Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqipëria bëhet gati për…mish laboratori

    18.11.2026

    Çmimi i arit në rënie të lirë…edhe sot humb 3% të vlerës

    18.11.2026

    Demenca: Sa më shumë dhëmbë humbasim, aq më i madh rreziku për problemet me kujtesën

    18.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Pa kategorizuar»Igli Tare në SPAK, mohon dyshimet për favorizime dhe sqaron raportin me Belinda Ballukun: Shoqe fëmijërie, shtëpinë e bleva me bankë

    Igli Tare në SPAK, mohon dyshimet për favorizime dhe sqaron raportin me Belinda Ballukun: Shoqe fëmijërie, shtëpinë e bleva me bankë

    Pa kategorizuar Nga InfoNews04.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Igli Tare në SPAK, mohon dyshimet për favorizime dhe sqaron raportin me Belinda Ballukun: Shoqe fëmijërie, shtëpinë e bleva me bankë

    TIRANË – Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshime të ngritura ndaj zyrtares së lartë Belinda Balluku.

    Reklamë

    Sipas informacioneve të bëra publike, Tare ka deklaruar para hetuesve se një apartament tip dupleks me sipërfaqe 103 metra katrorë është blerë prej tij në vitin 2018, përmes një kontrate noteriale dhe me transaksione të kryera nëpërmjet sistemit bankar.

    Më tej, ai ka sqaruar se me Belinda Ballukun ka marrëdhënie miqësore prej fëmijërisë, një fakt që, sipas tij, njihet gjerësisht në Tiranë. Tare ka deklaruar se edhe familjet e tyre kanë lidhje miqësore dhe frekuentohen prej vitesh. Në këtë kontekst, ai ka shpjeguar se i ka thënë mikeshës së tij se mund të përdorte banesën së bashku me fëmijët gjatë periudhave të pushimeve.

    Lidhur me pretendimet për favorizime, Tare ka kundërshtuar çdo lidhje me procedurat që po verifikohen. Sipas tij, procedura e përmendur në Albcontrol daton në vitin 2014 dhe nuk ka lidhje me pretendimet aktuale.

    “Me sa jam informua bëhet fjalë për një procedurë të para 12 vitesh, e cila është e parashkruar dhe pa asnjë lidhje me atë që po hamendësohet”, mësohet të ketë deklaruar ai.

    Tare ka shprehur gjithashtu qëndrimin se nuk mund të hidhen akuza apo të cenohet imazhi i një figure publike mbi bazën e dyshimeve të paprovuara, duke këmbëngulur se çdo veprim i tij është kryer në përputhje me ligjin.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Pa kategorizuar

    Kapet i plagosur këngëtari Leumasi, një në pranga, një në kërkim

    26.09.2026
    Pa kategorizuar

    Ndihmuan trafikantin Dritan Rexhepi, Ekuadori kap 8 persona

    23.09.2026
    Pa kategorizuar

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    22.09.2026
    Pa kategorizuar

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026
    Pa kategorizuar

    Mori para borxh dhe iku në Angli, të riut i merret peng dhe i dhunohet vëllai në Velipojë, policia nis hetimet

    10.09.2026
    Pa kategorizuar

    Kush fshihet pas sulmit ndaj Euronews Albania?

    05.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shqipëria bëhet gati për…mish laboratori

    18.11.2026

    Çmimi i arit në rënie të lirë…edhe sot humb 3% të vlerës

    18.11.2026

    Demenca: Sa më shumë dhëmbë humbasim, aq më i madh rreziku për problemet me kujtesën

    18.11.2026

    Nga ora 06:00 deri në 09:00, periudha kur rreziku për goditje në tru rritet ndjeshëm

    18.11.2026

    Keni shënimin ”PP” në Pasaportë? Mos u shqetësoni…ja kuptimi i saj

    18.11.2026
    Më të lexuarat

    900 mijë ton grurë e misër hynë nga Serbia në Shqipëri, asnjë verifikim për cilësinë…

    Aktualitet Nga InfoNews17.11.20260

    Serbia kryeson importet e drithërave në Shqipëri me 890 mijë tonë në gjashtë vite, KLSH…

    EKSKLUZIVE/ Flori super i pastër, ora Richard Mille, tufa me euro dhe drogë: SPAK “çmendet” nga bisedat e grupit Çela-Çopja

    17.11.2026

    SKANDALI i ndotjes në Elbasan, KLSH: 1.5 milion tonë mbetje me metale të rënda, pa plan për zgjidhjen e problemit

    15.11.2026

    Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

    15.11.2026

    SKANDALI! 430 mijë tonë grurë dhe drithëra hyjnë në Shqipëri, kontrolli vetëm me sy, mungojnë paisjet elementare

    16.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.