Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5%

    JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5%

    Aktualitet Nga InfoNews20.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5%
    JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5%
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Saniel “Sani” Sanilevich del drejtpërdrejt pas 12.4% të JET Holdings, ndërsa 3.7% tjetër kontrollohet nga Elle Hefets Goren, drejtuesja operative e kompanisë së tij. Pjesa e mbetur prej 12.4% ndahet mes tri shoqërive të një rrethi të vjetër familjar e biznesi Nathan-Eyal. Dokumentet, datat dhe lidhjet mes njerëzve tregojnë se 28.5% i kapitalit izraelit të JET Bank është shumë më i përqendruar nga sa duket në skemën formale të aksioneve.

    Pronësia e JET Bank është ndërtuar me disa kate kompanish, emrash dhe përqindjesh, aq sa në pamje të parë krijohet ideja e një grupi investitorësh të ndryshëm që kanë bashkuar kapitalin për projektin bankar në Shqipëri. Kur kompanitë hapen njëra pas tjetrës dhe njerëzit pas tyre vendosen në tavolinë, fotografia ndryshon. Aksionarët që në letër duken të shpërndarë, në fund përfundojnë në një rreth shumë më të ngushtë njerëzish, kompanish dhe marrëdhëniesh të vjetra biznesi.

    Reklamë

    Banka JET/ Paratë e Forex? Si u trash kapitali nga 3 mln lekë në 26 milionë €! Ndryshoi emrin dhe manovra mes bosëve izraelit Louis Grant Silver e Idan Avishai

    JET Bank zotërohet nga shoqëria holandeze JET Holdings B.V. Dokumentacioni i depozituar për këtë shoqëri jep gjashtë aksionarë. Pesë prej tyre janë kompani izraelite dhe zotërojnë së bashku 28.5%. Bëhet fjalë për Israel Albania Holdings me 12.4%, Nathan Lawrence Ltd me 4.9%, Yebogogo Ltd me 4.9%, DON Albania Holdings me 3.7% dhe Ori Eyal Ltd me 2.6%.

    Në letra janë pesë emra kompanish. Pas tyre dalin Saniel Sanilevich, drejtuesja e operacioneve të kompanisë së tij dhe një grup biznesmenësh që punojnë e investojnë së bashku prej dekadash. Gjurmët e pronësisë, adresat e përbashkëta, datat e regjistrimit dhe historiku i marrëdhënieve të biznesit e çojnë bllokun izraelit të JET Bank në një rreth shumë më të ngushtë nga sa paraqitet në skemën formale të aksioneve.

    12.4% mban vetë Sani Sanilevich

    Pjesa e parë nuk kërkon shumë zbërthim. Israel Albania Holdings Ltd, me 12.4% të JET Holdings, është shoqëria që dokumentacioni i pronësisë e lidh drejtpërdrejt me Saniel Sanilevich.

    Zbërthehet pronësia e JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel

    Sanilevich ndërkohë është Konsull Nderi të Shqipërisë për rajonin qendror të Izraelit, me seli në Hod Hasharon, me mandat nga 21 shkurt 2023 deri më 21 shkurt 2027. Ambasada shqiptare në Izrael dokumenton gjithashtu aktivitete të zhvilluara me mbështetjen ose në bashkëpunim me të, duke i dhënë Sanilevich prej vitesh një pozicion të drejtpërdrejtë në urën e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Izraelit.

    Zbërthehet pronësia e JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel

    Israel Albania Holdings është krijuar më 13 korrik 2025 dhe adresa e saj është Hanger 6, Hod Hasharon. Data dhe adresa marrin peshë të veçantë sapo hapet aksionarja tjetër e JET, sepse aty del i njëjti vend dhe e njëjta ditë regjistrimi.

    3.7% në emër të gruas që drejton operacionet e Sanilevich

    DON Albania Holdings Ltd mban rreth 3.7% të JET Holdings. Raporti izraelit i siguruar për kompaninë tregon se ajo është krijuar më 13 korrik 2025, pikërisht në të njëjtën ditë me Israel Albania Holdings. Edhe adresa është e njëjtë, Hanger 6, Hod HaSharon.

    Në dokument pronarja del me emrin Al Goren. E njëjta Goren figuron drejtuese e kompanisë dhe mban 100% të aksioneve të DON Albania Holdings.

    Zbërthehet pronësia e JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel

    Al/El Goren është Elle Hefets Goren. Këtu bie fasada e një aksionareje të dytë të shkëputur nga Sanilevich, sepse Goren nuk është një investitore e largët që është afruar rastësisht me projektin e bankës. Ajo është pjesë e drejtpërdrejtë e strukturës së tij të biznesit.

    Në një aktivitet të shkurtit 2025, mediat izraelite e prezantojnë El Hefets Goren si zëvendëse të Konsullit të Nderit të Shqipërisë dhe drejtuese kryesore të operacioneve të Sanilevich Real Estate and Entrepreneurship. Në të njëjtin aktivitet ishte vetë Sani Sanilevich, i cili prezantonte mundësitë e investimit në Shqipëri. Profili profesional i Goren vazhdon ta lidhë me Sanilevich Real Estate në Hod HaSharon.

    Zbërthehet pronësia e JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel

    El Hefets Goren/

    Pra 3.7% i DON Albania përfundon në duart e një gruaje që punon në zemër të strukturës së biznesit të Sanilevich. Bashkë me 12.4% të Israel Albania Holdings, dy kompanitë japin 16.1% të JET Holdings dhe janë krijuar në të njëjtën ditë, me të njëjtën adresë, përpara se të përfundojnë krah për krah në kapitalin e së njëjtës bankë shqiptare.

    Lidhja është shumë e ngushtë për t’u lexuar si dy investime të shkëputura. Njëra kompani çon te vetë Sanilevich; tjetra te drejtuesja operative e biznesit të tij.

    Tre kompanitë e tjera dhe 12.4% që kthehet te i njëjti grup

    Mbeten edhe 12.4% të tjera. Në skemën e JET Holdings ky bllok është copëtuar mes Nathan Lawrence Ltd me 4.9%, Yebogogo Ltd me 4.9% dhe Ori Eyal Ltd me 2.6%, duke krijuar përshtypjen e tre investitorëve të ndryshëm.

    Historia e kompanive e prish këtë pamje. Nathan Lawrence Ltd është krijuar më 10 shtator 2006. Në regjistrin izraelit del Lawrence Nathan si drejtues dhe person i lidhur me pronësinë, ndërsa adresa është Sokoloff 17, Kiryat Ono. Yebogogo Ltd është krijuar po më 10 shtator 2006, po në Sokoloff 17, Kiryat Ono, dhe pas saj del Dennis Peter Nathan.

    Pastaj kemi Ori Eyal Ltd. Edhe kjo kompani është krijuar më 10 shtator 2006, ndërsa pas saj del Amir Eyal. Tri shoqëri që afro dy dekada më vonë përfundojnë përsëri bashkë, tashmë si aksionare të bankës së re në Shqipëri.

    Edhe numrat e regjistrimit ecin thuajse njëri pas tjetrit: Ori Eyal Ltd – 513873141, Nathan Lawrence Ltd – 513873158 dhe Yebogogo Ltd – 513873166. E njëjta ditë regjistrimi, dy prej tyre në të njëjtën adresë dhe më pas të tria në të njëjtin kapital bankar nuk janë hollësi pa peshë. Janë gjurma e një strukture biznesi që ka ekzistuar shumë kohë përpara JET Bank.

    Kush janë njerëzit pas tyre? Lawrence Nathan dhe Amir Eyal janë sot bashkëpronarë dhe drejtues të Aqua Marina, një prej kompanive të njohura izraelite të tregut të jahteve.

    Zbërthehet pronësia e JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel

    Një profil i Aqua Marina tregon se kompania u ngrit në vitin 1995 nga Lawrence Nathan dhe babai i tij, Dennis Nathan, të ardhur nga Afrika e Jugut. Lawrence më pas u lidh gjatë shërbimit në marinën izraelite me Amir Eyal dhe rrethi i ortakëve u zgjerua. Dennis Nathan sot del edhe si drejtues i Azimut Yachts Israel, përfaqësues i jahteve luksoze Azimut dhe Benetti, ndërsa faqja zyrtare e kompanisë e përshkruan si një prej pionierëve të tregut izraelit të jahteve dhe aktiv në këtë industri që prej vitit 1995.

    Kështu bien edhe tre muret e tjerë të skemës formale. Nathan Lawrence Ltd, Yebogogo dhe Ori Eyal Ltd nuk përfaqësojnë tre rrethe të ndryshme kapitali. Ato çojnë te familja Nathan dhe ortaku historik Amir Eyal, një grup biznesi që punon së bashku prej dekadash.

    Në JET Holdings ata futen së bashku dhe marrin së bashku saktësisht 12.4%. Pikërisht aq sa Sanilevich mban përmes Israel Albania Holdings. Vetëm shifra nuk do të thoshte shumë; ajo merr tjetër peshë kur shihet bashkë me historinë e njerëzve pas kompanive dhe me urën që e çon grupin Nathan–Eyal përsëri te Sanilevich.

    Lawrence Nathan shfaqet në një kompani të Sani Sanilevich

    SeatID ishte një kompani teknologjike e bashkëthemeluar nga Sani Sanilevich, ku ai figuron edhe si kryetar. Profili historik i kompanisë e rendit Lawrence Nathan, së bashku me Aviram Jenik, te investitorët e mëparshëm. Kjo gjurmë vendos emrin e Nathan në të njëjtin rreth sipërmarrjeje me Sanilevich shumë vite përpara se të dy emrat të afroheshin përsëri përmes strukturës së JET Bank.

    Rëndësia e kësaj lidhjeje është te kronologjia. Lawrence Nathan nuk shfaqet për herë të parë pranë rrethit të Sanilevich në projektin shqiptar të vitit 2025. Gjurmët e tyre takohen më herët, ndërsa te JET Nathan hyn bashkë me kompaninë e Dennis Nathan dhe me atë të Amir Eyal, ortakut të tij prej dekadash.

    Këtu mbyllet edhe pjesa e fundit e 28.5%. Sanilevich ka drejtpërdrejt 12.4% përmes Israel Albania Holdings, ndërsa drejtuesja operative e kompanisë së tij, Elle Hefets Goren, kontrollon përmes DON Albania edhe 3.7%. Tre kompanitë e mbetura, që së bashku mbajnë 12.4%, çojnë te i njëjti rreth Nathan–Eyal, ndërsa Lawrence Nathan shfaqet në historinë e investitorëve të kompanisë të bashkëthemeluar nga Sanilevich.

    Totali është 28.5% dhe, kur hapen emrat pas kompanive, copëzimi formal i aksioneve humbet shumë nga kuptimi që krijon në pamje të parë.

    Pesë kompani në letra, rrethi i Sanilevich pas 28.5%

    Struktura e JET Holdings e paraqet 28.5% si kapital të shpërndarë mes pesë kompanive izraelite. Dokumentet e pronësisë, regjistrimet e kompanive, adresat dhe marrëdhëniet e njerëzve pas tyre nxjerrin një përqendrim shumë më të madh.

    Kështu, 28.5% i kapitalit të JET Holdings del si pjesa e rrethit të ngushtë të biznesit të Sani Sanilevich. Pesë kompani të ndryshme në tabelën e aksionarëve përfundojnë, pasi zbërthehen pronarët dhe marrëdhëniet mes tyre, te një numër shumë më i vogël njerëzish që njihen, punojnë dhe kanë investuar brenda të njëjtit rreth biznesi.

    Vijon me: Kush fshihet pas Constador dhe Idan Avishai

    Pjesa tjetër e pronësisë së JET Bank është edhe më e përqendruar. 71.52% e JET Holdings kalon përmes Constador Ltd te Idan Avishai, njeriu që e nisi JET Albania si pronar 100% në korrik 2025. Kronologjia është e ngjeshur: JET Albania krijohet më 8 korrik, Constador lind në Qipro më 30 korrik, ndërsa vetëm një ditë më pas Avishai largohet nga administrimi dhe bordi i kompanisë shqiptare. Në janar 2026 ai ia kalon 100% të aksioneve direkte Jet Holdings B.V. për 972 mijë lekë, por kontrolli ekonomik nuk humbet; zhvendoset një kat më lart, përmes Constador.

    Pas Avishait del një rreth i vjetër nga industria e tregtimit financiar në internet. Në britaniken Globe Wise Marketing, Avishai dhe Remzi Buğra Şengül janë regjistruar si persona me ndikim ose kontroll të rëndësishëm. Vite më pas, Şengül shfaqet në drejtimin e GCM Yatırım, bashkë me Robert Ryan Rudolph dhe Philippe Edgar Meyer. Në dhjetor 2025, pikërisht Rudolph dhe Meyer emërohen në Këshillin e Administrimit të JET Albania. Një linjë e vjetër njerëzish nga tregjet financiare përfundon kështu brenda bordit të bankës së re shqiptare.

    Një tjetër degë kalon drejtpërdrejt nga Constador te Fortrade. Drejtori i Constador, Louis Grant Silver, është njëkohësisht drejtor i Fortrade Limited në Britani. Fortrade është firmë financiare e autorizuar në Britani, ndërsa në vitin 2018 AMF paralajmëroi publikisht se shoqëria që u ofronte instrumente financiare klientëve shqiptarë nuk ishte e licencuar nga autoriteti shqiptar për shërbime investimi në vend. /Pamfleti

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.