Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria bllokon rrogat

    KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria bllokon rrogat

    KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria bllokon rrogat
    Aktualitet Nga InfoNews02.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria bllokon rrogat
    KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria bllokon rrogat
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria bllokon rrogat

    Përplasja mes pushtetit ekzekutiv dhe institucioneve të drejtësisë për pagat e magjistratëve ka hyrë në një fazë të re. Vetëm pak ditë pasi KLGJ dhe KLP vendosën rritjen e pagës referencë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Ministria e Financave ka bllokuar në Thesar listëpagesat e pjesës dërrmuese të institucioneve të drejtësisë.

    Më 26 gusht, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe dy ditë më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosën të përcaktojnë vetë pagën referencë të magjistratëve, duke argumentuar se Kuvendi nuk kishte miratuar brenda datës 31 korrik një formulë të re pagash, pavarësisht detyrimit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Reklamë

    Vendimet e dy institucioneve sollën një rritje të konsiderueshme të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas formulës së vendosur, duke nisur nga 1 gushti, paga referuese u përcaktua në 222 mijë lekë, nga 156.800 lekë që ishte më parë. Kësaj shume i shtohet edhe 14 mijë lekë për nivelin e kualifikimit.

    Qeveria nuk i komentoi publikisht vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së, por reagimi i saj ka ardhur përmes administrimit të pagesave. Ministria e Financave ka bllokuar miratimin në Thesar të listëpagesave të muajit gusht për pjesën më të madhe të institucioneve të drejtësisë.

    Si pasojë, pa paga kanë mbetur jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe administrata dhe punonjësit e tjerë të gjykatave dhe prokurorive, përfshirë kryetarët e institucioneve, punonjësit administrativë, sanitaret dhe rojet.

    Sipas magjistratëve, fillimisht listëpagesat me rritjen e re janë miratuar vetëm për dy prokurori, atë të Dibrës dhe të Kukësit, pasi këto institucione i kishin dorëzuar më herët dokumentet për pagesat. Më pas, procesi është bllokuar në Thesar për institucionet e tjera.

    Në të njëjtën situatë kanë mbetur edhe vetë KLGJ dhe KLP, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka marrë pagat pasi ka depozituar listëpagesat sipas shumës së vjetër, pa aplikuar rritjen e re.

    Gjyqtarët dhe prokurorët e konsiderojnë të papranueshëm veprimin e ekzekutivit dhe argumentojnë se moszbatimi i formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese cenon funksionimin normal të sistemit të drejtësisë.

    “Çdo vonesë apo pengim në ekzekutimin e pagesave të miratuara dhe të urdhëruara sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese krijon një situatë që prek drejtpërdrejt funksionimin normal të sistemit të drejtësisë, sigurinë financiare të magjistratëve dhe efektivitetin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e tyre.

    Sipas magjistratëve, një situatë e tillë prek edhe respektimin e themeleve të rendit kushtetues, pasi një vendim i Gjykatës Kushtetuese mbetet pa u zbatuar në praktikë.

    Rritja e pagës referencë prej 65.600 lekësh, së bashku me shtesën prej 14 mijë lekësh për kualifikimin, pritet të ketë një efekt të ndjeshëm në pagat përfundimtare të magjistratëve. Për shkak të formulave të parashikuara në ligj, rritja reflektohet në mënyrë progresive dhe për nivelet më të larta të sistemit, përfshirë institucionet e larta dhe strukturat e posaçme, diferenca mund të shkojë në mbi 3000 euro.

    Përplasja tashmë është zhvendosur nga debati institucional për mënyrën e përcaktimit të pagës referencë te zbatimi konkret i saj. Ndërsa KLGJ dhe KLP këmbëngulin se kanë vepruar në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ekzekutivi ka bllokuar listëpagesat, duke lënë pa paga për muajin gusht pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.