Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Inertet e hotelit hidhen në plazhin e Gjilekës në Dhërmi, arrestohet inxhinieri, bllokohet objekti

    Nga InfoNews05.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një inxhinier ndërtimi u arrestua nga policia, pasi u zbulua se në vijën bregdetarë të Gjilekës në Dhërmi, po hidheshin mbetje inerte nga ndërtimi i një hoteli në këtë zone, objekt i cili u bllokua.

    Inxhinieri i subjektit ndërtues Auren Dhono 26 vjeç, u arrestua për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

    Po ashtu policia kontastoi se dhe në disa vila banimi përreth hotelit ende me punime, ishin futur banorë pa përfunduar certifikimi i tyre nga autoritetet.
    Si hoteli dhe vilat e banimit mësohet të jenë të ndërtuesit Ilir Trebicka.

    “Shkaktuan ndotje në plazhin e Gjilekës, duke hedhur mbetje inerte nga ndërtimi i një objekti hotelerie në këtë zonë, arrestohet inxhinieri i subjektit ndërtues.

    Në bashkëpunim me AZHT dhe IKMT, bllokohet objekti në ndërtim dhe vilat përreth tij, në disa prej të cilave ishin futur banorë pa përfunduar procesi i çertifikimit.

    Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ushtruan kontroll në një subjekt ndërtues në vendin e quajtur Gjilekë, Drimadhë, fshati Dhërmi, ku po ndërtohen objekte hotelerie dhe banimi, me leje të miratuar.

    Gjatë kontrollit u konstatuan shkelje mjedisore dhe administrative, konkretisht:

    * Depozitimi i mbetjeve inerte ndërtimi në afërsi të objektit dhe në vijën bregdetare, duke sjellë ndotje të ambientit përreth;
    * Përdorimi i objekteve banimi pa çertifikim për strehim të banorëve, në një fazë kur ende nuk ishin përfunduar punimet dhe procedurat ligjore për vënien në funksion të tyre.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Dh., 26 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues i këtij projekti ndërtimor, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

    Gjithashtu, nga ana e IKMT-së u mbajt procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes administrative dhe u bë bllokimi i objektit, deri në marrjen e masave për eliminimin e të gjitha shkeljeve ligjore të konstatuara.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

    Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për të garantuar zbatimin e ligjit, veçanërisht në mbrojtjen e mjedisit dhe zonave turistike nga çdo veprim i paligjshëm që dëmton territorin dhe burimet natyrore”,- njoftoi policia.

    Dhërmi Gjilekë Ilir Trebicka
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.