Vetëm dy ditë pas miratimit të vendimit për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar në përballimin e protestave, qeveria ka ndërhyrë sërish, duke zgjeruar numrin e efektivëve përfitues shpërblim 2500 euro dhe duke shtuar fondet e vëna në dispozicion për këtë qëllim.
Me një vendim të ri, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin nr. 787, datë 19 tetor 2026, duke e rritur numrin e punonjësve të policisë që do të përfitojnë shpërblim nga 2 750 në 2 821 efektivë.
Kjo do të thotë se 71 punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit janë përfshirë në listën e përfituesve, vetëm 48 orë pas miratimit të vendimit fillestar.
Paralelisht me zgjerimin e numrit të përfituesve, qeveria ka miratuar edhe rritjen e fondit buxhetor për shpërblimet.
Sipas vendimit të ri, fondi i parashikuar në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme rritet nga 740.08 milionë lekë në 759.19 milionë lekë.
Nga përllogaritja e fondit total në raport me numrin e përfituesve, rezulton një mesatare prej rreth 269 mijë lekësh për efektiv, pasi përgshihen edhe taksat.
Vendimi vjen në një moment kur Policia e Shtetit është përballur me një angazhim të shtuar për shkak të protestave të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me tensione, përplasje dhe akte dhune në kryeqytet.

