Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga guroret te ndotja! KLSH zbulon skandalet për Fabrikën e Çimentos Fushë Krujë, institucionet inekzistente!

    15.11.2026

    19 MIJË TONË MBETJE TË RREZIKSHME! KLSH zbulon shifrat alarmante në Elbasan dhe Krujë

    15.11.2026

    E cilit ministër është kjo rezidencë buzë liqenit dhe a do t’i tërheqë SPAK-u dy dosje në Prokurorinë e Elbasanit?

    15.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Skema e IUTE Credit! Si një kredi 1000 euro kthehet në makth financiar

    Skema e IUTE Credit! Si një kredi 1000 euro kthehet në makth financiar

    Aktualitet Nga InfoNews22.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skema e IUTE Credit! Si një kredi 1000 euro kthehet në makth financiar

    Një vit pas shpërthimit të skandalit të mikrokredive – një skandal që prodhoi pasoja fatale, përfshirë humbjen e jetës së një qytetari, i shtyrë drejt vetëflijimit nga presioni financiar dhe psikologjik – rezulton se skemat kriminale të zhvatjes jo vetëm që nuk janë ndalur, por kanë evoluar dhe sofistikuar format e tyre të veprimit. Ky rast tragjik përbën vetëm epilogun e përkohshëm të një sistemi të mirëorganizuar, i cili për vite me radhë ka funksionuar si një mekanizëm sistematik shkatërrimi ekonomik dhe social për mijëra qytetarë shqiptarë.

    Reklamë

    Institucionet e mikrokredisë në Shqipëri, në thelb, nuk përfaqësojnë një alternativë financiare legjitime, por një formë të institucionalizuar të fajdes, e cila operon nën mbrojtjen e një kuadri ligjor të deformuar dhe të qëllimshëm. Diferenca e vetme mes fajdes klasike dhe mikrokredisë qëndron te mjeti i detyrimit: në vend të armës përdoret përmbarimi, një instrument shtetëror i kthyer në vegël zhvatjeje, përmes të cilit realizohet sekuestrimi masiv i pasurive, pronave dhe të ardhurave, shpesh për detyrime qesharake në raport me pasojat. Ky sistem prodhon varfëri të dhunshme, shkatërron familje dhe cenon rëndë sigurinë juridike të qytetarëve.

    Në asnjë shtet normal të së drejtës nuk ndodh që një kredi prej 1.000 eurosh të përkthehet, brenda pak muajsh, në mijëra euro detyrime, pa transparencë, pa njoftim të rregullt dhe pa një proces të drejtë administrativ apo gjyqësor. Ky fenomen është një anomalí juridike e pastër dhe një provë e qartë e dështimit institucional.

    Gjatë investigimit tonë mbi këtë sektor, konstatuam me shqetësim se për një institucion specifik mikrokredie nuk ekzistonte asnjë referencë publike, asnjë hetim, asnjë denoncim zyrtar. Për IUTE-n nuk ishte publikuar asnjë rresht. Kjo heshtje absolute nuk mund të interpretohet si pastërti, por si një indikator alarmi për mungesë kontrolli, mbikëqyrjeje dhe transparence. Përvoja juridike dhe mediatike dëshmon se mungesa e zërit publik është shpesh mbulesë për shkelje të rënda.

    Brenda vetëm 24 orësh hetim u provua se pas kësaj fasade qetësie fshihej një mekanizëm i mirëstrukturuar abuzimi financiar, me elementë të qartë të mashtrimit, falsifikimit dhe keqpërdorimit të të dhënave. Redaksia jonë është vërshuar nga dëshmi të dokumentuara të qindra kredimarrësve të këtij institucioni, të cilët përshkruajnë një skemë identike veprimi, çka përbën provë të një praktike të qëndrueshme dhe jo raste sporadike.

    Skema e mashtrimit dhe zhvatjes financiare

    Kredimarrësi lidh një kontratë kredie me afat, zakonisht 24 muaj, dhe pajiset me një kartë identifikuese që përmban të dhëna personale dhe një kod unik. Pagesat e kësteve realizohen përmes Postës Shqiptare, e cila operon me një sistem të integruar me IUTE-n. Në këtë fazë krijohet një marrëdhënie kontraktuale në dukje e rregullt, ku kredimarrësi informohet për shumën për t’u paguar dhe pajiset me kupon pas çdo pagese.

    Pasi kredimarrësi ka shlyer interesat kryesore të kredisë, aktivizohet faza abuzive e skemës. Pa asnjë njoftim paraprak, pa paralajmërim ligjor dhe pa dhënë mundësi për korrigjim, kontrata e kredisë mbyllet në mënyrë të njëanshme nga institucioni. Në momentin që qytetari paraqitet për pagesën e radhës, informohet se marrëdhënia kontraktuale nuk ekziston më.

    Kur kërkohet sqarim nga IUTE, kredimarrësit i komunikohet se në një muaj të mëparshëm nuk është paguar shuma e plotë e këstit – shpesh për diferenca të papërfillshme, deri në 1 cent – dhe se kjo përbën shkelje kontraktuale që justifikon ndërprerjen e menjëhershme të kontratës. Ky interpretim ekstrem dhe disproporcional përbën shkelje flagrante të parimit të proporcionalitetit, të mirëbesimit kontraktual dhe të mbrojtjes së konsumatorit, të sanksionuara si në legjislacionin vendas ashtu edhe në acquis communautaire të BE-së.

    Pas ndërprerjes arbitrare, kredimarrësi detyrohet të shlyejë menjëherë të gjithë principalin e mbetur, interesat, penalitetet dhe kostot shtesë, duke e çuar një kredi prej 1.000 eurosh në detyrime që arrijnë rreth 2.400 euro. Ky mekanizëm përbën në thelb një formë të kamatës së fshehur dhe pasurimit të padrejtë.

    Më tej, nis presioni sistematik përmes telefonatave të vazhdueshme, kërcënimeve indirekte dhe izolimit informativ. Edhe në rastet kur kredimarrësit disponojnë prova pagese dhe kuponë zyrtarë, çdo kërkesë për verifikim, ankim apo negocim refuzohet.

    Paralelisht, konstatohet një skemë e qëllimshme e bllokimit të informacionit. Postës Shqiptare nuk i jepet akses për të ofruar historikun e pagesave. Kredimarrësi, nga ana tjetër, detyrohet të paguajë një tarifë shtesë për këtë dokumentacion, por edhe pas pagesës, dokumenti i refuzohet me argumentin se kontrata është ndërprerë. Ky veprim përbën shkelje të së drejtës për informim, transparencë dhe akses në dokumentacionin personal financiar.

    Sot, mijëra qytetarë janë detyruar të paguajnë shuma të fryra artificialisht, ndërsa dhjetëra të tjerë ndodhen në procese përmbarimore agresive, ku përveç pretendimeve të institucionit të mikrokredisë, ngarkohen edhe me komisione të larta përmbarimore. Ky zinxhir abuzimi krijon një spiral financiare shkatërruese, nga e cila qytetarët nuk kanë asnjë mekanizëm real mbrojtjeje.

    Këto fakte, të marra së bashku, ngrejnë dyshime serioze për ekzistencën e elementëve të veprave penale si mashtrimi, falsifikimi i dokumentacionit financiar, shpërdorimi i të dhënave, pasurimi i padrejtë dhe ushtrimi i aktivitetit financiar në dëm të konsumatorit, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm penal dhe administrativ nga autoritetet kompetente./Tempull.com

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga guroret te ndotja! KLSH zbulon skandalet për Fabrikën e Çimentos Fushë Krujë, institucionet inekzistente!

    15.11.2026
    Aktualitet

    19 MIJË TONË MBETJE TË RREZIKSHME! KLSH zbulon shifrat alarmante në Elbasan dhe Krujë

    15.11.2026
    Aktualitet

    E cilit ministër është kjo rezidencë buzë liqenit dhe a do t’i tërheqë SPAK-u dy dosje në Prokurorinë e Elbasanit?

    15.11.2026
    Aktualitet

    Milionat e Call Centerave sjellin përplasje! David Prendi kundër tropojanve Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj

    15.11.2026
    Aktualitet

    Gllabëron miliona, KLSH zbulon skandalin: Inceneratori i Elbasanit jashtë funksionit

    15.11.2026
    Aktualitet

    KLSH ngre alarmin për Elbasanin: Po mbytet nga ndotja

    15.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga guroret te ndotja! KLSH zbulon skandalet për Fabrikën e Çimentos Fushë Krujë, institucionet inekzistente!

    15.11.2026

    19 MIJË TONË MBETJE TË RREZIKSHME! KLSH zbulon shifrat alarmante në Elbasan dhe Krujë

    15.11.2026

    E cilit ministër është kjo rezidencë buzë liqenit dhe a do t’i tërheqë SPAK-u dy dosje në Prokurorinë e Elbasanit?

    15.11.2026

    Milionat e Call Centerave sjellin përplasje! David Prendi kundër tropojanve Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj

    15.11.2026

    Gllabëron miliona, KLSH zbulon skandalin: Inceneratori i Elbasanit jashtë funksionit

    15.11.2026
    Më të lexuarat

    SKANDALI i ndotjes në Elbasan, KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të rënda, pa plan për zgjidhjen e problemit

    Aktualitet Nga InfoNews15.11.20260

    1.5 MILION TONË MBETJE INDUSTRIALE NË ELBASAN KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të…

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    11.11.2026

    Gllabëron miliona, KLSH zbulon skandalin: Inceneratori i Elbasanit jashtë funksionit

    15.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026

    Nxirren me lopata milionat që ish-ministri i Orbanit i kishte fshehur në pyjet e Hungarisë

    14.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.