Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!

    30.07.2026

    ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës së gjyqtares Suela Dashi

    30.07.2026

    Pasi kafshoi AKSHI-n SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Peshkaqenit Ermal Beqiri në Francë

    30.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!

    Nga InfoNews30.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!
    EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!

    Nga InfoNews.al

    Një çështje e re që prek privatësinë e qytetarëve shqiptarë po ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si përdoren dhe menaxhohen të dhënat personale në sistemin financiar.

    Banka Jet Bank, e cila ka hyrë së fundmi në tregun shqiptar me premtimin për një eksperiencë më të shpejtë dhe më digjitale bankare, ka bërë të ditur se ka integruar procesin e marrjes elektronike të të dhënave nga Regjistrat Shtetërorë përmes platformës e-Albania, shkruan InfoNews.

    Sipas bankës, ky zhvillim synon të thjeshtojë procesin e aplikimit për kredi, duke e bërë atë më të shpejtë, më efikas dhe duke reduktuar procedurat tradicionale me dokumente.

    Por pas komoditetit digjital lind një pyetje thelbësore për çdo qytetar:

    EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!
    EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!

    Çfarë ndodh me të dhënat personale të shqiptarëve pasi ato kalojnë në sistemet e një banke dhe kush mund të ketë akses te këto të dhëna?

    Jet Bank e pranon: të dhënat mund të ndahen me palë të treta

    Në dokumentacionin e saj zyrtar të siguruar nga InfoNews, mbi përpunimin e të dhënave personale, Jet Bank shpjegon se informacioni i klientëve përdoret për identifikimin dhe verifikimin e tyre, hapjen dhe administrimin e llogarive, ofrimin e produkteve dhe shërbimeve bankare, kryerjen e transaksioneve, komunikimin me klientët dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore e rregullatore.

    Por banka pranon gjithashtu se të dhënat personale mund të përdoren për qëllime të tjera duk i ndarë me palë të treta.

    Pika që ngre më shumë diskutim lidhet me ndarjen e informacionit. Sipas deklarimit të bankës, të dhënat personale mund të ndahen në raste të caktuara me: ofrues shërbimesh; përpunues të autorizuar; partnerë kontraktorë; banka korrespondente; sisteme pagesash; ofrues teknologjie; konsulentë profesionalë; autoritete publike, rregullatore ose ligjzbatuese.

    Banka thekson se kjo ndarje kryhet vetëm për qëllime të ligjshme, në masën e nevojshme dhe me masa sigurie e konfidencialiteti. Megjithatë, përballë faktit që Jet Bank po merr akses elektronik në të dhëna nga Regjistrat Shtetërorë përmes e-Albania, pyetjet e qytetarëve mbeten:

    Cilat të dhëna konkrete do të merren nga regjistrat shtetërorë? Sa kohë do të ruhen këto të dhëna? Cilat kompani apo subjekte të tjera mund të përfshihen në përpunimin e tyre? A mund të transferohen këto të dhëna jashtë Shqipërisë?

    Nga banka tradicionale te banka digjitale: komoditeti përballë privatësisë

    Bankat moderne po kalojnë gjithnjë e më shumë drejt proceseve automatike, ku klienti nuk ka më nevojë të paraqitet fizikisht në degë dhe shumë procedura kryhen online. Por ndërsa teknologjia sjell shpejtësi dhe lehtësi, ajo sjell edhe një përgjegjësi të madhe: mbrojtjen e informacionit personal të qytetarëve.

    Të dhënat financiare, identifikuese dhe administrative të një personi janë ndër informacionet më sensitive që ekzistojnë. Për këtë arsye, transparenca mbi mënyrën se si ato merren, ruhen dhe ndahen është një çështje me interes publik.

    Jet Bank argumenton se marrja elektronike e të dhënave do të ndihmojë qytetarët duke e bërë procesin e kreditimit më të thjeshtë. Por qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë një përgjigje të qartë:

    Sa kontroll kanë ata mbi informacionin e tyre personal pasi ai hyn në sistemet bankare?

    InfoNews.al do të vijojë ta ndjekë këtë çështje dhe të kërkojë transparencë mbi përdorimin e të dhënave personale të shqiptarëve në sistemin e ri të bankingut digjital.

    ©Copyright InfoNews

    Ky artikull është ekskluziv i InfoNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

    Banka izraelite JET BANK gati të marrë të dhënat e E Albania: Do kemi Regjistrat Shtetërorë

    Nga Izraeli në Tiranë! Si po bëhet kontrolli i Jet Bank, Facebook nxjerrë të vërtetën

    Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

    Jet Bank në QKB e deklaruar angleze, në Bankën e Shtetit holandeze

    Kush pastron lekët me Jet Bank? Pronari shkarkoi veten, roli i Fatbardha Rino! Pjesë e Durana nën hetim nga SPAK

    Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania aplikim kredie digjitale banka digjitale Shqipëri Banka Jet Bank banka online Shqipëri bankat shqiptare e-Albania dhe bankat et Bank Albania hetim bankar Shqipëri informacionet personale të qytetarëve investigim Jet Bank Jet Bank Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta! Jet Bank e-Albania Jet Bank ndarja e të dhënave Jet Bank palë të treta Jet Bank privatësia kredi online Shqipëri ku përfundojnë të dhënat personale kush merr të dhënat e shqiptarëve lajme Jet Bank mbrojtja e privatësisë në Shqipëri mbrojtja e të dhënave personale palë të treta bankare përpunimi i të dhënave personale politika e privatësisë Jet Bank privatësia e të dhënave privatësia online siguria e të dhënave bankare siguria kibernetike Shqipëri sistemi bankar digjital të dhënat e klientëve bankarë të dhënat e shqiptarëve të dhënat personale bankare të dhënat personale të shqiptarëve transferimi i të dhënave personale
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës së gjyqtares Suela Dashi

    30.07.2026
    Aktualitet

    Pasi kafshoi AKSHI-n SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Peshkaqenit Ermal Beqiri në Francë

    30.07.2026
    Aktualitet

    534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës

    30.07.2026
    Aktualitet

    Gazetarët nën presion, përkeqësohet liria e medias gjatë protestave

    30.07.2026
    Aktualitet

    Kali i Tro(y)jës në biznesin e kumarit

    30.07.2026
    Aktualitet

    Zvërneci? Klodian Braho: Është çështje në hetim, kemi një fakt penal për tjetërsim pronash

    30.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EKSKLUZIVE/ Alarm për privatësinë! Pas aksesit në e-Albania, Jet Bank e pranon: I shpërndajmë të dhënat e shqiptarëve tek palë të treta!

    30.07.2026

    ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës së gjyqtares Suela Dashi

    30.07.2026

    Pasi kafshoi AKSHI-n SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Peshkaqenit Ermal Beqiri në Francë

    30.07.2026

    534 shkencëtarë i kërkojnë qeverisë të ndalë projektet turistike në deltën e Vjosës

    30.07.2026

    Gazetarët nën presion, përkeqësohet liria e medias gjatë protestave

    30.07.2026
    Më të lexuarat

    E rëndë në Durrës, i kërkuari nga SPAK përplaset me armë në lokal!

    Nga InfoNews24.07.20260

    E rëndë në Durrës, i kërkuari nga SPAK përplaset me armë në lokal! Një konflikt…

    E liroi Gent Berberi! Dhunimi i policit në Shkodër çon hetuesit te Audi blind me xhama të zinjë! Argumenti i ish-drejtorit: Nuk bllokohet makina në ditë Bajrami…

    24.07.2026

    “Kishte bërë shumë gola”/ Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër, grupi i “Kid Vlonjatit” i hoqi thonjtë me pinca!

    26.07.2026

    EKSKLUZIVE/ Policia e Tiranës drejt zbardhjes së vrasjes në Bërxullë! I arrestuari lidhje me ekzekutimin e Mond Sulës?

    24.07.2026

    Rrëfehet polici që liroi Rozalindën: Ja çfarë më tha Nertil Buzi

    27.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.