Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Në luftë mes tyre! SPAK kërkon gjykim për Vis Martinajn, Arben Ndokë, Endrit Doklen, Dur Bamin dhe bandat e tyre

    Nga InfoNews06.12.20253 Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të shtunën më 6 dhjetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj 27 anëtarëve të krimit të organizuar shqiptar, pjesë e disa grupeve kriminale të goditura gjatë një operacioni në maj të vitit të kaluar kur u lëshuan gjithsej 50 urdhër-arreste.

    Hetimi i SPAK kundër këtyre 7 organizatave kriminale, i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky-ECC, zbardhi 18 episode kriminale që lidhen me vrasje, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e trafik droge, si dhe bëri të dukshme e faktoi lidhjet mes krimit e politikës në Shqipëri. Të dhënat e bëra publike nga ky hetim i SPAK treguan se tre deputetë të Partisë Socialiste, nga të cilët dy nga legjislaturat e shkuara dhe një nga legjislatura aktuale, kishin familjarë ose janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aktivitete kriminale, si pjesë e strukturave të krimit të organizuar. Po ashtu, u zbuluan dhe përfshirje të punonjësve të policisë në këto organizata.

    Atentatet mes grupeve kriminale

    Në njoftimin e SPAK të shpërndarë të shtunën, evidentohen episodet e atentateve e planeve të vrasjeve mes të pandehurve, që tregojnë për një luftë të ashpër e të vadueshme mes grupeve rivale. Po ashtu, konstatohen dhe veprimtaritë e tjera të paligjshme në trafikimin e narkotikëve e qenieve njerëzore.

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe i pandehuri Arian Tuku akuzohen se në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë, Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli alias Elidon Avdyli, Marklen Haka alias Marklen Aliu, si dhe me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim e persona të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.

    të pandehurit Noka dhe Tuku akuzohen se në bashkëpunim me Samuel Ndokën, Vinçens Tukun, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë planifikuar vrasjen shtetasit Aleks Ndrekaalias Aleksandër Deda në dhjetor të vitit 2020, që ka mbetur në tentativë. Ndreka mori plagë të lehta, pasi u qëllua më armë zjarri nga një automjet.

    Ndoka dhe Tuku akuzohen po ashtu se kanë ndihmuar të pandehurin Aldo Avdyli alias Elidon Avdyli për kalimin e paligjshëm në Mal të Zi.

    Një tjetër grup i strukturuar kriminal i krijuar nga i pandehuri, Tori Xhecuka alias Hektor Xhecuka dhe i financuar nga i pandehuri Ervis Martinaj, në përbërje të të cilit ishin dhe të pandehurit Florenc Kelmendi alias Florenc Toçi dhe Marklen Haka alias Marklen Aliu, si dhe të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim, akuzohen se kanë organizuar prej qershorit 2020 vrasjen e Durim Bami. Vrasja është planifikuar për shkak të konflikteve që Ervis Martinaj dhe Tori Xhecuka kishin me Bamin. më 4 nëntor të vitit 2020, ata kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pa leje Durim Bamin dhe Ervin Kodrën, në vendin e quajtur Ura e Tapizës të Fushë Krujës.

    Xhecuka në bashkëpunim me të pandehurit Florenc Kelmendi alias Florenc Toçi, Ardit Gjokrosa, si dhe me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim, gjatë periudhës maj-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Hamza Terziut. Sipas SPAK, i pandehuri Tori Xhecuka ka tentuar të vrasë Hamza Terziun më datë 18 maj të vitit 2020 duke shtënë me automatik 26 herë në drejtim të banesës së tij, ku gjendeshin dhe katër familjarë të tjerë.

    Hetimet kanë zbuluar edhe atentatet e kundërshtarëve të tyre. I pandehuri Durim Bami në cilësinë e krijuesit dhe drejtuesit të grupit kriminal, akuzohet se në bashkëpunim me të pandehurin Endrit Dokle, të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim, e persona të paidentifikuar ende, gjatë muajit janar 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Arben Ndoka.

    Bami në bashkëpunim me Doklen dhe Marklen Haka alias Marklen Aliu, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar, në shkurt të 2021-it kanë siguruar kushte e mjete për vrasjen e Tori Xhecukas dhe Erigers Mihasit.

    Ervis Martinaj akuzohet se në bashkëpunim me të pandehurit Denis Meta, Kristos Teta e persona të tjerë të dërguar për gjykim e të paidentifikuar, në vitin 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Leonard Dukës, Elvis Gacës dhe Altin Gegës.

    Po ashtu, Martinaj akuzohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021 ka organizuar sigurimin e kushteve dhe mjete për vrasjen e shtetasve, Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.

    Nga ana tjetër, edhe Leonard Duka në bashkëpunim me Fatmir Hysenin, Erlis Dukën dhe Altin Gegën, si dhe persona të tjerë, gjatë muajve qershor-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

    I pandehuri Elson Reçi alias Elson Kaçorri, në bashkëpunim me të pandehurit Fatmir Troplini dhe Klodian Shahini, si dhe persona të tjerë, gjatë periudhës qershor-shtator 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete për vrasjen e Preng Gjini alias Preng Badanance. Qëllimin e kanë realizuar më datë 15 shtator 2020, duke shpërthyer ekspolizv në makinën e Gjinit, i cili mbeti i plagosur rëndë. Në këtë atentat u plagosën lehtë dhe dy shtetas të tjerë që ndodheshin rastësisht në vendngjarje.

    Kultivim e trafikim lëndësh narkotike

    Disa prej të pandehurve akuzohen dhe për financimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. I pandehuri Durim Bami akuzohet se në vitet 2019-2020, ka finnacuar dhe është kujdesur për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë. Për mundësimin e kësaj veprimtarie të paligjshme ai është ndihmuar dhe nga punonjës të Policisë së Shtetit, mes tyre dhe i pandehuri Altin Morina.

    Ndërkohë, në zonën e Qarkut të Lezhës, gjatë muajve qershor-shtator 2020 ka ushtruar veprimtari të kundraligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa, një grup i i drejtuar nga Elson Reçi, i cili është ndihmuar nga shefi i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë, Klodian Shahini, duke i dhënë informacione e luajtur rol në shmangien e kontrolleve policore në zonat ku kultivohej bima narkotike.

    Po këtë vit, në zonën e Qarkut të Lezhës, si dhe në Krujë, ka kultivuar bimë narkotike dhe një grup tjetër, drejtuesi i të cilit ka mbetur i paidentifikuar. Në këtë veprimtari është përfshirë sërish zyrtari i policisë, Klodian Shahini, si dhe vetë Drejtori i Drejtorisë Vendorë të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri.

    “Ata, duke përdorur detyrën kanë favorizuar kultivimin e kanabisit dhe i kanë dhënë informacione të brendshme policore drejtuesit të grupit si dhe kanë ndihmuar në shmangien e kontrolleve policore në parcelat ku kultivohej lënda narkotike”, citohet në njoftim.

    ndërkohë, Henerigert Mitri, në cilësinë e Drejtorit Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë periudhës kohore janar-shtator 2020, duke komunikuar me përdorues të ndryshëm të aplikacionit Scy ECC, akuzohet se me dashje nuk ka ushtruar detyrat e tij funksionale, duke lejuar ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

    Të pandehurit Arian Tuku, Kasandër Noga dhe Edson Jozëik alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri,  gjatë muajve qershor-nëntor të vitit 2020, kanë drejtuar e financuar organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar për trafikimin e bimëve narkotike të llojit kanabis sativa, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

    2020 2021 Arben Ndoka Arian Tuku atentate deputetë Durim Bami Elson Reçi Endrit Dokle Ervis Martinaj Fatmir Hyseni Florenc Kelmendi Fushë Krujë grupe kriminale Henerigert Mitri Klodian Shahini krim i organizuar kultivim kanabisi Leonard Duka Lezhë lidhje krim–politikë Marklen Haka operacion policor operacione të koduara Partia Socialiste policë të përfshirë Sky ECC SPAK Tori Xhecuka trafik narkotikësh trafik qëniesh njerëzore trafikim droge urdhër-arrest vrasje të mbetura në tentativë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    View 3 Comments

    3 Komente

    1. Pingback: Si tentoi Elson Reçi vrasjen e Preng Gjinit, e ndihmoi Fatmir Troplini - InfoNews.al

    2. Pingback: Si kërkoi Vis Martinaj të vrasë Nard Dukën dhe Doqen

    3. Pingback: Si tentoi Arben Ndoka të vrasë Dur Bamin dhe Leksin e druve - InfoNews.al

    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.