Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Në kërkim nga SPAK, kapet në Ksamil ‘Vis Korçari’, çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë

    21.06.2026

    Vrasje me thikë në Rrogozhinë, i riu i merr jetën fqinjit

    20.06.2026

    Dosja e SPAK: Kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

    20.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Gjergji Taho, administratori i Paysera Albania drejton edhe Durana Tech Park

    Nga InfoNews17.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gjergji Taho, administratori i Paysera Albania drejton edhe Durana Tech Park

    Një problem i hershëm të qeverisjes në Shqipëri është rikthyer në vëmendje: kufiri i paqartë mes funksioneve publike dhe interesave private. Gazetari Sokol Bregu ka bërë një akuzë duke vënë në qendër të debatit një figurë që, sipas të dhënave zyrtare, rezulton të mbajë njëkohësisht role drejtuese në subjekte publike dhe të kontrollojë kompani private me peshë të konsiderueshme financiare, duke ngritur dyshime serioze për konflikt interesi.

    Bëhet fjalë për Gjergji Tanon, i cili, sipas Sokol Bregut, është kryetari i komisionit për dhënien e licencave për baste. Por, ndodhet në një konflikt të hapur interesi, për shkak të përfshirjes së tij në disa subjekte ekonomike private dhe publike me ndikim të drejtpërdrejtë financiar dhe rregullator.

    Sipas deklaratës së Bregut, i njëjti person është administrator i “Durana Tech Park”, ndërkohë që zotëron dhe kontrollon edhe kompani private, përfshirë një nga operatorët më të mëdhenj të shërbimeve të pagesave online në Shqipëri, “Paysera Albania”.

    “Kryetari i komisionit të dhënies së licencave për baste është edhe administratori i “Durana Park”. Nuk është vetëm administratori i “Durana Park”. Ka edhe kompaninë e lëvizjes së parave online më të madhe në Shqipëri. I “Paysera Albania”. Është në konflikt të pastër interesi”, tha Sokol Bregu.

    Zinxhiri i pronësisë private

    Të dhënat zyrtare të Opendata Albania, të nxjerra nga Zoom.al, tregojnë se Gjergji Taho është administrator dhe zotërues 100% i shoqërisë BWB sh.p.k (Best Way to Balkans), e themeluar në vitin 2014. Kjo shoqëri operon në një gamë shumë të gjerë aktivitetesh, nga telekomunikacioni dhe teknologjia e informacionit, te marketingu, publiciteti dhe platformat web.

    BWB sh.p.k rezulton gjithashtu shoqëri mëmë e “Paysera Albania”, ku zotëron 80% të kuotave. Paysera Albania është themeluar në vitin 2020 dhe ushtron aktivitet në fushën e shërbimeve të pagesave dhe lëvizjes së parave online. Edhe pse Paysera Albania ka administrator formal një person tjetër, kontrolli ekonomik i saj ushtrohet indirekt nga Gjergji Taho, përmes BWB sh.p.k.

    Të dhënat financiare tregojnë se BWB ka realizuar xhiro shumë të larta ndër vite, deri në mbi 8 miliardë lekë në vit, duke e renditur atë ndër shoqëritë private me peshë të konsiderueshme financiare në treg.

    Roli në Durana Tech Park, një entitet publik

    Paralelisht me aktivitetin privat, Gjergji Taho rezulton administrator i “Durana Tech Park”, një shoqëri aksionare e themeluar në shkurt 2025. Ndryshe nga kompanitë e mësipërme, Durana Tech Park është një entitet me pronësi 100% publike, në varësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila administrohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

    Durana Tech Park ka si objekt menaxhimin, ndërtimin dhe operimin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor në zonën e Xhafzotajt, Shijak, një projekt strategjik i mbështetur me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave dhe me transferim pasurish shtetërore.

    Në këtë shoqëri, Gjergji Taho ushtron funksion administrativ në një strukturë publike, e cila ka detyrime për përputhshmëri ligjore, financiare dhe rregullatore, si dhe rol në përzgjedhjen e përdoruesve dhe partnerëve të parkut.

    Thelbi i akuzës për konflikt interesi

    Sipas deklaratës publike të Sokol Bregut, problemi nuk qëndron vetëm te shumësia e roleve, por te fakti se i njëjti person kontrollon njëkohësisht:

    • kompani private me aktivitet financiar dhe teknologjik,
    • një shoqëri pagesash online

    Nëse, siç pretendohet, ai ushtron ose ka ushtruar edhe funksion vendimmarrës në komisione shtetërore për licencimin e basteve, atëherë krijohet një ndërthurje e drejtpërdrejtë mes pushtetit rregullator dhe interesave private, çka përbën bazë për konflikt interesi sipas legjislacionit shqiptar.

    Çfarë mbetet për t’u sqaruar

    Nga të dhënat faktike rezulton qartë se i njëjti person zotëron dhe kontrollon më shumë se një kompani private, si dhe ushtron funksione administrative në një shoqëri publike. Ajo që mbetet për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse është:

    • roli konkret i tij në vendimmarrje publike,
    • nëse ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në dhënien e licencave apo autorizimeve,
    • dhe nëse këto vendime kanë prekur interesa ku ai ka përfitim ekonomik.

    Vetëm një hetim institucional mund të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me shkelje ligjore apo me një situatë që, ndonëse formalisht e ligjshme, ngre pikëpyetje serioze mbi etikën dhe transparencën në ushtrimin e funksioneve publike./ Zoom.al

    administratori i Paysera Albania drejton edhe Durana Tech Park Gjergji Taho
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Në kërkim nga SPAK, kapet në Ksamil ‘Vis Korçari’, çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë

    21.06.2026
    Aktualitet

    Vrasje me thikë në Rrogozhinë, i riu i merr jetën fqinjit

    20.06.2026
    Aktualitet

    Dosja e SPAK: Kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

    20.06.2026
    Aktualitet

    Si i pastroi paratë Shpëtim Aliu? Roli i kompanive “Aliu Road House”, “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas” në Hamallaj

    20.06.2026
    Aktualitet

    Arrestohet në USA shqiptari John Alite! Ish-anëtari i mafias Gambino

    20.06.2026
    Aktualitet

    E pa dëgjuar në Shqipëri! Si u kap Ilir Shtufi? I nisi agjentit të BKH vendndodhjen: Jam në Selanik…

    19.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Në kërkim nga SPAK, kapet në Ksamil ‘Vis Korçari’, çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë

    21.06.2026

    Vrasje me thikë në Rrogozhinë, i riu i merr jetën fqinjit

    20.06.2026

    Dosja e SPAK: Kompania me humbje që u kthye në ndërtuese të rezidencave luksoze në Hamallaj

    20.06.2026

    Si i pastroi paratë Shpëtim Aliu? Roli i kompanive “Aliu Road House”, “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas” në Hamallaj

    20.06.2026

    Arrestohet në USA shqiptari John Alite! Ish-anëtari i mafias Gambino

    20.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    Gol në Austri! Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

    16.06.2026

    Goditet grupi i Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit, trafikuan 50 tonë kokainë

    16.06.2026

    50 ton kokainë ose 1.5 miliard euro! Luks i çmendur në Shqipëri, çfarë iu kap grupit të Salvador Aliut

    16.06.2026

    EMRAT/ Miliona euro zhvatje me Call Center! 7 persona në pranga!

    17.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.