Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Rexhë Byberi sfidon SPAK! I skualifikon të gjithë për t’i dhënë 859 mijë euro të tjera ‘kushos’

    Rexhë Byberi sfidon SPAK! I skualifikon të gjithë për t’i dhënë 859 mijë euro të tjera ‘kushos’

    Rexhë Byberi sfidon SPAK! I skualifikon të gjithë për t’i dhënë 859 mijë euro të tjera 'kushos'
    Aktualitet Nga InfoNews31.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Rexhë Byberi sfidon SPAK! I skualifikon të gjithë për t’i dhënë 859 mijë euro të tjera 'kushos'
    Rexhë Byberi sfidon SPAK! I skualifikon të gjithë për t’i dhënë 859 mijë euro të tjera 'kushos'
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rexhë Byberi sfidon SPAK! I skualifikon të gjithë për t’i dhënë 859 mijë euro të tjera ‘kushos’

    Në Bashkinë e Tropojës, ligji nuk shkruhet më në kodet e Republikës, por në zyrat e kryebashkiakut Rexhë Byberi. Ajo që duhej të ishte një institucion publik në shërbim të qytetarëve, është kthyer hapur në një sipërmarrje private familjare. Me një guxim që sfidon hapur SPAK-un, Gjykatën e Apelit Administrativ dhe Komisionin e Prokurimit Publik, Byberi vazhdon të ndajë taksat e shqiptarëve me familjarët e tij, duke shkelur me këmbë çdo normë ligjore e barazi në garë.

    Denoncimet e mëparshme të VNA-së për tenderat e dhënë kompanisë “Vllaznimi shpk”, në pronësi të kushëririt të tij, Bashkim Byberi, ishin vetëm maja e ajsbergut. Rasti më i fundit zbulon një skemë me përmasa skandalozisht flagrante, një përplasje e hapur me drejtësinë, vetëm e vetëm që paratë publike të përfundojnë në xhepin e kushëririt të tij.

    Reklamë

    Në qershor të vitit 2025, Bashkia Tropojë shpalli procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës “Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Pajë”, me një fond limit prej 82.9 milionë lekësh, ose rreth 859 mijë euro. Në garë paraqitën interes 11 operatorë ekonomikë, por për kryebashkiakun Byberi fituesi ishte paracaktuar përpara se të mekej boja e letrës. Me një lëvizje, institucioni skualifikoi 10 kompani nga gara për të shpallur fitues bashkimin e operatorëve “GRIALD”, “INA” dhe “VLLAZNIMI”, me ofertën prej 63.8 milionë lekësh.

    11111111.PNGok

    Mes të skualifikuarve ishin 6 oferta dukshëm më të lira se ajo e kushëririt. Kompania “CARA SHPK” kishte ofruar ta kryente punën për 49.4 milionë lekë, rreth 144 milionë lekë të vjetra më lirë se oferta e shpallur fituese. Po ashtu, ofertat e kompanive “Rroku GUEST” me 51.6 milionë, “NIKA” me 52.2 milionë, “FLORIDA” me 53 milionë, bashkimi “HTSH & SMOVATAKSI” me 56.7 milionë dhe “DESARET COMPANY & R|S|M CONSTRUCTION” me 60.5 milionë lekë u flakën tej me një të rënë të lapsit.

    Pavarësisht se këto subjekte ofronin ta realizonin projektin duke kursyer taksat e qytetarëve, Byberi i fshiu nga gara për t’i hapur rrugën kompanisë së djalit të xhaxhait të tij.

    E dëmtuar nga ky vendim, kompania “Cara SHPK” i hyri një kalvari të gjatë institucional. Në shtator të vitit 2025, Komisioni i Prokurimit Publik pranoi ankesën e kompanisë, bllokoi procedurën dhe urdhëroi Bashkinë Tropojë të rivlerësonte garën. Në vend që të zbatonte urdhrin ligjor, bashkia e rrëzoi sërish shoqërinë “Cara”.

    3333.PNG

    KPP-ja reagoi përsëri me një vendim të dytë duke i kërkuar prerazi Bashkisë të zbatojë ligjin, por përgjigjja e Byberit ishte sërish heshtja dhe refuzimi. Edhe pas vendimit të tretë radhazi nga KPP-ja në tetor 2025, Bashkia e Tropojës refuzoi t’i bindet institucionit të prokurimeve dhe iu drejtua Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë për të shfuqizuar këto vendime.

    4444.PNG

    Më 3 Nëntor 2025, Gjykata e Apelit Administrativ mori Vendimin Nr. 92, duke rrëzuar përfundimisht kërkesë-padinë e Bashkisë Tropojë dhe duke lënë në fuqi të plota vendimet e KPP-së. Vendimi kishte formës së prerë dhe ligjërisht historia mbyllej këtu.

    666.PNG777.PNG

    Por për Rexhë Byberin, vendimet e gjykatave të Republikës duket se janë letra bakalli. Me urdhër të tij, bashkia zvarriti zbatimin e vendimit të formës së prerë për muaj të tërë, deri në maj të vitit 2026.

    Pas pothuajse një viti zvarritjeje e lojërash administrative, më 25 maj 2026, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u detyrua të zbatonte urdhrin e gjykatës, kualifikoi kompaninë “Cara SHPK” dhe i kërkoi dokumentet për lidhjen e kontratës. Më 29 maj kompania dorëzoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa më 8 qershor KPP-ja dha dritën e gjelbër për vazhdimin e procedurës.

    vijimi

    Por pikërisht atëherë institucioni i drejtuar nga Byberi veproi sërish në bazë të interesave të kryetarit dhe jo siç ia kishin kërkuar institucionete tjera.

    Vetëm pak ditë më vonë, më 16 Qershor 2026, Komisioni i urdhëruar nga Rexhë Byberi nxjerr nga mënga një të ashtuquajtur “Vlerësim Extra”. Pasi e kishte shpallur fituese dhe i kishte marrë dokumentet e kontratës, bashkia e skualifikoi sërish kompaninë “Cara SHPK”. Për t’i shpëtuar bllokimit automatik në sistemin elektronik, përfaqësuesit e subjektit “Cara” pretendojnë se Bashkia e Tropojës dërgoi informacione të rreme pranë institucioneve qendrore. Njoftimi i fituesit nuk iu komunikua fare operatorëve në sistemin elektronik siç e kërkon ligji, por u fut rrugëve dytësore direkt në Buletinin e Prokurimeve. Kështu, më 21 Gusht 2026, Rexhë Byberi firmosi përfundimisht kontratën me bashkimin e operatorëve ku bën pjesë kompania “Vllaznimi SHPK” e kushëririt të tij.

    Tenderi në fjalë nuk është thjesht një procedurë administrative e shkelur. Është fotografia e qartë e një pushteti lokal që ka shkëputur çdo lidhje me shtetin e së drejtës. Kur një kryebashkiak shkel tre vendime të KPP-së, injoron një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe përdor manovra ekstra-ligjore për t’i kaluar 859 mijë euro djalit të xhaxhait, pyetja nuk është më se çfarë ka ndodhur. Pyetja që kërkon përgjigje urgjente sot është se deri kur organet e drejtësisë do të vazhdojnë të bëjnë sehir përballë këtij çifliku privat të ngritur mbi paratë publike.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.