EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel
Një operacion i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka çuar në arrestimin e një 40-vjeçari në zonën e Fushë-Krujës.
I arrestuari është Adrian Gjebeshi, i njohur edhe me mbiemrin Merlika. Sipas të dhënave paraprake, ndërhyrja e policisë është kryer në ambientet e Hotel Forest, në Fushë-Krujë.
Gjatë kontrollit, policia dyshohet se ka sekuestruar një armë zjarri, një jelek antiplumb dhe rreth 20 mijë euro.
Mësohet se operacioni është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pa praninë e strukturave të Komisariatit të Policisë Krujë. 40-vjeçari rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë. Sipas informacioneve paraprake, ai është arrestuar edhe vite më parë në lidhje me një ngjarje të dyshuar për tentativë vrasjeje.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e rastit, ndërsa materialet procedurale pritet t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Të dhënat janë paraprake dhe përgjegjësia penale e personit të arrestuar do të përcaktohet vetëm nga organet e drejtësisë.

