Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»”Jetoj me qira…”/ Si e mashtroi Mirlinda Karçanaj, Edi Ramën…pronare e tre banesave

    ”Jetoj me qira…”/ Si e mashtroi Mirlinda Karçanaj, Edi Ramën…pronare e tre banesave

    Aktualitet Nga InfoNews21.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    ”Jetoj me qira…”/ Si e mashtroi Mirlinda Karçanaj, Edi Ramën…pronare e tre banesave

    Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, rezulton të jetë pronare e të paktën 3 shtëpive me vlera marramendëse në Tiranë. Por ndryshe deklaroi para disa javësh kryeministri Edi Rama, i cili tha publikisht se Karcanaj jetonte me qira! Mbetet te sqarohet nëse Rama ka mbashtruar shqiptarët, apo Linda Karcanaj ka mashtruar kryeministrin Edi Rama.

    Reklamë

    SPAK ka zbuluar se pasuritë e paluajtshme, Karçanaj i ka regjistruar në emër të personave të tjerë, por në realitet ajo rezulton të jetë pronarja reale.

    Emisioni “Në Shënjestër” publikoi dëshminë e shoferit të Karçanaj, dhënë në SPAK, ku tregon sesi e zbuloi që shtëpia ku ai e merrte çdo ditë ishte e shefes së tij.

    Bëhet fjalë për një apartament në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë.

    Apartamenti është me sipërfaqe 203.3 metër katrorë dhe është blerë në shumën prej 370 mijë eurosh. Aktualisht në këtë apartament banon Mirlinda Karcanaj.

    Florjan Bylyku, shoferi i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, zbuloi se pas kësaj pasurie në të vërtetë fshihej shefja e tij.

    “Nga viti 2019 ajo ka banuar në një shtëpi përballë bankës së Shqipërisë në rrugën e Kavajës. Ajo lëvizi me qira pranë Stadiumit Air Albania. Do ketë qenë fillimi i janarit 2025 kur kam filluar ta marr me makinë te shtëpia e re te Air Albania. Mirlinda Karcanaj në fundit të dhjetorit 2024, më ka thënë që t’i çoja rrobat atje dhe i kam dërguar unë”, thuhet në dëshminë e shoferit të Karçanaj.

    Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se e hetuara Mirlinda Karcanaj e ka poseduar efektivisht apartamentin që përpara se të nënshkruante kontratën e qirasë, duke nënkuptuar se kontrata është fiktive dhe është kryer në mashtrim të ligjit, me qëllim fshehjen e faktit që kjo banesë është blerë me qëllimin e vetëm për tu p[përdorur nga e hetuara Mirlinda Karçanaj.

    Lidhur me një apartament më rrugën e Kavajës rezulton nga hetimet rezulton se Rafael Bistri ka e ka blerë këtë apartament në shumën prej 78 mijë e 380 euro nga shtetasi Bledar Likaj.

    Me 7 mars 2017 ai ka lidhur dy kontrata huaje me shoqërinë Forensic Lac dhe Fasttech e Andis Papa, ky i fundit nën hetim nga SPAK. Në total shuma e huave është 80 mijë euro.

    Një vit më vonë, në 2018 ai e ka shitur këtë pasuri motrës së Daniel Shimës, ish -zv drejtorit të AKSHIT që u zhduk në mënyrë të mistershshme vjeshtën e 2025 për më shumë se 10 orë.

    Në 2019 motra e Daniel Shimës ia shet këtë pasuri nënës së Mirlinda Karcanaj, Gjinovefa Karcanaj për 50 mijë euro. Pra rreth 3 milionë lekë më lirë se çmimi fillestar i blerjes.

    Kur u pyet nga SPAK Rafael Bistri tha se nuk mbante mend asgjë, sesi e ka nënshkruar kontratën. Por kur iu vu në dispozicion dokumentacioni lidhur me marrjen e shumës prej 80 mijë eurosh hua nga Erisa Mallellari dhe Andis Papa, tha se i ka dëgjuar këto emra në tavolina ku kishte qëndruar me shtetasi Ermal Beqiri.

    “Nga hetimet rezulton se vlera reale e transaksionit të kryer, për blerjen e këtij apartamenti është rreth 60 mijë euro dhe jo sa është deklaruar në aktet noteriale, ku vlera prej 80 mijë euro është paguar cash nga Mirlinda Karcanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktiviteti kriminal”, thotë SPAK.

    Sipas prokurorisë së posaçme, konkludohet se kjo pasuri është produkt i veprës penale të korrupsionit prej të hetuarës Mirlinda Karcanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, si rezultat i veprimeve të saj në cilësinë e drejtueses së AKSHI-t.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.