Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Më sill 0.5 gr pranë stadiumit…/ Dalin përgjimet, si shisnin kokainë dy drejtorët e ONE Albania

    29.12.2025

    Turkish Airlines “i bën gropën” Air Albania

    29.12.2025

    Jo më ‘të paprekshëm’

    29.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Më sill 0.5 gr pranë stadiumit…/ Dalin përgjimet, si shisnin kokainë dy drejtorët e ONE Albania

    Nga InfoNews29.12.2025Updated:29.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tiranë – Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e fundit antidrogë, ku autoritetet zbuluan një rast të dyshuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike përmes shit blerjeve që bëheshin në rrugë dhe me celularë.

    Sipas materialeve hetimore, më 19 nëntor 2025, rreth orës 20:37, në zonën e rrugës “Papa Gjon Pali II” në Tiranë, është bërë blerja e dy dozave me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

    Shitja e kokainës është kryer nga shtetasi Artan Pullazi, i cili në momentin e veprimit ndodhej në shoqërinë e shtetasit Erald Sina. Të dy ata i kanë dhënë një qese me kokainë një personi.

    A e dini kush jam unë…/ Si u arrestuan 2 drejtorët e ONE Albania

    Burime nga hetimi bëjnë me dije se pas ndërhyrjes së policisë, lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua dhe u peshua, duke rezultuar me një peshë totale prej 0.8 gram, përfshirë edhe ambalazhin. Materiali më pas u dërgua për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore.

    Rasti ka tërhequr vëmendje edhe për shkak se dy personat e përfshirë në këtë episod mbajnë pozicione drejtuese pranë kompanisë “One Albania”, fakt i cili është bërë pjesë e verifikimeve nga ana e organeve proceduese. Deri në këtë fazë, nuk ka një qëndrim zyrtar publik nga kompania lidhur me çështjen.

    Artan Pullazi dhe Erald Sina janë mes 22 personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni të gjerë. Gjatë seancës për vlerësimin e masave të sigurisë, ata kanë mohuar çdo lidhje me shitjen e lëndëve narkotike, duke pretenduar se nuk janë të përfshirë në aktivitet të paligjshëm.

    Megjithatë, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për të dy, duke vlerësuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe kushte ligjore për vijimin e hetimeve në këtë formë.

    Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin e rolit konkret të secilit prej të dyshuarve në këtë çështje.

    arrestime ONE Albania Artan Pullazi Artan Pullazi ONE Albania Erald Sina Erald Sina ONE Albania One Albania
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Turkish Airlines “i bën gropën” Air Albania

    29.12.2025
    Aktualitet

    Jo më ‘të paprekshëm’

    29.12.2025
    Aktualitet

    AKSHI ka “futur duart” tek Kadastra dhe ka ndryshuar pronarët

    28.12.2025
    Aktualitet

    Central Lux Apartaments, mashtruesi në mes të Prishtinës! Lë turistët jashtë pasi konfirmon Booking

    28.12.2025
    Aktualitet

    Rama mbron Lindën (Ergys Agasin)

    28.12.2025
    Aktualitet

    Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘PËRLAU’ 72 milionë EURO nga buxheti i shtetit

    27.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Më sill 0.5 gr pranë stadiumit…/ Dalin përgjimet, si shisnin kokainë dy drejtorët e ONE Albania

    29.12.2025

    Turkish Airlines “i bën gropën” Air Albania

    29.12.2025

    Jo më ‘të paprekshëm’

    29.12.2025

    AKSHI ka “futur duart” tek Kadastra dhe ka ndryshuar pronarët

    28.12.2025

    Central Lux Apartaments, mashtruesi në mes të Prishtinës! Lë turistët jashtë pasi konfirmon Booking

    28.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20251

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025

    Shpërndarës droge…dalin para gjykatës dy drejtorët e ONE Albania

    26.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.