Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Gjykata e Lartë rikthen çështjen Zarka për rishqyrtim në Apel

    Gjykata e Lartë rikthen çështjen Zarka për rishqyrtim në Apel

    Aktualitet Nga InfoNews15.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gjykata e Lartë rikthen çështjen Zarka për rishqyrtim në Apel

    Gjykata e Lartë vendosi të enjten, më 15 janar, prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me çështjen penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”.

    Vendimi erdhi pas rekursit të ushtruar nga Zarka dhe SPAK kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që prishi vendimmarrjen e Shkallës së Parë dhe e riktheu për gjykim çështjen, pasi çmoi se provat tregojnë se të pandehurit në këtë çështje kishin vepruar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal.

    Reklamë

    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni, vendosi në dhomë këshillimi prishjen e vendimit të Apelit dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim në po këtë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

    Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Klodian Braho, u pajtuan me vendimin e Shkallës së Parë, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, e dënoi ish-prokurorin Aurel Zarka me 2 vjet e 8 muaj burg. Ata nuk ushtruan ankim në Apel, por ishte vetë Zarka, i cili këmbënguli në pafajësi dhe e apeloi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

    Apeli i Posaçëm shkoi më tej, duke e gjetur të gabuar cilësimin nga ana e SPAK-ut dhe tre gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyrën e bashkëpunimit të Zarkës me tre të bashkëpandehurit dhe me persona të tjerë që nuk janë marrë nën hetim. SPAK dhe Shkalla e Parë vlerësuan se bashkëpunimi ishte i thjeshtë me rrethana rënduese.

    Por, sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se katër të pandehurit Aurel Zarka, Erjona Daupaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi kishin vepruar si grup i strukturuar kriminal.

    Apeli vlerësoi se në të pestë rastet e kryerjes së veprave penale nga i pandehuri Zarka kanë bashkëpunuar respektivisht jo më pak se 3 dhe 4 persona, duke përmbushur parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Kodit Penal, lidhur me grupin e strukturuar kriminal.

    Prokurori Zarka dhe personat e tjerë të pandehur akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar, si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

    Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove “cash” të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

    Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

    Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky ECC, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit, dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Aktualitet

    Ndryshon tatimi mbi pagat, për herë të parë normë 32% për të ardhurat mbi 8 mln lekë në vit!

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Ndryshe numri bllokohet…si e çoi Vodafone Albania rimbushjen minimale në 500 lekë! AKEP në gjumë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.