Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    Aktualitet Nga InfoNews26.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin
    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    SPAK ka vijuar thellimin e hetimeve lidhur me çështjen e tenderave në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke zgjeruar ndjeshëm rrethin e personave të marrë në pyetje dhe provave të administruara në dosje.

    Reklamë

    Burime pranë hetimit bëjnë me dije se prokurorët kanë mbledhur dëshmi nga Daniel Shima, si edhe nga 25 punonjës dhe ish-punonjës të AKSHI-t, të cilët kanë dhënë të dhëna të reja mbi funksionimin e grupit të dyshuar kriminal brenda institucionit. Sipas informacioneve, dëshmitë e tyre kanë ndihmuar në zbardhjen e mekanizmit të brendshëm të procedurave të tenderimit dhe mënyrës se si, në disa raste, kriteret dyshohet se janë përshtatur për subjekte të paracaktuara.

    SPAK mësohet se ka siguruar gjithashtu prova të reja materiale, përfshirë kontrata dhe dokumente të tjera zyrtare, që hedhin dritë mbi mënyrën e zhvillimit të procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e fituesve. Në fokus janë raste ku tenderat dyshohet se janë orientuar drejt kompanive të caktuara, ndërsa subjektet e tjera janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

    Një kontribut të rëndësishëm në hetim kanë dhënë edhe kompanitë që pretendojnë se janë përjashtuar pa të drejtë nga garat për tendera pranë AKSHI-t, duke paraqitur dokumentacion dhe pretendime që, sipas burimeve, kanë ndihmuar në forcimin e provave për shkelje të barazisë në tendera.

    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht në datën 16 dhjetor 2025 në lidhje me urdhër-arrestet e lëshuara për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zëvendësen e saj Hava Delibashi, si dhe për disa zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Në njoftimin zyrtar, SPAK i konsideron personat nën hetim si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal.

    Sipas SPAK, hetimet tregojnë se anëtarët e grupit kanë ndërhyrë në procedurat e tenderimit duke vendosur kritere të paligjshme për të favorizuar kompani të caktuara. Po ashtu, përmes presionit dhe formave të tjera të paligjshme, dyshohet se kanë detyruar përfaqësues të kompanive konkurrente të tërhiqen nga ankimimet, duke garantuar fitoren e subjekteve të paracaktuara.

    SPAK sqaron se zyrtarët e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike që nuk parashikohen në ligj dhe që kanë favorizuar disa kompani kundrejt të tjerave.

    Gjithashtu, sipas SPAK, administratorë të disa kompanive dyshohet se kanë marrë pjesë formalisht në tendera, kanë lëshuar fatura fiktive dhe kanë kryer transaksione financiare në funksion të pastrimit të parave.

    Masat e sigurisë të shpallura janë si më poshtë:

    Ergys Agasi, biznesmen – “arrest me burg”

    Ermal Beqiri, biznesmen – “arrest me burg”

    Mirlinda Karçanaj – “arrest në shtëpi”

    Hava Delibashi – “arrest në shtëpi”

    Andis Papa – “ndalim për të dalë jashtë vendit”

    Gëzim Hoxha – “ndalim për te dalë jashtë vendit”

    Rogers Rryta – “ndalim për të dalë jashtë vendit”

    Erion Ismaili, zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës – “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”

    SPAK ka ekzekutuar gjashtë masa sigurie, ndërsa masat e arrestit me burg për Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri nuk janë ekzekutuar ende. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht strukturën e dyshuar kriminale dhe përgjegjësitë individuale të secilit person të përfshirë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.