Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura

    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura

    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura
    Aktualitet Nga InfoNews30.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura
    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura

    Në përgjigjen ndaj 11 eurodeputetëve të grupimit të majtë, Komisioni Evropian thotë se Shqipëria duhet të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe të përfundojë ligjin e vitit 2015 për investimet strategjike.

    Eurodeputetët Emma Fourreau, Marc Botenga, Danilo Della Valle, Sebastian Everding, Hanna Gedin, Anja Hazekamp, Marina Mesure, Arash Saeidi, Ilaria Salis, Jonas Sjöstedt dhe Anthony Smith i kërkuan Komisionit Evropian të shprehej mbi projektet turistike në Sazan dhe në zonën e mbrojtur Vjosa–Nartë, të cilat sipas tyre financohen nga fondi i investimeve të Jared Kushner.

    Reklamë

    Rama shkel Besën! Plazhi publik nuk është më falas: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

    “Si e vlerëson Komisioni përputhshmërinë e investimeve në pasuri të paluajtshme të lidhura me familjen e një kreu shteti jashtë BE-së me standardet e transparencës dhe qeverisjes së mirë që priten nga vendet që synojnë anëtarësimin në BE?”, ishte një nga pyetjet drejtuar Komisionit Evropian nga eurodeputët e majtë.

    Në përgjjigjen e saj Marta Kos nuk jep një vlerësim specifik për investimet e lidhura me familjen Trump, por thekson investimet e huaja mund të sjellin përfitime, me kusht që të jenë transparente dhe në përputhje me rregullat kombëtare dhe të BE-së.

    Përgjigja e Komisioneres Kos përforcon edhe njëherë qendrimin se Shqipëria duhet të përmbushë kriteret për mbylljen e Kapitullit të 27-të, atë të mjedisit, duke shfuqizuar ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura në vitin 2024 dhe atë të investimeve strategjike.

    “Kushtet për mbylljen e kapitullit kërkojnë shprehimisht që Shqipëria të përafrohet me acquis-in e BE-së për mbrojtjen e natyrës, përfshirë shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të futura përmes ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe përfundimin e legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike”, thuhet në përgjigjen ndaj eurodeputetëve.

    Sipas Komisionit Evropian, Shqipëria duhe të përafrojë legjislacionin e saj me acquis-in mjedisor të BE-së, përfshirë Direktivën për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Direktivën për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, Direktivën e Shpendëve dhe Direktivën e Habitateve.

    “Shqipëria të dëshmojë kapacitet të mjaftueshëm për menaxhimin e zonave të ardhshme Natura 2000 dhe të sigurojë masa efektive për ruajtjen e tyre, duke parandaluar përkeqësimin e habitateve dhe të gjendjes së specieve”, thuhet më tej në përgjigjen e dhënë nga Komisioneria Marta Kos.

    Në pyetjen drejtuar Komisionit, eurodeputetët ngritën shqetësimin se zhvillimet turistike mund të rrezikojnë ekosistemet bregdetare dhe detare, biodiversitetin dhe habitatet e specieve të kërcënuara. Ata theksuan gjithashtu se Sazani ndodhet brenda Parkut Kombëtar Detar Karaburun–Sazan, i cili është i përcaktuar si Zonë e Mbrojtur Veçanërisht me Rëndësi për Mesdheun (SPAMI).

    Në përgjigje, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos u shpreh se Komisioni Evropian po ndjek nga afër projektin në zonën e Pishë Poro-Nartës.

    “Ky projekt, ashtu si të gjitha projektet në zhvillim në Shqipëri, do të duhet të jetë në përputhje me kushtet e përcaktuara në kuadër të Kapitullit 27”, thuhet më tej në përgjigjen drejtuar eurodeputetëve.

    Sipas Kos, qeveria e Shqipërisë e ka siguruar Komisionin se do të kryhet një Vlerësim i Plotë i Ndikimit në Mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane të mjedisit dhe se Komisioni ka inkurajuar autoritetet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin hapa në mbështetje të përmbushjes së kushteve për mbylljen e kapitullit dhe të avancojnë në rrugën e tyre drejt BE-së.

    “Komisioni do të monitorojë nga afër përmbushjen e këtyre kushteve”, përmbyllet përgjigja nga Komisioni Evropian.

    Në letrën e tyre, 11 eurodeputetët e grupit të majtë e lidhën zhvillimin e projekteve turistike në Sazan dhe Vjosa–Nartë me një debat më të gjerë mbi mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë.

    Ata argumentuan se demonstratat kundër projekteve pasqyrojnë shqetësimin se territori i Shqipërisë po zhvillohet në favor të interesave private të investitorëve shumë të pasur. Sipas tyre, projektet hotelierike paraqesin rrezik për ekosistemet bregdetare dhe detare, biodiversitetin dhe habitatet e specieve të kërcënuara.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.