Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Si përfundoi ish-uzina e Ballshit në duart e GreeNNat Solar Park Ballsh

    Si përfundoi ish-uzina e Ballshit në duart e GreeNNat Solar Park Ballsh

    Aktualitet Nga InfoNews11.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si përfundoi ish-uzina e Ballshit në duart e GreeNNat Solar Park Ballsh

    Në rastin e Ballshit, zona ka një histori të gjatë industriale, e lidhur me sektorin e naftës. Parku është ngritur saktësisht mbi truallin ku dikur ishte uzina e naftës.

    Reklamë

    Pas një historie të gjatë që daton me privatizimin korruptiv, për shkak të borxheve uzina u bllokua për llogari të një banke. Më pas, 54 asetet e bllokuara u shitën në ankand për 9 milionë euro, ndërkohë që ekspertët vlerësonin se vetëm vlera e skrapit shkonte në disa dhjetëra milionë euro.

    Ajo që mbeti një njollë e zezë në këtë histori është fakti se pagat e prapambetura të punëtorëve të ish-uzinës nuk u shlyen kurrë, edhe pse interesi i tyre prevalonte mbi kreditorin bankë. Këtu nuk duhet harruar fakti që shteti zotëronte 15% të aksioneve të ARMO-s, por nuk bëri asgjë për të drejtat e punëtorëve. Pasi u çmontua skrapi, leja për parkun në ish-uzinën e Ballshit doli për llogari të kompanisë “GreeNNat Solar Park Ballsh sh.p.k”.

    “Ballshi duhet të menaxhohet direkt nga kompania e cila është kryesore e operatorit të sistemit të shpërndarjes, por duhet të ketë edhe specifika të veçanta duke pasur edhe ekspertët dhe specialistët për menaxhimin dhe kontrollin e nënstacioneve, të cilat i shërbejnë edhe atyre që quhen pompa për nxjerrjen e naftës”, u shpreh Eduart Elezi, ekspert i energjisë.

    Kompania “GreeNNat Solar Park Ballsh sh.p.k” është në pronësi të shoqërisë “Infotelecom-Albsolar 3” dhe administrohet nga Aida Maho. Në vetvete, kjo shoqëri zotërohet nga “Alberg sh.p.k” me 49% të kapitalit dhe “GJONAJ GROUP HOLDINGS” me 51%. Aksioner fundor i “Gjonaj Group” është shtetasi Marin Gjonaj, një biznesmen i shpallur dikur në kërkim për ngritjen e një ferme të jashtëligjshme për prodhimin e kriptovalutave.

    Në rastin konkret, kompania në fjalë ka në favor nënstacionin ekzistues dhe linjën e tensionit të lartë për hedhjen në rrjet të energjisë pa kosto, duke shfrytëzuar asetet publike për interesa private, madje deri në cenimin e sigurisë së furnizimit për banorët.

    “Në momentin që ka një avari në qarkun elektrik të parkut fotovoltaik, kemi probleme me furnizimin e energjisë elektrike te konsumatorët, sepse problemet e shkaktuara do të sjellin stakim të nënstacionit. Këto stakime mund të lënë pa drita zona të tëra”, u shpreh Eduart Elezi, ekspert i energjisë.

    “Në vitet e ardhshme këto do të shkaktojnë disbalanca në sistemin e transmetimit. Në momentin që ti ke maksimumin e prodhimit në një orar të caktuar nga panelet fotovoltaike, mjafton të dalë një re dhe sistemi të çbalancohet”, u shpreh inxhinieri Azmer Dulevic.

    “Cenohet drejtpërdrejt pjesa kryesore e ligjit për sektorin e energjisë elektrike, që është siguria e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët”, u shpreh Eduart Elezi, ekspert i energjisë.

    Një tjetër projekt i madh prej 100 megavatësh është ai në Darzezë, që prek një zonë me karakter kryesisht bujqësor, pranë vijës bregdetare. Një park me këtë përmasë shtrihet në qindra hektarë tokë dhe kërkon infrastrukturë të re lidhëse me rrjetin. Kjo ngre pyetje mbi ndikimin mjedisor, balancën mes zhvillimit energjetik dhe ruajtjes së territorit, si dhe përfitimin real që mbetet në komunitetin lokal.

    “Duhet të ketë investime qoftë edhe në nënstacione të reja me kapacitet më të madh, por edhe në sistemin e transmetimit, sepse dakord, ne po shtojmë prodhimin, por këtë tepricë energjie ku do ta çojmë?”, u shpreh Azmer Dulevic, inxhinier.

    Nga pikëpamja financiare, projektet me kapacitet si ai prej 100 megavatësh kërkojnë investime dhjetëra apo qindra milionë euro. Kjo nënkupton angazhim bankar, garanci të forta dhe kapacitet teknik të konsoliduar.

    “Po tepricat, a ka sot kontrata apo marrëveshje me kompani të huaja? Sepse nuk mund t’i lihet vetëm bursës kjo. Është shumë kollaj të thuash që këto kompani po investojnë dhe mund ta shesin në treg të lirë energjinë elektrike. Po nëse çmimi me të cilin e shet është shumë më i lartë se në vendet fqinje, ku do ta çojnë energjinë panelet fotovoltaike? Te hidrocentralet ne hapim digën, ndërsa këto a kanë sistem të ruajtjes së energjisë? A kanë bërë investim në bateri për ruajtjen dhe përdorimin e saj në një moment tjetër? Fatkeqësisht, pjesa më e madhe nuk e kanë sistem për ruajtjen e energjisë; thjesht energjinë që prodhojnë e hedhin direkt në rrjet, pra vetëm gjatë orëve kur ka diell”, u shpreh inxhinieri Azmer Dulevic.

    /Inside Story, Top Channel/

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.