Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Sherr mes turqve në Sauk! Plagoset një person

    09.03.2026

    Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, i bën cirk policisë së Shkodrës

    09.03.2026

    Një ishull tërësisht privat: Përmasat reale të projektit në Sazan

    09.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Parkimet dysh! Ja si do të funksionojë ‘’burgu’’, nuk e pësojnë të gjithë…

    Nga InfoNews13.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Burime për InfoNews, bëjnë me dije, se parkimet dysh, jo të gjitha do të cilësohen si ‘’bllokim i qarkullimi’’.

    Secili efektiv që do të konstatojë automjete të parkuara në mënyrë të parregullt në rrugë, përbri një makine të parkuar anë rrugës, do të vijojë me proceduart normale të kodit rrugor që parashikohet me gjoba.

    Ndërkohë në rast se automjetet e parkuara dysh do të bëhen arsye për pengimin e mjeteve si zjarrfikëse, ambulancat, policinë, shërbime të tjera të institucioneve apo bllokimin total të qarkullimit, bllokimin total të rrugës për këmbësorë, apo situata të ngjashme, policia do ta referojë çështjen në prokurori sipas nenit 293 të Kodit Penal, i cili citon: “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

    Më pas do të jetë Prokuroria, që duke analizuar situatat, pamjet filmike, por edhe dëshmitë, do të vendosë nëse shoferi I referuar nga policia do të ndiqet apo jo penalisht sipas nenit 293 të Kodit Penal.

    Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht – tha në një deklaratë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda.

    “Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj”, vijoi Proda.

    Aktualisht, këta drejtues që i parkojnë keq makinat dhe bëhen shkak për bllokimin e rrugës ndëshkohen me gjobë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë ose me largimin e mjetit me karrotrec, por pavarësisht masave të shumta administrative të vendosura nga policia, shkelja sërish është përsëritur.

    parkimet dysh Policia
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Sherr mes turqve në Sauk! Plagoset një person

    09.03.2026
    Aktualitet

    Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, i bën cirk policisë së Shkodrës

    09.03.2026
    Aktualitet

    Një ishull tërësisht privat: Përmasat reale të projektit në Sazan

    09.03.2026
    Aktualitet

    Pse hesht Wolt Albania?

    09.03.2026
    Aktualitet

    Skllavëria moderne e motoristëve tek Wolt Albania në Tiranë

    09.03.2026
    Aktualitet

    Kush i shpëton SPAK? Mbi 3 mijë telefona u përgjuan…ja çfarë ndodh në 2026

    09.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Sherr mes turqve në Sauk! Plagoset një person

    09.03.2026

    Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, i bën cirk policisë së Shkodrës

    09.03.2026

    Një ishull tërësisht privat: Përmasat reale të projektit në Sazan

    09.03.2026

    Pse hesht Wolt Albania?

    09.03.2026

    Skllavëria moderne e motoristëve tek Wolt Albania në Tiranë

    09.03.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Skandali i Nadir Çaushollit, kush është administratori i CFO Pharma në kërkim dhe bashkëpunëtorët e FSDKSH!

    Nga InfoNews04.11.20250

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë…

    Me shpejtësi nëpër lagje, aksident në Kamëz

    04.03.2026

    EMRI/ Kërcet arma në Shkodër

    05.03.2026

    SPAK: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit

    09.03.2026

    EMRAT/ Garë e fortë për Kreun e Policisë!

    09.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.