Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Izraeliti merr monopolin Online me Jet Bank, firmos Gent Sejko! Roli i Fatbardha Rino

    Izraeliti merr monopolin Online me Jet Bank, firmos Gent Sejko! Roli i Fatbardha Rino

    Aktualitet Nga InfoNews25.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Izraeliti merr monopolin Online me Jet Bank, firmos Gent Sejko

    Banka e Shqipërisë ka licensuar Jet Bank modelin 100% digjital duke marrë kështu monopolin e bankimit online.

    Reklamë

    Në vijim, Jet Bank do të hyjë në një fazë testimi paraprak, gjatë së cilës banka do të jetë e aksesueshme për një grup të përzgjedhur përdoruesish. Por kush janë të përzgjedhurit? Kush do e ketë akses dhe pse pikërisht personat e përzgjedhur? Kjo ende nuo dihet.

    Sipas bankës së Shqipërisë JET Bank është banka e parë që synon të operojë tërësisht në mënyrë digjitale në Shqipëri, pa degë fizike, në kuadër të strategjisë më të gjerë për digjitalizimin e pagesave dhe nismës “Cashless Albania 2030”.

    JET Bank zotërohet 100% nga shoqëria “Jet Holdings B.V.” në Holandë dhe se përfituesi kryesor është investitori izraelito‑britanik Idan Avishai.

    Por a janë verifikuar përshtatshmëria e aksionerëve, ligjshmëria e burimit të fondeve dhe respektimi i kërkesave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nga Banka Jet?

    Duke qënë se është një bankë tërësisht Online të dhënat e klientëve a do të ruhen brenda standardeve të BE‑së, në përputhje me rregulloren europiane të mbrojtjes së të dhënave?

    Institucioni nuk jep një shifër të saktë për kapitalin e investuar deri tani, nuk shpjegon detajisht burimin konkret të kapitalit përtej formulimit të përgjithshëm “burime të ligjshme”, dhe nuk zbardh strukturën e plotë të gjashtë shoqërive aksionere pas Jet Holdings, të cilat sipas raportimeve janë krijuar së fundmi dhe pa histori të gjatë aktiviteti.

    Po kështu, nuk ka një adresim specifik për dyshimet mbi transparencën e aksionarëve, kufizimin e informacionit publik për drejtuesit, apo për mundësinë e ndikimeve politike dhe lobimit në procesin e licencimit, çka ishin pyetje të drejtpërdrejta të adresuara.

    Banka e Shqipërisë thekson se JET Bank ka vetëm miratim paraprak dhe nuk është ende operative; brenda 12 muajve banka duhet të depozitojë kapital minimal prej të paktën 1 miliard lekësh, të plotësojë të gjitha kërkesat teknike, rregullatore dhe të qeverisjes së brendshme, e vetëm më pas Këshilli Mbikëqyrës do të vendosë për licencën përfundimtare.

    Megjithatë, mbetet pa një përgjigje konkrete pyetja nëse do të ketë raporte periodike të veçanta publike për performancën dhe përputhshmërinë e JET Bank, si dhe pse në këtë rast informacioni publik për aksionarët dhe drejtuesit është më i kufizuar se zakonisht.
    Kështu, ndërsa Banka e Shqipërisë konfirmon linjën zyrtare të sigurisë rregullatore dhe rëndësinë strategjike të bankës së parë plotësisht digjitale, një pjesë e shqetësimeve të ngritura sidomos ato mbi transparencën e pronësisë, burimin konkret të kapitalit dhe trajtimin e barabartë me aplikantë të tjerë mbeten pa përgjigje të drejtpërdrejtë, duke lënë ende hapësirë për debat publik mbi këtë projekt të ri në tregun bankar shqiptar.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.