Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Propozimi i Arlind Qorrit: 20 vjet burg për të korruptuarit, konfiskim i pasurisë!

    Propozimi i Arlind Qorrit: 20 vjet burg për të korruptuarit, konfiskim i pasurisë!

    Aktualitet Nga InfoNews16.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Propozimi i Arlind Qorrit: 20 vjet burg për të korruptuarit, konfiskim i pasurisë!

    Lëvizja Bashkë ka hedhur një hap konkret për adresimin e “krizës së legjitimitetit” dhe “kapjes së shtetit” në Shqipëri, duke prezantuar një platformë për daljen nga kriza politike dhe sociale. Platforma, e paraqitur në një takim me anëtarë dhe mbështetës, shtrihet në disa fusha kyçe të reformës institucionale dhe juridike, duke synuar të ndërrmarrë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar në politikë dhe ekonomi.

    Reklamë

    Në themel të paketës qëndron propozimi për ndryshime ligjore dhe amendamenteve, me synimin për të forcuar luftën kundër korrupsionit, duke qartësuar se ndëshkimi për akuzat e korrupsionit të arrijë deri në 20 vjet burg.

    “Skandalet korruptive që kanë kapur krerët e institucioneve dhe kreun e qeverisë dhe ajo që diskutohet shpesh në debate publike është nevoja e hartimit të një platforme për të dalë nga kriza. Shpeshherë me hartimin e kësaj platforme ndërthuren edhe këto skenarët e mundshëm të bashkëpunimit të opozitës: “Të bëhemi bashkë që të bëjmë këtë e atë. Ajo që po tentojmë të bëjmë ne është pikërisht parashtrimi i një platforme jo thjesht si konstatim i problematikë, por edhe si ndërhyrje strukturore, ndryshime ligjore për të arritur aty ku duhet. Kur themi se si duhet ta luftojmë korrupsionin, ta luftojmë por edhe ta parandalojmë atë, duhet të flasim për ndërhyrje në kodin penal. Kur flasim për zgjedhje të ndershme, atëherë duhet të marrim masa dhe hapa konkrete dhe jo thjesht të themi “na mjafton një qeveri teknike” siç bëjnë parti të tjera opozita që nën petkun e një qeverie teknike të bashkëqeverisjes mes dy palësh, që janë PD dhe PS të cilat historikisht, 35 vitet e fundit kanë qenë joefektive për të sjellë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të thuash që përsëri kjo bashkëqeverisje do të sjellë zgjedhje të lira dhe të ndershme është një nonsens logjik” tha Redi Muçi, deputeti i Lëvizja Bashkë.

    Platforma përmban një sërë propozimesh drastike dhe ambicioze që shënjestrojnë thelbin e çështjeve të krizës: nga rëndimi i dënimeve për korrupsion dhe krime zgjedhore, deri te heqja e afateve të parashkrimit për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, forcimi i institucioneve të luftës kundër korrupsionit, dhe ndryshimi i legjislacionit zgjedhor për të mbyllur kanalet e ndikimit të grupeve të interesit dhe krimit të organizuar. Më poshtë, 4 pikat e platformës që propozon Lëvizja Bashkë:

    PLATFORMA E DALJES NGA KRIZA

    Lëvizja BASHKË prezantoi platformën e daljes nga kriza politike dhe sociale. Në kuadrin e aksionit tonë politik për rrëzimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, përfaqësuesi ynë në Kuvendin e Shqipërisë Redi Muçi do të marrë iniciativën e propozimit të ligjeve dhe amendamenteve që do të forconin luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, do të demokratizonin shtetin dhe do të përmirësonin gjendjen ekonomike të qytetarëve.

    Që iniciativat tona parlamentare të kenë sukses, na duhet mbështetja e gjerë e qytetarëve përmes firmave dhe pjesëmarrjes në protestat e ardhshme.

    Të gjithë bashkë kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë:

    1. Ndryshime në Kodin Penal për:
    – rëndimin e dënimeve të korrupsionit aktiv dhe pasiv deri në 20 vite burg;
    – heqjen e afateve të parashkrimit për veprat penale të korruptimit aktiv dhe pasiv të zyrtarëve të lartë të shtetit, sidomos për rastet e kapjes së shtetit (hartimit të ligjeve dhe akteve normative të porositura), si dhe të ndikimit të krimit të organizuar në vendimmarrjen shtetërore dhe veprimtaritë politike;
    – rëndimin e dënimeve për krime zgjedhore deri në 10 vite burg.

    2. Forcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin dhe zhbërjen e kapjes së shtetit përmes:
    – rritjes së kapaciteteve për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të vendosura prej korrupsionit dhe krimit të organizuar;
    – forcimit të mbrojtjes ligjore dhe masave të konfidencialitetit për sinjalizuesit e praktikave korruptive;
    – abrogimit të ligjit për investimet strategjike.

    3. Ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për:
    – koncesionet dhe përfituesit nga ligji për investimet strategjike.
    – privatizimet e mëdha dhe tjetërsimin e pasurive dhe pronave publike.

    4. Ndryshimin e legjislacionit zgjedhor përmes:
    – hartimit të një ligji të posaçëm për financimin e partive politike, duke pamundësuar financimin e tyre nga krimi i organizuar dhe oligarkia ekonomike;
    – hartimit të një ligji që siguron gjurmimin e procesit ligjvënës dhe bën transparente çdo praktikë të ligjshme të ndikimit të vendimmarrjes nga grupet e interesit.
    – ndalimit të përfshirjes në fushata zgjedhore të punonjësve të administratës publike, përveç rasteve kur janë vetë kandidatë.

    5. Mbështetjen ekonomike të qytetarëve përmes miratimit të ligjeve të:
    – minimumit jetik;
    – Statusit të Minatorit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.