Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Shkarkohet drejtori i DSIK Altin Jani! “Loja” me certifikatat e sigurisë

    Shkarkohet drejtori i DSIK Altin Jani! “Loja” me certifikatat e sigurisë

    Aktualitet Nga InfoNews17.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Shkarkohet drejtori i DSIK Altin Jani! “Loja” me certifikatat e sigurisë
    Shkarkohet drejtori i DSIK Altin Jani! “Loja” me certifikatat e sigurisë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Altin Jani është larguar nga drejtimi i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Në vendin e tij, sipas burimeve, është emëruar Ermal Jauri.

    Jani kishte marrë drejtimin e DSIK-së në prill të vitit 2024, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e drejtuesit të Sektorit të Sigurisë Industriale pranë këtij institucioni.

    Reklamë

    Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet që kanë çuar në largimin e Janit nga detyra. Ndryshimi në drejtimin e institucionit vjen në një periudhë kur janë ngritur diskutime publike lidhur me procesin e pajisjes me certifikata sigurie të personelit (CSP), përfshirë vonesa, problematika në lëshim dhe raste të heqjes së certifikatave.Sipas burimeve, shkak për këtë lëvizje është bërë zvarritja e një numri të konsiderueshëm aplikimesh për pajisjen me certifikata sigurie, ku aplikuesve nuk u është kthyer përgjigje brenda afateve, ndërsa në raste të tjera nuk është marrë ende një vendim për pajisjen apo refuzimin e certifikatës.

    Në të njëjtën kohë, emri i kreut të DSIK-së sipas raportimeve mediatike është përmendur edhe në kuadër të verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me çështjen e AKSHI-t, e cila është bërë publike pas denoncimeve të biznesmenit Gerond Meçe.

    Pak ditë më parë, pas kërkesave të SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, DSIK raportohet se ka ndërmarrë masa për pezullimin dhe ngrirjen e certifikatave të sigurisë për disa subjekte që janë nën hetim nga SPAK-u. Mes tyre përmenden edhe persona të lidhur me grupin e dyshuar kriminal të përfshirë në çështjen e AKSHI-t.

    DSIK luan një rol kyç në verifikimin e personave dhe në pajisjen e tyre me certifikata sigurie, të nevojshme për aksesin në informacionin e klasifikuar.

    Emërimi i Ermal Jaurit shënon kështu një ndryshim në drejtimin e institucionit, ndërsa pritet që të bëhen të ditura më shumë detaje mbi arsyet e këtij vendimi.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.