Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Uncategorized»FLUX FUSION “prestanome” e trafikantëve, kompania e mohon! SPAK: Pronarët janë Elton Mehmeti dhe nipat e Mirit të Xhikës

    FLUX FUSION “prestanome” e trafikantëve, kompania e mohon! SPAK: Pronarët janë Elton Mehmeti dhe nipat e Mirit të Xhikës

    Uncategorized Nga InfoNews17.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    FLUX FUSION “prestanome” e trafikantëve, kompania e mohon! SPAK: Pronarët janë Elton Mehmeti dhe nipat e Mirit të Xhikës

    Nga NewsBomb.al

    Reklamë

    Kompania e automjeteve elektrike “FLUX FUSION” ka dalë me një deklaratë publike, duke akuzuar mediat se kanë shtrembëruar raportimet e Prokurorisë së Posaçme, për lidhjen e saj me narkotrafikantët e goditur pak ditë më parë nga SPAK.

    Sipas saj, ndaj shoqërisë Flux Fusion nuk ekziston asnjë akuzë, procedim penal, masë sigurimi apo vendim gjyqësor që të justifikojë pretendimet e publikuara në disa media, sepse ata pretendojnë se ushtrojnë aktivitetin në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar.

    “Për këtë arsye, çdo informacion që synon të krijojë lidhje ose përgjegjësi ndaj shoqërisë pa fakte të verifikuara dhe pa akte zyrtare të autoriteteve kompetente është i pabazuar. Informimi i publikut mbi çështje me interes të lartë duhet të mbështetet në të dhëna të verifikuara dhe në paraqitjen e saktë të rrethanave të çdo rasti”, thotë kompania.

    Mirëpo, në dosjen e Prokurorisë së Posaçme e cila tashmë ka rrjedhur në media, tregohet një realitet tjetër, krejt i ndryshëm nga ai që pretendon “FLUX FUSION”, kompani mëmë përfaqësuese e “AUTO FUSION PLUS”, etj.

    “Në datën 19.09.2024, ora 19:32, Erjon Rama telefonon shtetasin Aleksandër Sporeja dhe i kërkon një çelës të një makinë ID6 dhe shtetasi Aleksandër Sporeja i përgjigjet që është te kutia. Bazuar në këtë bisedë dhe nisur ncga fakti se “Auto Fusion Plus” ka në pronësi mjete të tipit ID4, arsyeshëm lind dyshimi se personi nën hetim Erjon Rama përdor mjetet e shoqërisë “Auto Fusion Plus”.

    Në datën 24.09.2024, ora 13:02, Erjon Rama komunikon sërish me shtetasin Aleksandër Sporeja, të cilit i thotë që te Godina e Procredit Bank, në katin e dytë është zyra e noterit, të cilit i referohet Ermali. Dyshohet se shtetasit komunikojnë lidhur me noterin Ermal Hamzai”, thotë SPAK.

    Nga verifikimet në dosje, dokumentohet fakti se me kontratën e nënshkruar pranë noterit Ermal Hamzai, me nr. rep. 7295 dhe nr. kol. 4781, e datës 24.09.2024, shtetasi Aleksandër Hektor Sporeja u shet shtetasve Brizida Kozma Jano dhe Erjon Besnik Rama, respektivisht nga 25% të kapitalit që zotëron në shoqërinë e tij “Auto Fusion Plus” sh.p.k. Kuotat ndahen si vijon: Aleksandër Sporeja 50%, Brizidia Jano 25% dhe Erjon Rama 25%”, thotë dosja.

    Prokuroria e Posaçme ka mundur të përgjojë edhe komunikimet e Elton Mehmeti me punonjës të kompanisë “FLUX FUSION”, në të cilat palët bisedojnë për blerjen e një makine. Elton Mehmeti është lidhje e vëllezërve Erjon dhe Adrian Rama, të cilat janë nipat e Mirit të Xhikes, të gjithë të përfshirë në trafikimin e tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë.

    Sipas SPAK, të ardhurat prej miliarda lekësh të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, janë injektuar në bizneset e Tiranës, si makina me qira, kulla banimi dhe shërbimi, kompani, etj.

    FLUX FUSION "prestanome" e trafikantëve të kokainës,

    Disa nga automjetet e FLUX FUSION te listuara nga SPAK

    “Menjëherë pas telefonatës, Elton Memeti i dërgon mesazh D.M (punonjës i kompanisë së makinave, anonimizuar nga redaksia) numrin e telefonit “+355 69 822 9999” dhe emrin “Sandri”. Pas verifikimeve, rezulton se numri i telefonit +355 69 822 9999 përdoret nga Aleksandër Sporeja.

    Nga analiza e komunikimeve të zhvilluara nga personi nën hetim Elton Memeti vlerësohet me interes fragmenti ku D.M e pyet lidhur me një mjet Audi E-tron dhe personi nën hetim shprehet “na vinë këto ditë”, duke deduktuar logjikisht se mjetet janë të shoqërisë dhe shoqëria është në fakt e personave nën hetim Elton Memeti, Adrian Rama dhe Erjon Rama, kjo mbështetur dhe në komunikimet që kanë kryer personat nën hetim Adrian Rama dhe Erjon Rama, një pjesë e të cilave, janë si vijon:

    Në datën 06.11.2024, ora 22:43, Erjon Rama komunikon me numrin e telefonit 355698229999 (Aleksandër Sporeja) dhe i kërkon të flasë me shoferët lidhur me portofol që i ka humbur një shtetasje që ka udhëtuar me taksitë e shoqërisë. Gjatë komunikimit, personi nën hetim Erjon Rama shprehet “ka karta të huaja dhe na interesojnë vetëm kartat, lekët i rimburson kompania”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

    © Newsbomb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Kapet i plagosur këngëtari Leumasi, një në pranga, një në kërkim

    26.09.2026
    Uncategorized

    Ndihmuan trafikantin Dritan Rexhepi, Ekuadori kap 8 persona

    23.09.2026
    Uncategorized

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    22.09.2026
    Uncategorized

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026
    Uncategorized

    Kush fshihet pas sulmit ndaj Euronews Albania?

    05.09.2026
    Uncategorized

    Mjeshtri i arratisjeve! Kapet në Spanjë Taulant Toma

    26.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.