Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

    NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

    Aktualitet Nga InfoNews18.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

    Emri i një ish ministre të Bujqësisë së qeverisë shqiptare është përmendur shumë shpesh në raportime dhe debate publike për dyshime që lidhen me menaxhimin korruptiv të fondeve të BE-së që lidhen me bujqësinë.

    Reklamë

    Fokusi i dyshimit publik ka rënë brenda binomit IPARD-AZHBR me shumë akuza që në thelb flasin për devijim fondesh, përfitime klienteliste dhe abuzime me grantet që duhej të shkonin te fermerët e varfër vendas.

    Deri këtu, gjithçka është pjesë e aludimeve, dosiereve dhe presioneve politike apo mediatike, ndërsa nga ana tjetër, organet e drejtësisë kanë detyrën e vёrtetё ta provojnë ose ta rrëzojnë me fakte këtë zhurmë apo “tymnajë” politiko-mediatike.

    Neni “shpëtimtar”

    Papritur, në ndryshimet e bёra rishtazi tё Kodit Penal të shumëpërfolur “europian” shihet të jetë futur një nen i ri. Nen që lidhet drejtpërdrejt dhe pikërisht me interesat financiare të Bashkimit Evropian.

    Ky nen i përfshirë në kreun e mashtrimeve të Kodit Penal, i futur si “pa ftuar”, dhe pa u shoqëruar qartë me një logjikë të lidhur me nenet e tjera të të njëjtit “departament”, parashikon shprehimisht:

    “Neni 143/a/8

    Mashtrimi që prek interesat financiare të Bashkimit Evropian

    Moszbulimi i informacionit në shkelje të një detyrimi specifik, përdorimi ose paraqitja e deklaratave ose dokumenteve të rreme, të pasakta ose të paplota, që ka si efekt përvetësimin ose mbajtjen e padrejtë të fondeve nga buxheti i përgjithshëm i Bashkimit Evropian ose buxhetet e menaxhuara nga ose në emër të Bashkimit Evropian, ose keqpërdorimi i fondeve të tilla për qëllime të tjera nga ato për të cilat ato janë dhënë dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

    Moszbulimi i informacionit në shkelje të një detyrimi specifik, përdorimi ose paraqitja e deklaratave ose dokumenteve të rreme, të pasakta ose të paplota, që ka si efekt zvogëlimin e paligjshëm të burimeve të buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian ose buxhetet e menaxhuara nga ose në emër të Bashkimit Evropian, ose keqpërdorimi i një përfitimi të përfituar ligjërisht dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

    Kur veprat e parashikuara në paragrafët e parë dhe të dytë të këtij neni kryhen në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohen me burgim nga dy gjer në gjashtë vjet.

    Kur të njëjtat vepra përfshijnë një shumë, që tejkalon 50 000 euro, dënohen me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”.
    Ndër nenet e reja qё u amenduan me “frymë europiane”, ky nuk do binte në sy po qe se nuk do ishte futur si me nxitim, pa asnjë diskutim nëpër dhjetëra “tryezat konsultative”. Nuk dihet a di gjë Ministri i Drejtësisë që e zhvendos tryezën e diskutimeve dhe konsultimeve për Kodin “europian” deri tek cepi më i largët i ekspertizës dhe interesit qytetar.

    Nga “mbiu” neni 143/a/8?

    Kush e propozoi?

    Kush e lidhi me nenin bazë të Kodit Penal? Me nenin 3: “Veprimi në kohë i ligjit penal”.

    Sepse neni 3 i Kodit Penal mbetet parimi bazë që po ta lexosh me kujdes merr shumë kuptim për binomin apo “aferën” IPARD-AZHBR:

    Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale. … Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.

    Rastësi apo qëllimshmëri?

    Nëpër korridoret e Kuvendit dhe ato të ekspertizës së drejtësisë nën zë qarkullon një thashethem që përmblidhet në një pyetje:

    A u sajua ky nen “mburojë” për nesër?… me qëllim që të thuhet “atëherë nuk kishte vepër penale specifike për fondet e BE-së, ndaj nuk mund të ketë dënim penal – sot!”.

    Ndërkohë që drejtësia shqiptare vazhdon hetimet dhe shteti shqiptar është ende në fazën justifikuese para Bashkimit Europian, fermerët e pambrojtur të Shqipërisë vijojnë të rrënohen nga papërgjegjshmëria që kërkon një alibi të re – me një ligj të ri.

    /kontrast.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.