Pjesë e grupit të Jetmir Pepës, ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka
Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Vuka dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, i hetuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Pas ekstradimit, Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme, e cila do të vlerësojë kushtet e masës së sigurisë ndaj tij.
Përmes shortit elektronik, gjyqtare e çështjes është caktuar Alma Kodraliu. Ajo do të vendosë nëse ndaj Vukës do të vijojë masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar më herët në mungesë, apo nëse do të caktohet një masë tjetër më e lehtë.

