Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Ilirian Celibashi e fut SPAK-un në xhep? Tenderi fitohet nga i pandehuri Gëzim Hoxha i skandalit të AKSHI-t

    Ilirian Celibashi e fut SPAK-un në xhep? Tenderi fitohet nga i pandehuri Gëzim Hoxha i skandalit të AKSHI-t

    Aktualitet Nga InfoNews14.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pronari i kompanisë “FIRST” sh.p.k, Gëzim Hoxha, është sipas SPAK një ndër aktorët e mega skandalit të abuzimit me qindra milionë euro të fondeve të AKSHI-t, i cili kishte shërbyer si pjesë e rrjetit të kompanive të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit për të orientuar tenderët te personazhet që ishin pranë tyre, duke prishur konkurrencën dhe duke rritur fondet limit me qëllim përfitimin e shumave të mëdha parash përmes kësaj skeme.

    Për shkak të fakteve të gjetura nga shqyrtimi i dosjeve të tenderëve dhe dëshmive të punonjësve, përfshirë edhe atë të Daniel Shimës, prokurori Bledar Maksuti i kërkoi GJKKO-së masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” deri në përfundimin e hetimeve, pasi gjatë hetimit mund të gjenden fakte të reja.

    Reklamë

    Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Gëzim Hoxhën të marrë tenderë të tjerë publikë.

    SKYWEB.AL ka konsultuar dokumentacionin e tenderit “Auditim dhe mirëmbajtje për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS) në KQZ”, ku rezulton se kompania “FIRST” sh.p.k është shpallur fituese, edhe pse ka bërë ofertën më të lartë.

    Bëhet fjalë për një nga tenderët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me objekt “auditim dhe mirëmbajtje për sistemin e menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS) në KQZ”.

    Kjo kompani ka ofruar 12,280,700 lekë pa TVSH, ndërsa në garë ka qenë edhe një kompani tjetër e quajtur “Idealdevs Corporation”, e cila ka ofruar 9,999,900 lekë me TVSH, por është skualifikuar me argumentin se nuk përmbush kriteret për përvojë të ngjashme .

    Në procedurë ka marrë pjesë edhe kompania “SINTEZA CO”, e cila nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe është skualifikuar .

    Kështu, në fund të procedurës, kompania “FIRST” është shpallur fituese me ofertën më të lartë nga ato të vlefshmet .

    Rezulton se Gëzim Hoxha është vëllai i Ferit Hoxhës, ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

    Sipas të dhënave të siguruara nga SKYWEB.AL, ai ka një raport të ngushtë me kupolën drejtuese të KQZ-së, pasi në një procedurë tjetër, për të cilën SKYWEB.AL ka raportuar më herët, Sekretarja e Përgjithshme e KQZ-së, Jona Josifi, dyshohet se ka bërë një shkelje ligjore duke vlerësuar me pikë maksimale ofertën e kompanisë “Intellisoft”, me pronar Hoxhën, pa qenë anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Kjo çështje është aktualisht në shqyrtim në KPP dhe SKYWEB.AL do të vijojë ndjekjen e saj.

    Ka të dhëna se pas kompanisë që në letra mban emrin e Gëzim Hoxhës fshihen familjarë të drejtuesve të KQZ-së, ku tashmë dyshohet se “nderi” te “Intellisoft” po shpërblehet me një tjetër tender për kompaninë “FIRST”.

    Gëzim Hoxha te skandali AKSHI

    Në dosjen e AKSHI-t detajohet edhe dëshmia e vetë Gëzim Hoxhës, i cili ka deklaruar se kompania e tij ka përfituar procedura prokurimi me vlera të larta, përfshirë edhe një tender prej rreth 60 milionë eurosh .

    Sipas kësaj dëshmie, ai ka pasur bashkëpunim me kompani të tjera dhe ka qenë pjesë e një mekanizmi që përfshinte përfitimin e fondeve publike përmes procedurave të dyshuara si të paracaktuara .

    Në të njëjtën dosje thuhet se “Gëzim Hoxha ka rol aktiv në pjesëmarrjen dhe përfitimin e paligjshëm të procedurave të prokurimit, të cilat diktohen nga shtetasit e sipërpërmendur. Ai ka kredituar shuma të konsiderueshme” .

    Gëzim Hoxha po ashtu ka regjistruar te parajsa fisjale Duran Tech Park kompani si “CyberMind Labs” dhe “Box Artificial Logic”, ndërsa në të njëjtën skemë janë përfshirë edhe aktorë të tjerë të lidhur me dosjen e AKSHI-t .

    Plani i grupit të AKSHI-t ishte të transferonin paratë te kompanitë e reja të hapura te Durana Tech Park me qëllim shmangien e taksave.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.