Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    Rikthehet pas më shumë se dy dekadash/ Festivali i Pranverës ngjitet sërish në skenën e RTSH-së, zgjidhen 12 finalistët

    Nga InfoNews07.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Festivali i Pranverës ka rikthyer emocionet në skenën e RTSH-së, duke hapur siparin e një edicioni të ri që sjell një traditë të dashur për publikun shqiptar në një format më bashkëkohor.

    Nata e parë e festivalit mblodhi në skenë 20 artistë konkurrues, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe bendi i RTSH-së. Mbrëmja u çel me interpretimin e veprës së njohur “Pranvera” të kompozitorit Antonio Vivaldi, e interpretuar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së.

    Reklamë

    Moderatorët Bleona Qerreti dhe Nik Xhelilaj drejtuan mbrëmjen, duke përcjellë emocionet e rikthimit të festivalit pas më shumë se 20 vitesh mungesë.

    Një nga momentet më të veçanta të natës ishte rikthimi në skenë i Ledina Çelos, fituese e dyfishtë e Festivalit të Pranverës, e cila interpretoi hitin e saj të njohur “San Valentino”.

    Gjatë mbrëmjes u prezantuan edhe dy juritë që do të vlerësojnë artistët dhe do të përcaktojnë fituesin e këtij edicioni. Sipas formulës së votimit, 60% e rezultatit do të vijë nga Juria Profesionale dhe 40% nga Juria “Pranvera Digjitale”.

    Emocione sollën edhe të ftuarit specialë. Këngëtari Bashkim Alibali, fituesi i parë i Festivalit të Pranverës, interpretoi këngën simbol “Në duart e nënës”, ndërsa artisti i njohur Luan Zhegu u nderua me çmimin e karrierës “Pranverë e Përhershme”, vlerësim që iu dorëzua nga maestro Zhani Ciko.

    Në homazh të karrierës së tij, këngëtarja Kamela Islamaj interpretoi një nga këngët më të dashura të repertorit të Luan Zhegut.

    Në përfundim të natës së parë, juria profesionale përzgjodhi 12 këngët finaliste që do të garojnë në natën finale të festivalit. Fituesi i Festivalit të Pranverës do të sigurojë automatikisht një vend në Festivalin e Këngës në RTSH, që zhvillohet në fund të vitit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Kush fshihet pas sulmit ndaj Euronews Albania?

    05.09.2026
    Uncategorized

    Mjeshtri i arratisjeve! Kapet në Spanjë Taulant Toma

    26.08.2026
    Uncategorized

    “Vangjel Tavo më mori në qafë”/ 5-katëshi pa leje, dëshmia e policit për Kryebashkiakun e Himarës

    19.08.2026
    Uncategorized

    SHBA mban në listën e zezë shqiptarët, mes tyre Aqif Rakipi

    10.07.2026
    Uncategorized

    LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

    10.07.2026
    Uncategorized

    Koray Zeytinoglu, njeriu i punëve të pista të Hasmetit të Kurum, vjedhje dhe pastrim parash

    08.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026

    I vihet tritol Mariglen Lalës në Bathore!

    12.09.2026

    Kapet me armë në Durrës, Haki Koka! Nipi i Lefter Kokës

    11.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026

    Lirohet nga qelia Luan Muça i Delta Group! Vasil Bedinajt i dalin huq deklaratat për gjobvënie?

    06.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.