Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    Nga InfoNews09.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    KLSH: Lajthiza u dha qytetarëve ujë me aromë…si e toleroi AKU

     

    Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) thotë se mbi 31 mijë shishe ujë i ambalazhuar me aromë shumë të keqe është shitur në tregun vendas, ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk mori asnjë masë ndaj një kompanie private, megjithëse nga analizat kishte rezultuar se produkti ishte me cilësi tërësisht jashtë standardit dhe i rrezikshëm për konsumatorët.

    KLSH i referohet specifikisht një rasti të denoncuar publikisht në media dhe rrjete sociale, në vjeshtën e vitit 2024. Audituesit shtetërorë kanë konstatuar se, për këtë rast, AKU nuk ka marrë asnjë masë të nevojshme, ndryshe nga një rast i ngjashëm, kur ndaj subjektit privat u aplikuan sanksionet ligjore.

    “Kjo nxjerr në pah trajtimin me standarde të dyfishta nga AKU dhe drejtoritë rajonale për raste të ngjashme”, thuhët në Raportin e Auditit të Performancës “Cilësia dhe çertifikimi i ujit të pijshëm që hidhet në treg për qytetarin”.

    Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk është specifikuar kompania që ka hedhur në treg ujë të ambalazhuar jashtë cilësisë dhe, për të cilën, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është treguar shumë “tolerant”, në shkelje të ligjit dhe shëndetit të qytetarëve.

    Megjithatë, “Boldnews.al” kreu një verifikim në burime të hapura, kryesisht në rrjete sociale, nga ku rezultoi se në Shtator 2024 (pra, në kohën që referon KLSH), ka pasur denoncime të shumta nga ana e qytetarëve për ujë të ambalazhuar me aromë shumë të keqe, të hedhur në treg nga subjekti “Lajthiza Invest”.

    Kompania është në pronësi të Lavdije Elezaj, bashkëshortja e sipërmarrësit Hajri Elezaj.

    Çfarë thotë KLSH?

    Pas denoncimeve nga konsumatorët në muajin shtator për aromë të rëndë të ujit të ambalazhuar në formatin 5 litra, AKU ndërmori një kontroll të menjëhershëm në subjektin prodhues, në magazinat qëndrore dhe në pikat e shitjes.

    “Në vijim, më 27.11.2024, një mostër e ujit natyral e marrë nga një subjekt shitës u analizua nga laboratori i Drejtorisë Rajonale të AKU Durrës (DRAKU Durrës) dhe rezultoi jo konform. Kjo sipas raport provës nr. 328/578, për shkak të aromës së rëndë dhe shijes jo karakteristike për ujë të pijshëm, pra mos konformitet për treguesit organo-shqisorë”.

    Rasti “Lajthiza”? Raporti: Në treg, 31 mijë shishe uji me

    Pjese nga raporti i KLSH

    Pas kësaj, Drejtorië Rajonale në Durrës, Tiranë dhe Shkodër morën masa për gjurmimin e produktit, afishimin e njoftimeve për konsumatorët, si dhe bllokimin e sasisë së mbetur në subjekt.

    Nga procesi i kthimit, u evidentua një sasi uji i ambalazhuar prej 456 copë x 1.5 litra e rikthyer në subjektin prodhues.

    “Megjithatë, nga kontrolli i mëvonshëm i DRAKU Shkodër, u konstatua se 31,200 copë të prodhuara në datën përkatëse ishin tashmë të shitura dhe të konsumuar nga publiku”.

    Zero masa për kompaninë

    Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se, pavarësisht rezultatit jo konform, “nuk u krye asnjë analizë risku, nuk u evidentua shkaku i devijimit cilësor dhe nuk u orientua subjekti për masa të detyrueshme korrigjuese, për të shmangur përsëritjen e rastit”.

    Në vijim, KLSH-ja ka konstatuar edhe standarde të shumëfishta të ndjekura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për shkelje të ngjashme.

    “Në dallim nga një rast i mëparshëm me një tjetër subjekt në Tiranë, ku u vendosën dy masa administrative, në këtë rast nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese, pavarësisht provave të mos konformitetit dhe konsumit të produktit nga qytetarët”, thonë audituesit shtetërorë.

    Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “mos përmbushja në kohë dhe me rigorozitet e procedurave për konstatimin, bllokimin, asgjësimin e produkteve, nga ana e autoritetit kompetent për garantimin e sigurisë ushqimore, rriskon konsumatorët dhe ulin besueshmërinë mbi funksionimin e sistemit të kontrollit në vend”.

    A është “Lajthiza”?

    Kontrolli i Lartë i Shtetit është kujdesur maksimalisht të mos citojë emrin e kompanisë që ka hedhur në treg shishet e ujit të ambalazhuar me erë të keqe. Megjithatë, në raport përmendet detaji kohor “shtatori”, si momenti kur AKU ishte vënë në lëvizje për kryerjen e verifikimeve nga denoncimet publike.

    Në shtator 2024, një numër i konsiderueshëm denoncimesh qytetare mbërritën në media të ndryshme, përfshirë “Boldnews.al”, si edhe në rrjete sociale, ku denoncohej cilësia shumë e keqe e ujit të ambalazhuar që ishte hedhur në treg nga “Lajthiza”.

    Në 23 Shtator 2024, një nga faqet në rrjete sociale, “JOQ”, raportoi se kishte marrë shumë denoncime për ujin e pijshëm “Lajthiza” me aromë shumë të keqe.

    “Prej disa javësh tanimë, në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur me qindra denoncime për ujin “Lajthiza”.

    Qytetarët shprehen se uji i kësaj firme mban erë të rëndë (erë ilaçesh, kanalizimesh) si në paketimet e vogla ashtu edhe në ato të mëdha.

    Edhe pse shumë prej qytetarëve kanë ndryshuar dyqanin ku e kanë blerë, duke menduar se ishte problem i izoluar, sërish kanë hasur të njëjtin problem edhe në dyqane, kioska apo markete të tjera”, raportohej në atë kohë.

    Gjithashtu, edhe në faqe të tjera popullore në rrjete sociale morën denoncime të ngjashme.

    Denoncimet për cilësinë e ujit “Lajthiza” kanë vijuar edhe gjatë vitit 2025. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI), në një deklaratë të publikuar në gusht 2025, i konsideroi si lajme të rreme raportimet mbi cilësinë e ujit “Lajthiza”.

    Ndërkohë, subjekti “Lajthiza Invest” ka refuzuar për disa muaj t’i përgjigjet një kërkese për informacion të “Boldnews.al”, në të cilën kërkoheshin të dhëna për masat e marra nga kompania për sigurinë e produktit që hidhet në treg.

    Boldnews.al

    AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit cilësia e ujit denoncime qytetare erë e keqe Klsh KLSH: Lajthiza u dha qytetarëve ujë me aromë…si e toleroi AKU konsumatorët Kontrolli i Lartë i Shtetit Lajthiza Lajthiza Invest raport auditimi shishe uji siguria ushqimore standarde të dyfishta tregu vendas ujë i ambalazhuar
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.