Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    “Plumbi i artë”, si po kthehet gjyqi në ‘estradë’

    Nga InfoNews19.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “Plumbi i artë”, si po kthehet gjyqi në ‘estradë’

    Seanca maratonë e çështjes penale të njohur si “Plumbi i artë”, e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë të enjten më 16 prill, ngjasoi në pjesë kohore të saj si një ‘estradë’, kur palët e të pandehurit komunikonin mes tyre herë me zë të lartë e me të qeshura, herë të irrituar apo me ironi. Madje, në një rast u shkëmbyen ofendime mes një avokati e një të pandehuri, pas fyerjeve e kërcënimeve të këtij të fundit.

    Ndërsa trupi gjykues, qëndroi në shumicën e rasteve indiferent, sikur asgjë nuk po ndodhte.

    Çështja penale në ngarkim të Nuredin Dumanit dhe 19 të pandehurve të tjerë për vrasje, sigurim të kushteve e mjeteve për vrasje, plagosje, grabitje me dhunë e shkatërrim prone me eksploziv u dërgua për gjykim nga SPAK në gusht të vitit 2008. Prej andej, saga e seancave të stërzgjatura në gjykatë vijon pa arritur të përmbyllet.

    Në seancën e planifikuar për të filluar në orën 10:00 ishte përcaktuar të pyeteshin dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtësit e të pandehurve, shtetasi Eduart Binjaku dhe zëvendës drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Krenar Guçe. Seanca që përfundoi rreth orës 15:30 u ndëpre disa herë për pushime të shkurtëra prej trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri.

    Përveç avokatëve dhe prokurorëve Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu, dëshmitari Binjaku u pyet edhe nga i pandehuri Petrit Qoli. Ai i drejtoit Binjakut pyetje të shumta për vjedhje me dhunë që kishte kryer apo persona që kishte njohur e me të cilët ishte shoqëruar, përmendi edhe emrin e një shtetasi, duke konstatuar se i përkiste komunitetit rom. Megjithëse Qoli u kujdes të shpjegonte se nuk kishte asnjë qëllim të keq lidhur me evidentimin e përkatësisë së personit që përmendi, përfaqësuesja ligjore e të pandehurit Altin Ndoci, avokatja Elda Zotaj i kërkoi gjykatës që t’i tërhiqte vëmendjes, pasi po flitej në mënyrë jo etike për një viktimë.

    Por gjykata nuk bëri asnjë ndërhyrje.

    Edhe avokatë të tjerë kërkuan ndërhyrjen e gjykatës, ndërkohë që u ngjall një debat mes të pandehurit Enver Diva dhe avokatit Aldo Shkëmbi. Nga sa u kuptuar Diva e ofendoi dhe kërcënoi avokatin Shkëmbi, i cili dhe ky iu përgjigj me fjalë fyese.

    Kryesuesja e trupit gjykues kërkoi që të ndërpritej komunikimi mes avokatëve dhe të pandehurve që nuk mbrohen prej tyre. Në këtë moment punonjësit e policisë që gjendeshin në kafazin e xhamtë me të pandehurit larguan Divën dhe konflikti u shua.

    Në vijim, gjatë vijimit të pyetjeve drejtuar dëshmitarit Binjaku, herë pas here, disa prej avokatëve dhe prokurorët shprehën ironi kundrejt njëri-tjetrit, ndërkohë që kryesuesja kërkonte të vendoste qetësi duke goditur me pëllëmbë tavolinën.

    Nuk munguan as situatat komike, kur pyetjet provokuese, përgjigjet e dëshmitarit, apo veprimet e të pranishmeve ngjallën të qeshura tek shumica e të pranishmve.

    Në vijim, iu drejtuan pyetje zv.drejtorit të policisë Elbasan, Krenar Guçe. Avokati Përparim Kulluri e pyeti ndër të tjera Guçen, nëse njihej me disa personazhe të krimit në Elbasan, nëse i kishte takuar dhe në çfarë mënyre.

    Guçe tha se njihte disa, për shkak të hetimeve që kishte kryer ndaj tyre. Avokati Kulluri e pyeti nëse e njihte të pandehurin Erion Alibej, nëse e kishte takuar dhe ku. Po ashtu, Kulluri e pyeti nëse Alibej i kishte bërë ndonjë pagesë apo dhuratë.

    Numri dy i policisë së Qarkut Elbasan, tha se e kishte takuar disa herë Alibej për hetime, në ambientet e policisë dhe në shtëpinë e tij. Por mohoi të kishte marrë ndonjë pagesë apo dhuratë prej Alibejt.

    Kulluri e pyeti edhe lidhur me arsyen se përse për jë ngjarje në Elbasan kishte kryer këqyrje të regjistrimeve të kamerave të sigurisë në Aeroportin e Rinasit lidhur me mbërritjen e një shtetasi dhe takimin e kryer prej tij me një person tjetër. Guçi shpjegoi se këto veprime ishin kryer bazuar në informacionet që kishin siguruar në vijimësi të hetimeve.

    Ndërsa zv.drejtori Guçi po pyetej, disa avokatë dilnin dhe hynin. Ndërkohë që pati ankesa se ishte shumë vapë për shkak të ngrohjes së sallës. Herë pas here kishte shkëmbime batutash apo shprehjesh ironike mes avokatëve dhe prokurorëve. Kur kishin kaluar disa orë dhe po afronte ora 15:30, avokati Sokol Hazizaj që mbron një prej të pandehurve u largua nga salla, duke e lënë atë të papërfaqësuar, ç’ka passolli përfundimin e seancës.

    “Do shkoj unë ta kap”, tha prokurori Behar Dibra dhe rendi jashtë salle, por u kthye i vetëm. Prokurori Dibra bëri me dije se e kishte arritur, por Hazizaj nuk ishte kthyer,

    Në këto kushte, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri dhe anëtarë gjyqtarët Besmir Stroka dhe Aurel Arapi, konstatoi se i pandehuri Gentian Sharra kishte mbetur pa mbrojtje për shkak të largimit të avokatit Hazizaj dhe ndërpreu seancën kur ishte ende duke vijuar të dëshmonte Guçi.

    Për rrjedhojë, Guçit i’u kërkua të paraqitet në seancën e radhës më 23 prill, si dhe u vendos të njoftohen dëshmitarët e tjerë të kërkuar nga mbrojtja.

    Plumbi i Arte
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026
    Aktualitet

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Aktualitet

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026
    Aktualitet

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Aktualitet

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    22.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Në vetëm 3 muaj 9 të vrarë, 31 të plagosur

    23.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    23.06.2026

    SKY ECC/ Dalin bisedat mes Salavatore Aliut dhe të vëllait: Po lodhesh duke numëru lekët…plaka po trembet se më pa!

    23.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    ‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë

    17.06.2026

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026

    Nga Tirana në Fier! Ja shefat e rinjë të Komisariateve

    18.06.2026

    Horoskopi i Ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot?

    14.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.