. Projekti “Himara Invest” i Vangjel Tavos në Himarë zgjati disi më shumë, por tashmë duket se po shuhet mes një skandali që kap skandalin.
    Në këtë vorbull zhvillimesh, qytetarëve nuk u jepet mundësia të kuptojnë realisht se çfarë po kurdiset në prapaskenë me pronat dhe fatin e tyre.
    Në fund të janarit 2026, Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi krijimin e shoqërisë “Himara Invest” sh.p.k. Sipas dokumentacionit të siguruar nga Skyweb.al, kjo shoqëri parashikohet të funksionojë si një entitet i pavarur që do të administrojë, në praktikë si një subjekt privat, pronat e Bashkisë Himarë.

    Argumenti zyrtar është menaxhimi më efikas i tyre dhe rritja e performancës financiare të aseteve publike.

    Megjithatë, mënyra se si është konceptuar struktura e kësaj shoqërie ka ngritur pikëpyetje serioze.

    Në dokumentet e konsultuara nga Skyweb.al rezulton se kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo, ka fuqi të gjera ekzekutive në lidhje me vendimmarrjen në këtë shoqëri, duke vepruar praktikisht si pronar i saj.

    Shoqëria u ngrit pas një urdhri të vetë Tavos në cilësinë e kryetarit të bashkisë.

    Pra, Tavo urdhëron ngritjen e shoqërisë, Tavo administron pronat dhe Tavo ushtron kontroll mbi vendimmarrjen. Në këtë skemë mbetet e paqartë se ku dhe para kujt jep llogari për mënyrën se si do të menaxhohen pronat e Bashkisë Himarë.

    Gjatë konsultimit të dokumeteve kemi vërejtur një nxitim të Vangjel Tavos për ngritjen e Himara Invest pasi rezulton se te paktën pesë dokumente, mbajnë datë 23 janar 2026.

    Redaksia e Skyweb.al i drejtoi Bashkisë Himarë një kërkesë zyrtare për informacion për të mësuar se ku raporton drejtuesi i “Himara Invest” sh.p.k. dhe cilët janë mekanizmat e kontrollit mbi këtë shoqëri.

    Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk është marrë asnjë përgjigje.

    Krijimi i kësaj shoqërie nuk është vendimi i parë që ka ngritur diskutime gjatë drejtimit të Bashkisë Himarë nga Vangjel Tavo.

    Një nga vendimet e para të tij, që u bë publik, ishte dhënia e tenderit për organizimin e aktiviteteve kulturore për hapjen e sezonit turistik 2025 një kompanie nga Pogradeci që merret me mbjelljen dhe tregtimin e patateve.

    Tashmë, “Himara Invest” duket se është nisma e dytë që ka tërhequr vëmendje për mënyrën se si po menaxhohen vendimmarrjet në bashki.

    Një burim i mirëinformuar pranë Këshillit Bashkiak të Himarës, i përfshirë në proceset vendimmarrëse të mazhorancës socialiste, i tha Skyweb.al se qëllimi real i “Himara Invest” do të jetë shumë më i gjerë se ai që paraqitet publikisht.

    Sipas tij, projekti synon vendosjen nën kontroll të plotë të pronave të bashkisë dhe më pas rishpërndarjen e tyre tek interesa të caktuara ekonomike.

    “Bashkia Himarë ka në pronësi shumë prona në zona strategjike të bregdetit. Projekti i Himara Invest do të ecë në dy drejtime. I pari është marrja nën administrim e pronave që janë dhënë më herët me qira tek individë apo biznese, me argumentin se tashmë do t’i administrojë kjo sh.p.k. në emër të bashkisë. Pas një periudhe një ose dyvjeçare administrimi, ato mund të ridhen me qira tek individë apo biznese pranë kryetarit apo deputetëve të qarkut”, tha ai.

    Sipas tij, kjo mënyrë veprimi do të shmangte rezistencën e subjekteve që i kanë aktualisht këto prona me qira, pasi në praktikë do të ishte vetë bashkia ajo që i rimerr.

    Synimi i dytë, sipas të njëjtit burim, lidhet me pronat ku ekzistojnë konflikte pronësie mes bashkisë dhe privatëve.

    “Ka shumë prona ku pronësinë e pretendojnë bashkia dhe privatët, të cilët herë kanë dokumente dhe herë jo. Kur çështja është në gjykatë, një privat tjetër nga Tirana nuk mund të hyjë drejtpërdrejt në pronën e himariotëve duke njohur psikologjinë e komunitetit lokal. Kështu që fillimisht duhet ta marrë pronësinë Himara Invest dhe më pas ajo mund t’u kalojë njerëzve pranë kryetarit apo grupeve të interesit në Tiranë. Para disa muajsh kryeministri sugjeroi shfrytëzimin e pronave të bashkive në një formë të ngjashme nga pushteti lokal, por kryetari po e keqpërdor këtë ide për qëllime të tjera”, u shpreh burimi për Skyweb.al.

    Rama ka theksuar disa herë nevojën që bashkitë të fuqizohen ekonomikisht duke përdorur asetet e tyre dhe duke u bërë partnerë të sektorit privat në projekte zhvillimi.

    Sipas asaj që kryeministri ka përsëritur para kryebashkiakëve pushteti vendor në Shqipëri mbetet ende i varur nga taksat dhe transfertat nga qeveria qendrore, ndërsa duhet të shndërrohet në një aktor që gjeneron të ardhura përmes aktivitetit ekonomik dhe partneriteteve me sektorin privat.

    Bregdeti i Himarës dhe fshatrat përreth konsiderohen ndër zonat më të bukura dhe me vlerë më të lartë turistike në Shqipëri.

    Pikërisht për këtë arsye, mënyra se si do të administrohen pronat publike në këtë zonë mbetet një çështje me interes të madh publik.

    Redaksia iu drejtua Bashkisë Himarë me një kërkesë për informacion për mënyrën e funksionimit të “Himara Invest” dhe për llojin e pronave që do të kalojnë nën administrimin e saj.

    Deri në publikimin e këtij shkrimi nuk është marrë asnjë përgjigje.

    Për shkak të mungesës së reagimit nga institucioni i drejtuar nga Vangjel Tavo, edhe pse pyetjet ishin të drejtpërdrejta dhe synonin informimin e qytetarëve, redaksia iu drejtua me një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

    Në këtë debat mbi përdorimin e aseteve publike, një element tjetër që e bën situatën edhe më të ndjeshme është historia e gjatë e konflikteve për pronat në Himarë.

    Problemet me pronat në këtë zonë janë të theksuara prej vitesh.

    Banorët kanë protestuar vazhdimisht duke shprehur skepticizëm ndaj projekteve të ndryshme të privatit dhe shtetit, pasi shpesh janë evidentuar raste ku individë nga qytete të tjera, veçanërisht nga kryeqyteti, janë shfaqur papritur si pronarë të tokave në Himarë, ndërsa banorët vendas mbajnë në duar vetëm dokumentet e vjetra të pronësisë.

    Shumë prej tyre janë ende nëpër dyert e gjykatave, në përpjekje për të trashëguar tokat e gjyshërve dhe stërgjyshërve. Ata tregojnë se shpesh nuk mund të shfrytëzojnë as tokat e trashëguara dhe as ato të përfituara me ligjin 7501.

    Në shumë raste raportohen mbivendosje pronësie, ndërsa në dokumente kanë dalë pronarë persona që nuk jetojnë fare në Himarë.

    Për këtë arsye, çështja e pronave është shndërruar prej kohësh në thembrën e Akilit të këtij qyteti bregdetar, ku pothuajse çdo debat zhvillimi lidhet drejtpërdrejt me pronësinë e tokës.

    Redaksia do të vijojë të trajtojë këtë çështje dhe fton lexuesit të denoncojnë problematike të ngjashme përmes kanaleve tona të komunikimit.

    Pyetjet drejtuar Bashkisë Himarë, të cilat nuk morën përgjigje.

    Cilat janë praktikat e huaja ku është bazuar vendimi për krijimin e shoqërisë “Himara Invest” sh.p.k.? Ku jeni bazuar dhe pse u pa i nevojshëm një projekt i tillë?

    Kujt i raporton asambleja e ortakëve e “Himara Invest”? Cilat janë mekanizmat e kontrollit dhe transparencës për këtë shoqëri?

    Çfarë kategorie pronash do të marrë nën administrim “Himara Invest” sh.p.k.? A përfshihen këtu edhe troje që aktualisht janë në pronësi të Bashkisë Himarë?

    A do të bëjë “Himara Invest” zhvillim pronash, si ndërtime komerciale apo partneritete me entitete private për hotele, resorte apo projekte të ngjashme në pronat që aktualisht janë në pronësi të Bashkisë Himarë?

    /skyweb.al

    Bashkia Himarë Himarë Skema Skema Vangjel Tavo! Si po zhvaten pronat në shërbim të oligarkëve Vangjel Tavo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026
    Aktualitet

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026
    Aktualitet

    SPAK lexon në gjyq SMS-të e Samir Mane për Kryemadhin: Ka diçka më të mirë për ju te Rolling Hills

    13.05.2026
    Aktualitet

    Djegia e dyqanit, babai i Noizyt dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Ai dhe Kleviol Ahmeti kishin xhelozi

    13.05.2026
    Aktualitet

    Prokuroria e Sarandës sekuestron ndërtimin pa leje te hotel “Oasis” të Alqi Papës

    13.05.2026
    Aktualitet

    “Dëgjova të shtëna dhe u shtriva nën tavolinë”/ Seanca në GJKKO për Artan Tafanin, dëshmitari i drejtpërdrejtë i atentatit ndaj Kujtim Metës

    13.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026

    SPAK lexon në gjyq SMS-të e Samir Mane për Kryemadhin: Ka diçka më të mirë për ju te Rolling Hills

    13.05.2026

    Djegia e dyqanit, babai i Noizyt dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Ai dhe Kleviol Ahmeti kishin xhelozi

    13.05.2026

    Prokuroria e Sarandës sekuestron ndërtimin pa leje te hotel “Oasis” të Alqi Papës

    13.05.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie

    By InfoNews11.05.20260

    Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për 31-vjeçarin Kostandin Vogli, i cili…

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

    07.05.2026

    I kërkuari nga SPAK Festim Qoli, betejë në Gjykatë të Lartë me kompaninë SIGAL: Dua dëmshpërblimin e tërmetit të 2019-ës

    10.05.2026

    “Është në shtëpinë time…”/ Si u pre në besë Rexhep Ismaili, u vra se mbrojti një të ri

    08.05.2026

    Vlorë, 32-vjeçarja i jep fund jetës, bashkëshorti gjen shapkat në breg

    11.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.