Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Rimi i LOV TAXI në Tiranë, pjesë e dosjeve të drogës në Ekuador

    Nga InfoNews16.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Përparim Billa, i njohur edhe si “Rimi”, një shtetas shqiptar i dënuar në Shtetet e Bashkuara në kuadër të operacionit të koduar amerikan “Shqiponja e Zezë”, rezulton se ka zhvilluar aktivitet biznesi në Ekuador, ku është regjistruar si tregtar frutash. Zyra e Prokurorit pritet ta akuzojë zyrtarisht më 18 dhjetor në një çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

    Sipas gazetës ekuadoriane PRIMICIAS, Operacioni “Shqiponja e Zezë” u zhvillua nga FBI dhe autoritetet amerikane mes viteve 2005–2009, duke goditur atë që në atë kohë konsiderohej si një nga rrjetet kriminale me rritjen më të shpejtë në Evropë: mafian shqiptare. Hetimi katërvjeçar zbuloi një organizatë kriminale transnacionale me degë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Kanada, Holandë dhe SHBA.

    Operacioni kulmoi me padinë ndaj 26 personave dhe arrestimin e 17 prej tyre në New Jersey dhe New York. Në qendër të hetimeve ishin drejtuesit e rrjetit ballkanik, ndërsa lista e akuzave përfshinte trafik droge, armësh, kontrabandë cigaresh dhe pastrim parash. Gjatë hetimeve u sekuestruan mijëra pilula ekstazie, heroinë, metamfetaminë, armë zjarri dhe u dokumentuan negociata për importe të kontrolluara të lëndëve narkotike.

    Në këtë dosje u përfshi edhe Përparim Billa, i cili në atë kohë ishte 38 vjeç. Ai u deklarua fajtor më 1 shtator 2009 për akuzën e marrjes së cigareve kontrabandë, një aktivitet që, ndonëse më pak spektakolar se trafiku i drogës, rezultonte shumë fitimprurës për rrjetin kriminal. Krimi ishte kryer më 7 tetor 2008 dhe përfshinte një seri transaksionesh kontrabande cigaresh gjatë viteve 2008–2009.

    Pas vuajtjes së dënimit në SHBA, Billa shfaqet sërish në dokumente zyrtare, këtë herë në Hemisferën Jugore. Sipas Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme të Ekuadorit (SRI), në janar 2013 ai u regjistrua si person fizik me RUC për tregti me shumicë të frutave, perimeve dhe bishtajoreve, duke hapur edhe një biznes në Quito, në zonën e Avenida República de El Salvador. Ky aktivitet u mbyll në vitin 2022.

    Të dhënat doganore tregojnë gjithashtu se Billa ka pasur lidhje tregtare me një kompani të themeluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, përmes së cilës realizoi një import në shtator 2020. Ndërkohë, dokumentet publike në Shqipëri tregojnë se një person me emrin Përparim Billa figuron si administrator i kompanisë LOV TAXI, e themeluar në maj 2023 në Tiranë, e fokusuar në shërbime transporti dhe taksie.

    Autoritetet ekuadoriane po hetojnë tashmë lidhjet e tij të dyshuara me mafian ballkanike, ndërsa çështja pritet të marrë zhvillime të reja me akuzën zyrtare të 18 dhjetorit.

    Ekuador Emiratet e Bashkuara Arabe FBI kontrabandë cigaresh krimi i organizuar LOV TAXI mafia shqiptare mafie ballkanike New Jersey Operacioni Shqiponja e Zezë Pastrim parash Përparim Billa PRIMICIAS Quito Rimi SHBA trafik droge
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.