Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Dëshmia e policit: Nuredin Dumani më çau hundën me grusht dhe më ra me kovë

    Dëshmia e policit: Nuredin Dumani më çau hundën me grusht dhe më ra me kovë

    Aktualitet Nga InfoNews06.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dëshmia e policit: Nuredin Dumani më çau hundën me grusht dhe më ra me kovë

    TIRANË – Janë zbardhur detaje të reja nga incidenti i 7 gushtit 2026 në paraburgimin “313” në Tiranë, ku efektivi i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sinaj, ka pretenduar se është sulmuar fizikisht nga Nuredin Dumani.

    Sipas dëshmisë së dhënë përpara autoriteteve, Sinaj ka deklaruar se paraditen e 7 gushtit po ngjitej drejt katit të dytë të sektorit “C”, ku do të merrte shërbimin. Në duar kishte një qese me ushqime.

    Reklamë

    Efektivi ka treguar se në korridor është përballur me Nuredin Dumanin, i cili, sipas tij, e ka goditur fillimisht me një kovë me ujë.

    “Teksa po ngjisja shkallët drejt katit të dytë, në korridor ka dalë Nuredin Dumani dhe më ka goditur me një kovë uji, duke më lagur të gjithin. Në këtë moment më kanë rënë nga duart edhe ushqimet. Ndërsa Dumani më ka qëlluar edhe me grusht, duke më çarë në pjesën e hundës”, ka deklaruar Sinaj.

    Pas incidentit, efektivi është dërguar për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

    Në dëshminë e tij, Sinaj ka pretenduar gjithashtu se përplasjet me Dumanin kishin nisur më herët dhe nuk ishin të kufizuara vetëm te incidenti i 7 gushtit. Sipas tij, gjatë shërbimit kishte pasur raste kur Dumani e kishte ofenduar rëndë atë dhe familjen e tij. Sinaj ka deklaruar se nuk i ishte përgjigjur me ofendime.

    Pas përplasjes fizike, sipas dëshmisë, Dumani është larguar në drejtim të dhomës nr. 1, në katin e dytë të sektorit “C”.

    Incidenti i regjistruar nga kamerat
    Ngjarja raportohet se është dokumentuar edhe nga kamerat e sigurisë së paraburgimit. Sipas të dhënave të bëra publike, në pamje shfaqet Dumani, i veshur me pantallona të shkurtra dhe me kokën e qethur zero, teksa godet efektivin me kovën e ujit.

    Në vijim, në korridor shihen uji dhe ushqimet e shpërndara në dysheme. Në vendngjarje afrohen punonjës policie dhe disa të paraburgosur, ndërsa pas qetësimit të situatës mbyllen dyert e sektorit “C”.

    Në lidhje me incidentin janë marrë në pyetje edhe dy punonjësit e Policisë së Burgjeve, Edmond Gjiriti dhe Kujtim Balliu, të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes dhe kanë dhënë versionin e tyre për atë që ka ndodhur.

    Ndërkohë, sipas të dhënave të bëra publike, Nuredin Dumani nuk është marrë ende në pyetje në lidhje me këtë incident.

    Dumani, bashkëpunëtor i drejtësisë dhe i pandehur
    Nuredin Dumani u arrestua më 29 mars 2022 dhe është një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë të përdorur nga SPAK në disa hetime të rëndësishme për krimin e organizuar.

    Dëshmitë e tij janë përfshirë në disa procedime të SPAK, mes tyre dosja “Plumbi i artë”, si dhe hetimet që lidhen me Suel Çelën, Behar Bajrin, vëllezërit Çopja dhe persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

    Pavarësisht statusit si bashkëpunëtor i drejtësisë, Dumani është gjithashtu i pandehur në një proces penal. SPAK e akuzon për tetë vrasje, tentativa vrasjeje, sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjeve, grabitje me dhunë dhe armë, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Incidenti në paraburgimin “313” është bërë publik në një kohë kur dosja “Plumbi i artë” ndodhet në fazën përfundimtare, ndërsa prokuroria pritet të paraqesë pretencën dhe kërkesat për dënimin e të pandehurve.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.