Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Seka Hydropower s’u paraqit, pushohet padia ndaj banorëve të Zall-Gjoçajt

    Nga InfoNews29.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Seka Hydropower s’u paraqit, pushohet padia ndaj banorëve të Zall-Gjoçajt

    Tre muaj pasi i paditi për shpifje dhe fyerje, kompania që ka ndërtuar dhe operon hidrocentralet në zonën e Zall-Gjoçajt duket të jetë tërhequr. Gjykata e Lezhës vendosi sot të pushojë çështjen ndaj tre banorëve të zonës pasi përfaqësuesit e “Seka Hydropower” nuk u paraqitën.

    “Ne kërkojmë drejtësi dhe e drejta do të dalë një ditë”, tha Dhimitër Koleci, pas vendimit.

    Mosparaqitja e “Seka Hydropower,” si paditëse, ndodhi edhe pse ishte renë dakord për seancën e sotme nga të dyja palët.

    “Gjykata vendosi pushimin e gjykimit, sepse vete kodi i procedurës penale parashikon që nëse nuk paraqitet kërkuesi apo përfaqësuesi i tij ligjor gjykimi pushohet”, u shpreh për Citizens.al Tauland Asllanaj, avokat i dy prej tre banorëve të paditur.

    Të paditurit ishin Dhimitër Koleci, Adem Xhokola dhe Jorgji Locaj. Ajo bazohej në deklaratat për mediat dhe komunikimet e banorëve gjatë protestave, ku ata ngritën shqetësime për ndikimin e hidrocentraleve në lumin Flim dhe Urakë.

    Më 26 nëntor 2025, ishte zhvilluar seanca e pajtimit ku kompania pati kërkuar që banorët të kërkonin falje për deklarata e tyre publike. Kërkesë që ishte refuzuar nga banorët, të cilët theksonin se padia ishte një përpjekje për t’i intimiduar për angazhimin si aktivistë kundër projekteve të hidrocentraleve.

    “Palët nuk gjetën dakordësinë dhe për këtë shkak u la seanca sot,” tregoi avokati Asllanaj.

    “Janë rregullat proceduriale që në momentin që dështon seanca e pajtimit dhe vijon gjykimi thërritet edhe një përfaqësues i Prokurorisë”, vijoi ai.

    Sipas avokatit Asllanaj kjo ishte një përpjekje për të intimiduar aktivistët. Ai argumentoi se padia ishte e targetuar te personat më të zëshëm në protesta.

    “Diskutimet apo pretendimet për shprehje fyese lidheshin thjesht me pretendimet e banorëve për të gëzuar të drejtën për ujë”, tha avokati.

    Kompania pretendonte se këto deklarata i kanë dëmtuar imazhin. Ndërkohë, banorët dhe aktivistët e shihnin çështjen si një padi tipike SLAPP, e përdorur për të frenuar protestat dhe zërin kundërshtues të komunitetit. Kjo pasi nëse ata shpallen fajtor rrezikojnë një gjobë të konsiderueshme nga 50,000 deri në 3,000,000 lekë.

    “Kemi përballë një firmë të fuqishme që është e lidhur me shtetin, nuk janë njerëz të thjeshtë”, u shpreh Dhimitër Koleci pas pushimit të çështjes.

    “Rasti i kësaj firme, kishte avokat atë që ka Belinda Balluku. Ajo që i ka dhënë licencën dhe ka formosur për këto HEC-e,” tregoi më tej Koleci.

    Për çështjen e hidrocentraleve në Zall-Gjoçaj, banorët janë në procese gjyqësore.

    Kronologjia e ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore:

    • 2019 – Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për pezullimin e punimeve.
    • 2020 – Gjykata Administrative rrëzoi padinë për ndalimin e HEC-eve.
    • 2021 – Gjykata anuloi licencën e dhënë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për HEC-in “Zajs” brenda Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj.
    • 2021 – Gjykata rrëzoi padinë kundër institucioneve që dhanë lejet.
    • 2021 – Apeli lë në fuqi vendimin për anulimin e licencës së ERE-s ndaj HEC-it “Zajs”.
    • 2022 – ERE zbaton vendimin dhe i heq licencën HEC-it “Zajs”.
    • 2022 – Gjykata e Lartë konfirmon përfundimisht heqjen e licencës kompanisë “Seka Hydropoëer” për një nga HEC-et.
    • 2025 – Gjykata Administrative e Apelit lë në fuqi ndërtimin e HEC-eve në Zall-Gjocaj.

     

    “Seka Hydropower” s’u paraqit pushohet padia ndaj banorëve të Zall-Gjoçajt
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.