Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    ”Cicmic” me 50 mln euro nën hundën e SPAK-ut! Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit

    11.09.2026

    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve

    11.09.2026

    Nuk kishte ndodhur KURRË! Zhytet Euro

    11.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve

    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve
    Nga InfoNews11.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve
    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve

    TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zhvilluar takime me strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, ku ka kërkuar intensifikimin e punës për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë apo drogë, si dhe arrestimin e shtetasve në kërkim.

    Në takimet me drejtuesit e strukturave vendore dhe kufitare, Hita ka kërkuar një angazhim më të madh edhe në luftën kundër krimeve kufitare dhe trafiqeve, përmes hetimeve proaktive dhe bashkëpunimit mes strukturave.

    Reklamë

    Një tjetër prioritet i vendosur në fokus ka qenë siguria e nxënësve, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar monitorim të drejtpërdrejtë të masave të marra për sigurinë pranë shkollave, si dhe kontrolle brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë.

    Gjithashtu, gjatë takimeve Drejtori Hita kërkoi nga strukturat vendore dhe kufitare të Policisë:

    * goditjen e krimeve të rënda, armëmbajtjes pa leje, veprave penale në fushën e narkotikëve dhe grupeve kriminale;

    * forcimin e luftës kundër krimeve kufitare dhe trafiqeve, nëpërmjet hetimeve proaktive;

    * përmirësimin e performancës së Policisë dhe shërbimin me etikë ndaj qytetarëve, nëpërmjet komunikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë;

    * rritjen e sigurisë rrugore dhe përdorimin efektiv të teknologjisë, me objektiv parandalimin e aksidenteve.

    Më tej, Drejtori theksoi rëndësinë e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit, si elementi kyç i përmbushjes së detyrave funksionale.

    Hita u shpreh se ky besim rritet vetëm duke intensifikuar punën, angazhimin dhe burimet njerëzore, për të adresuar në mënyrë shteruese, informuese dhe zgjidhëse shqetësimet apo pretendimet e qytetarëve që i adresohen Policisë, nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes dhe adresave zyrtare të saj./InfoNews.al

    Reklamë
    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    ”Cicmic” me 50 mln euro nën hundën e SPAK-ut! Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit

    11.09.2026
    Aktualitet

    Nuk kishte ndodhur KURRË! Zhytet Euro

    11.09.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

    11.09.2026
    Aktualitet

    “Më sulmoi se e pyeta për rrogën e policëve”, Gazetari zbulon të pathënat e ministrit: Besdobëti po ikën me turp

    11.09.2026
    Aktualitet

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026
    Aktualitet

    Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin, reagon kompania: Produkti u izolua

    10.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    ”Cicmic” me 50 mln euro nën hundën e SPAK-ut! Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit

    11.09.2026

    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve

    11.09.2026

    Nuk kishte ndodhur KURRË! Zhytet Euro

    11.09.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

    11.09.2026

    “Më sulmoi se e pyeta për rrogën e policëve”, Gazetari zbulon të pathënat e ministrit: Besdobëti po ikën me turp

    11.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.