Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Çfarë po ndodh tek banka izraelite JET BANK …a po shkelet licenca? Nga para online në depozita për kredi…

    28.07.2026

    302 milionë dollarë hua për mbrojtjen nga SHBA, prapaskenat e marrëveshjes që trazoi Parlamentin

    28.07.2026

    Vepruan si “kartel” me çmimet e ofertave! Goditet One Albania dhe Vodafone: 90 ditë afat

    27.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Qeveria do të mbrojë burgjet me sistem antidron, AKSHI shpall tender 2.1 mln euro

    Nga InfoNews18.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Qeveria është alarmuar nga përdorimi i dronëve për thyerjen e sigurisë së burgjeve dhe ka vendosur të instalojë një sistem të posaçëm antidron në të gjithë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të vendit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender me vlerë 207.6 milionë lekë ose 2.1 milionë euro për kontraktimin e privatit që do të ndërtojë sistemin antidron.

    “Vitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjellë përdorimin e gjerë të dronave. Fatkeqësisht, disa individë ose edhe grupe kriminale kanë shfrytëzuar potencialin e dronave për qëllime të paligjshme, përfshirë kontrabandën në burgje dhe rrezikun e transportimit të eksplozivëve, spiunazhit dhe thyerjen e privatesisë,” thuhet në dokumentat e AKSHI-t për justifikimin e tenderit.

    Shqipëria ka 21 Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku 6 prej tyre janë të sigurisë së lartë. Sipas qeverisë, përdorimi i dronave ka sjellë disa efekte negative në burgje duke përfshirë kalimin e materialeve të ndaluara, rrezikimin e sigurisë deri në arratisjen e të burgosurve si dhe ndërhyrje operacionale në aktivitetet e burgjeve.

    Kamerat nuk mjaftojnë
    Qeveria thotë se Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shqipëri vuajnë nga mungesa e një infrastrukture të specializuar dhe pajisjeve moderne për parandalimin dhe neutralizimin e dronave. Kjo mungesë i lë këto institucione të cenueshme ndaj rreziqeve që paraqesin Dronat e paautorizuar.

    Sistemi aktual i sigurisë mbështetet kryesisht në dy elemente: mbikëqyrjen fizike nga rojet dhe sistemin e kamerave të mbyllura (CCTV), të cilat operojnë 24 orë në 7 ditë të javës.

    “Megjithatë, këto metoda tradicionale kanë kufizime të dukshme. Faktori njerëzor në mbikëqyrje është i prirur ndaj gabimeve, lodhjes dhe kufizimeve të perceptimit, veçanërisht gjatë turneve të natës ose në kushte të dobëta shikueshmërie. Nga ana tjetër, sistemet CCTV, ndonëse ofrojnë mbulim të vazhdueshëm, shpesh nuk janë të mjaftueshme për të zbuluar dhe identifikuar Dronat e vegjël dhe të shpejtë, sidomos në distanca të mëdha ose në kushte atmosferike të pafavorshme” thuhet në dokumentet e tenderit.

    Gjithashtu sistemi i CCTV është konfiguruar në kënd optik të caktuar që nuk lejon vëzhdgimin e dronave flutures por eshte I drejtuar ne pika te tjera interesi.

    “Mungesa e teknologjive specifike antidron, si sistemet e detektimit dhe bllokimit për dronat, e bën praktikisht të pamundur parandalimin efektiv të incidenteve me dronë. Kjo situatë krijon një boshllëk të konsiderueshëm sigurie, duke lejuar potencialisht futjen e sendeve të ndaluar, survejimin e paautorizuar, apo edhe tentativa për arratisje,” vlerëson qeveria. Ndaj sipas saj, modernizimi i sistemeve të sigurisë në IEVP-të shqiptare, me fokus të veçantë në teknologjitë antidron, është bërë një nevojë urgjente për të përballuar këtë sfidë në rritje të sigurisë./Kapitali.al

    AKSHI shpall tender 2.1 mln euro Qeveria do të mbrojë burgjet me sistem antidron
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Çfarë po ndodh tek banka izraelite JET BANK …a po shkelet licenca? Nga para online në depozita për kredi…

    28.07.2026
    Aktualitet

    302 milionë dollarë hua për mbrojtjen nga SHBA, prapaskenat e marrëveshjes që trazoi Parlamentin

    28.07.2026
    Aktualitet

    Vepruan si “kartel” me çmimet e ofertave! Goditet One Albania dhe Vodafone: 90 ditë afat

    27.07.2026
    Aktualitet

    Rrëfehet polici që liroi Rozalindën: Ja çfarë më tha Nertil Buzi

    27.07.2026
    Aktualitet

    Tradhtoi banorët për qiratë, reagon Bankers Petroleum Albania: Nuk kemi faj

    27.07.2026
    Aktualitet

    Skandal 12 milionësh/ ARRSH shpalli fituese kompaninë me letra false

    27.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Çfarë po ndodh tek banka izraelite JET BANK …a po shkelet licenca? Nga para online në depozita për kredi…

    28.07.2026

    302 milionë dollarë hua për mbrojtjen nga SHBA, prapaskenat e marrëveshjes që trazoi Parlamentin

    28.07.2026

    Vepruan si “kartel” me çmimet e ofertave! Goditet One Albania dhe Vodafone: 90 ditë afat

    27.07.2026

    Rrëfehet polici që liroi Rozalindën: Ja çfarë më tha Nertil Buzi

    27.07.2026

    Tradhtoi banorët për qiratë, reagon Bankers Petroleum Albania: Nuk kemi faj

    27.07.2026
    Më të lexuarat

    E rëndë në Durrës, i kërkuari nga SPAK përplaset me armë në lokal!

    Nga InfoNews24.07.20260

    E rëndë në Durrës, i kërkuari nga SPAK përplaset me armë në lokal! Një konflikt…

    Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

    22.07.2026

    E liroi Gent Berberi! Dhunimi i policit në Shkodër çon hetuesit te Audi blind me xhama të zinjë! Argumenti i ish-drejtorit: Nuk bllokohet makina në ditë Bajrami…

    24.07.2026

    “Kishte bërë shumë gola”/ Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër, grupi i “Kid Vlonjatit” i hoqi thonjtë me pinca!

    26.07.2026

    EKSKLUZIVE/ Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

    24.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.