Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Plas sherri për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

    Nga InfoNews26.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) lidhur me tenderin e fundit të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me vlerë rreth 2.6 milionë euro, për ndërtimin e platformës kombëtare ACRIS (Albanian Current Research Information System).

    Ankesat e kompanisë INTECH+ në KPP

    Sipas burimeve të Skyweb.al, kompania INTECH+, në pronësi të Sokol Sinanit – i njohur si ortak i ish-ministrit Ilir Beqaj dhe përfitues i shumë tenderëve në sektorin e teknologjisë së informacionit – ka dorëzuar një ankesë zyrtare në KPP.

    Në ankesë, Sinani ngre si shqetësim kryesor mungesën e kodit CPV, të cilin e konsideron si një kufizim të drejtpërdrejtë të konkurrencës:

    “Mos­përcaktimi i kodit CPV bën që operatorët ekonomikë të kufizohen dhe të mos marrin pjesë në këtë procedurë. Kjo sjell dyshime të arsyeshme se autoriteti kontraktor ka synuar të kufizojë konkurrencën artificialisht, në kundërshtim me parimet e prokurimit publik.”

    Po ashtu, ai kritikon edhe një kriter tjetër të vendosur nga AKSHI: detyrimi që punonjësit e kompanive pjesëmarrëse të kenë figuruar në listë-pagesa për të paktën tre muaj para dorëzimit të ofertës. Sipas tij, ky kusht përdoret shpesh për të eliminuar konkurrencën reale.

    Përplasje mes kompanive të IT dhe rikthimi i Gerond Meçes

    Tensionet në tenderët e AKSHI janë rritur pas rikthimit të Gerond Meçes të kompanisë Advanced Business Solution, i cili për rreth dy vite ishte tërhequr nga tregu, për shkak të disa hetimeve dhe përgjimeve. Nga ana tjetër, konflikti është intensifikuar edhe në krahun e Ermal Beqirit, tashmë nën hetim nga SPAK.

    Vetë Sokol Sinani, përveç INTECH+, është gjithashtu pronar i kompanisë Dat Log, një tjetër fituese e rëndësishme e tenderëve të AKSHI, shpesh në bashkëpunim me Meçen.

    Detajet e tenderit për platformën ACRIS

    Tenderi i AKSHI parashikon ndërtimin e një platforme kombëtare elektronike për menaxhimin e titujve akademikë, gradave shkencore, revistave dhe projekteve kërkimore të financuara në Shqipëri.
    • Vlera totale: 2.6 milionë euro
    • Implementimi: 166.6 milionë lekë
    • Mirëmbajtja: 83.3 milionë lekë
    • Afati i implementimit: 9 muaj
    • Afati i mirëmbajtjes: 24 muaj

    Ky tender është bërë një prej më të debatueshmëve të fundit viteve, duke rritur tensionet mes kompanive të teknologjisë së informacionit dhe duke sjellë akuza për paracaktim të fituesve dhe mungesë transparence në proceset e prokurimit publik./SkyWeb

    ACRIS AKSHI Dat Log ermal beqiri Gerond Mece Ilir Beqaj INTECH+ Komisioni i Prokurimit Publik platforma kërkimore Shqipëri prokurime publike Sokol Sinani
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.