Abonentë të One Albania kanë raportuar probleme me shërbimin e internetit, duke denoncuar vështirësi në aksesimin e faqeve të lajmeve dhe përdorimin normal të shfletuesve online.
One Albania pranon skandalin: Ju lamë pa internet, por nuk e kishim me studentët
Kaos te pronarët e One Albania, Plasin largimet e drejtuesëve te 4iG
Sipas raportimeve, disa përdorues të operatorit janë përballur me pamundësi për të hapur portale informative, duke ngritur shqetësime për aksesin në informacion në kohë reale.
Problematika është raportuar në një moment delikat, në kulmin e protestave studentore kundër qeverisë, të cilat kanë hyrë në ditën e nëntë dhe po shoqërohen me zhvillime të vazhdueshme në kryeqytet.
Pas shqetësimeve të ngritura, ka reaguar zyrtarisht edhe One Albania, e cila ka pranuar se një pjesë e abonentëve kanë hasur vështirësi në aksesimin e disa faqeve të internetit.
Në njoftimin e saj, kompania sqaron se problemi ishte teknik, zgjati rreth një orë e 30 minuta dhe është zgjidhur plotësisht, me rikthimin e aksesit në normalitet në orën 17:30.
“Problemi ishte i natyrës teknike dhe nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet politike në vend”, thuhet në reagimin e kompanisë.
One Albania i ka cilësuar si të pavërteta raportimet mediatike që e lidhin problematikën me situatën politike në vend.
Megjithatë, vështirësitë e raportuara në aksesimin e faqeve informative kanë ngritur pikëpyetje mbi funksionimin e shërbimeve të internetit dhe rëndësinë e garantimit të aksesit të qytetarëve në informacion, veçanërisht në periudha me zhvillime të rëndësishme publike.
Deri më tani, sipas njoftimit të kompanisë, shërbimi është rikthyer në normalitet.

