Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Disa ditë më parë bëri sherr…viktima Ali Sula ishte me precedentë penal për moskallëzim krimi!

    12.07.2026

    Operacionalja kap Bekim Nikollin! I dënuar me 13 vite burg

    12.07.2026

    U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

    12.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Çmimi u ul me 500 mijë euro! Si shkoi keq transaksioni i vilës LUKSOZE mes ‘Pelikani Security’ dhe anëtarit të mafias “Camorra”!

    Nga InfoNews29.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me sekuestrimin e pasurive me vlerë 26 milionë euro të Kristian Konit, person me 5 emra dhe që rezulton i përfshirë në organizata kriminale e trafik droge.

    Autoritetet hetimore po ndjekin me vëmendje një transaksion të dyshimtë për pasuri të paluajtshme në zonën elitare të Mulletit, ku rezulton i përfshirë shtetasi Kristian Koni, një emër i njohur për organet ligjzbatuese si i përfshirë në veprimtari kriminale.

    Bëhet fjalë për Vilën nr. 2-B, me sipërfaqe ndërtimi 391.1 m², pjesë e kompleksit rezidencial nw periferi tw Tiranws, e pajisur me pishinë dhe 3 kate banimi.

    Detaje të REJA nga sekuestrimi i 26 MILIONË EUROVE pasuri të OLSI

    Pasuria në fjalë ka kaluar përmes një kontrate premtim-shitjeje mes shtetasve Vesel dhe Rezarta Demiraj (në cilësinë e shitësve) dhe shoqërisë “Kriol.Al” sh.p.k., e përfaqësuar nga Kristian Koni.

    Kjo vilë, e porositur fillimisht nga Vesel Demiraj me një kontratë ndërtimi me çmim 808,000 euro, është rishitur me vonë për vetëm 300,000 euro, një diferencë që ka ngritur dyshime të forta për pastrim parash dhe përfshirje në veprime fiktive.

    Kush është Vesel Demiraj?

    Vesel Demiraj është babai i dy të rinjve që pak kohë më parë u qëlluan me armë zjarri në zonën e Lundrës, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe për të cilën hetimet janë ende në vijim.

    Nuk dihet nëse kjo po hetohet si pistë nga autoritetet, pasi deri me tani policia thote se shenjestra u ngatërrua.

    Kristian Koni, me shumë identitete dhe lidhje kriminale

    Kristian Koni rezulton i përfshirë në një organizatë kriminale të trafikut të drogës, si dhe njihet nga autoritetet me pesë identitete të ndryshme.

    Aktualisht, ai figuron si administrator i shoqërisë “Kriol.Al” sh.p.k., e përfshirë drejtpërdrejt në transaksionin për vilën ne periferi te Tiranes.

    Strukturat hetimore po analizojnë burimin e fondeve të përdorura nga kjo kompani dhe lidhjet e saj të mundshme me rrjete kriminale.

    Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, në vitin 2021, Olsi Meta alias Kristian Koni, krijoi firmë Kriol.al.

    Firma ka si objekt eksportin e automjeteve, shit-blerje të pasurive të paluajtshme dhe reklamim për kompanitë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e internetit.

    Madje, e njëjta kompani merret edhe me internet, televizion, konsulenca menaxheriale, tregti të frutave dhe perimeve apo edhe pjesëmarrje në kuota.

    Çdo të thotë pjesëmarrje në kuota?!

    A mos vallë merren me call-centera dhe me bursa?

    Një veprimtari e ndaluar në Shqipëri, pasi të tilla aktivitete bëhen për zhvatje dhe mashtrime në fusha të mëdha.

    Informacionet nga policia e prokuroria flasin se Meta, krahas dyshimeve për pastrim parash, merret edhe me call-centera të paligjshëm, duke krijuar lidhje deri në kupolat e disa organeve.

    Hetimet dhe hulumtimet e mëvonshme mund të zbardhin të gjithë aktivitetin e paligjshëm, por firma e tij, duke pasur një objekt me dhjetëra fusha, në vend për abuzime dhe pastrim parash.

    Si mund të merresh me televizion, shit-blerje pasurish, me kuota, fruta perimi, ndërtime, konsulenca, taksa, informatikë, menaxhim të qendrave tregtare?!

    Madje, Kriol.al merret edhe me bare-restorante, hotele, resorte, shitje tekstilesh, mallra industrial, shitje të pajisjeve elektrike, materiale për industrinë, hidrosanitare, pajisje zyrash etj, etj./VoxNews

     

    Green Coast Kristian Koni Pelikani Security Vesel Demiraj
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Disa ditë më parë bëri sherr…viktima Ali Sula ishte me precedentë penal për moskallëzim krimi!

    12.07.2026
    Aktualitet

    Operacionalja kap Bekim Nikollin! I dënuar me 13 vite burg

    12.07.2026
    Aktualitet

    U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

    12.07.2026
    Aktualitet

    EMRI/ Vritet një person në Vorë

    12.07.2026
    Aktualitet

    Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër

    11.07.2026
    Aktualitet

    Kush është i ekzekutuari Aleksandër Koçeku në Shkodër, sot iu rihapën letrat në Prokurori për vrasjen e Pavlin Prekës

    11.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Disa ditë më parë bëri sherr…viktima Ali Sula ishte me precedentë penal për moskallëzim krimi!

    12.07.2026

    Operacionalja kap Bekim Nikollin! I dënuar me 13 vite burg

    12.07.2026

    U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

    12.07.2026

    EMRI/ Vritet një person në Vorë

    12.07.2026

    Dy pistat të çojnë tek gjakmarrja! Pse u vra Aleksandër Koçeku në Shkodër

    11.07.2026
    Më të lexuarat

    Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

    Nga InfoNews06.07.20261

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur një skemë të dyshuar të qarkullimit të parave me…

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…

    11.07.2026

    ONE ALBANIA rrit çmimet! Përgjigja për qytetarët: Ne kemi të drejtë, ju JO!

    07.07.2026

    Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

    11.07.2026

    Makinetat e Stafukëve, lirohet me kërkesë të Prokurorisë polici

    09.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.