Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqiptari Baki Goxhaj u arrestua nga Izraeli duke çuar ndihma në Gaza, flet gruaja: Nuk dimë asgjë

    18.05.2026

    Kuçovë/ Po e shoqëronin për në komisariat, 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos

    18.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Kjo është makina BMW e Zezë që përdorën vëllezërit Lika në plagosjen e policit në Shkozë

    18.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Çfarë fshihet?! Përse Dhjusi dhe Gina e përdorën dhëndrrin e Qefalinjve për punimet, para lejes për 17 pallatet 30 kate në Farkë?!

    By InfoNews03.08.2025No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një histori që duhet të hetohet, të paktën nga organet ligjzbatuese, pasi faktet janë evidente; një firmë bën punime para se të marrë leje! Dhe ku, në një nga vendet më të parapëlqyera për ndërtues, në Liqenin e Farkës. Denoncimi i VoxNews i disa ditëvë më parë hodhi driti mbi shumëçka, ku 17 pallatet 30 katësh kishin filluar të ndërtoheshin para se të merrej leja nga qeveria.

    Faktet janë evidente, ku dy ndërtues “hije”, Bardhus Bushaj dhe Erion Gina, pronarët me letra të firmës “Lion Construction”, janë përdorur nga njerëz të tjerë VIP-a, të cilët kanë arritur që të lobojnë deri lart në qeveri për pallatet shumëkatëshe. Por, skandali duket akoma më i thellë përveç punimeve para lejës; kush e ka pronësinë e tokës në atë zonë?!

    Dikur, zona ishte e gjelbër dhe pjesë e Liqenit të Farkës. Këtu nis edhe kalvari i gjatë, pasi persona që kanë pushtet dhe influencë në atë zonë kanë filluar “operacionin” për t’a përvetësuar. Pallatet do të ngrihen në pjesën lindore të Liqenit të Farkës, në një zonë të pjerrët dhe me përrenj të shumtë, që furnizonin Liqenin. Ndërkohë, siç edhe denoncoi redaksia jonë, zona ka filluar të sheshohet në muajin dhjetor 2024 dhe janar 2025.

    Çfarë fshihet?! Përse Dhjusi dhe Gina e përdorën

    Në foto: Punimet kanë filluar disa muaj para se të jepej leja nga KKT për pallatet shumëkatëshe

    Por, kush i ka bërë ato punime?!

    VoxNews ka mësuar se firma që ka kryer ato punime është “Al Point” shpk, me pronar Aleksandër Vasili, një përmetar në origjinë, por që filloi të marrë tendera, leje nga KKT-ja, në momentin që u bë dhëndërr në familjen Qefalia. Ai është burri i vajzës së Kujtim Qefalisë, ish-kryetarit të Komunës Dajt dhe më pas u bë Administrator i Njësisë Dajt. Kujtimi është vëllai i deputetit të Partisë Socialistë, Xhemal Qefalia.

    I shkruam këto radhë më sipër jo më kot, por ka dyshime të mëdha se vjehrri dhe vëllai i vjehrrit e kanë “ndihmuar” Vasilin për të kryer ato punime. Dy Qefalinjtë kanë ndikim mjaft të madh në zonën e Dajtit, të cilën e kanë drejtuar dhe njëri prej tyre është përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë, çuditërisht zona që ka kryer punime Vasili është në administrimin dhe në territorin e Njësisë Administrative Dajt.

    Çfarë fshihet?! Përse Dhjusi dhe Gina e përdorën

    Në foto: Punimet e Vasilit shembën rrugën e ndërtuar nga ARRSH në zonën e Farkës

    A kishte lejë Vasili për të sheshuar të gjithë zonën para se të jepej leja nga KKT-ja?!

    VoxNews ka mësuar se, pasi punimet pa leje të Aleksandër Vasilit për të sheshuar të gjithë zonën shembën një rrugë në pronë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është dhënë një dokument tjetër i dyshimtë nga Njësia Administrative Dajt. Në fakt, Njësitë Administrative as nuk japin më leje ndërtimi, por vetëm rrethimi dhe pa beton dhe punime të makinerive të rënda.

    Të jetë koiçidencë që dokumenti të jepet nga Njësia Administrative Dajt?! Atje ku vjehrri i Vasilit ka “selinë” dhe “zonën” e tij, pavarësisht se Kujtim Qefalia është larguar nga roli i Administratorit dhe tashmë gëzon disa biznese të stërmëdha në zonën e Dajtit.

    Dyshimet janë të mëdha se Dhjus Bushaj dhe Erion Gina kanë marrëveshje me Qefalinjtë për pronën ku do të ndërtojnë 17 pallatet nga 30 kate, por edhe një super kompleks afër tij.

    Nëse s’ka ndonjë lidhje me kompleksin, përse Kujtim Qefalia ka “negociuar” me banorët që ankoheshin për punimet në muajin janar 2025? Si është përfituar e gjithë ajo pronë pjesë e Liqenit të Farkës? A mos ndoshta lidhjet e Qefalinjve me pushtetin kanë sjellë përfitimin e një prone të stërmadhe shtetërore?

    Padyshim që faktet janë evidente dhe mjafton një hetim për t’i zbardhur. Të bësh punime pa dalë leja, të shembësh rrugën e të mos hetohesh, të marrësh një super pronë shtetërore dhe të mos të të hyjë “gjemb në këmbë”, padyshim që duhet të kesh lidhje deri sipër pushtetin qendror. Padyshim që përmetari Aleksandër Vasili s’i ka pasur, por njerëzit për të cilët ai ka punuar, vjehrri, vëllai i vjehrrit dhe VIP-at pas Dhjusit dhe Erionit, kanë lidhje të forta.

    Çfarë fshihet?! Përse Dhjusi dhe Gina e përdorën

    Firma Al Point ka marrë disa leja nga vetë KKT-ja për të ndërtuar
    Çfarë fshihet?! Përse Dhjusi dhe Gina e përdorën

    Firma Al Point ka marrë disa leja nga vetë KKT-ja për të ndërtuar

    Këto lidhje e kanë shpërblyer Vasilin me disa leje nga vetë Këshilli Kombëtar i Territorit. Për të mos dalë në skenë të tjerët, dhëndërri i Qefalinjve ka përfituar në datën 31 korrik 2024 nga KKT-ja “leje zhvillimi për objektin ‘Sun Moon Star’, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqerinë ‘Al Point’”. Bëhet fjalë për një supër kullë afër qendrës së Tiranës.

    Por, leje për Vasilin është dhënë edhe në datën 26 mars 2025. Bëhet fjalë për lejen e ndërtimit për objektin “Fruit Depo Building”, me vendndodhje në Bashkinë
    Tiranë. E njëjta firmë ka fituar edhe disa tendera nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me kompani të tjera me vlera miliona euro. Ndërkohë që Aleksandër Vasili ka qenë i proceduar më parë edhe për ndërtim pa leje në zonën e Farkës, por që më pas ia hodhi paq!

    Çfarë fshihet?! Përse Dhjusi dhe Gina e përdorën

    Pavarësisht punimeve, tenderëve dhe lejeve të KKT-së, firma Al Point në vitin 2024 fitoi vetëm 62 mijë euro

    VoxNews shfletoi bilancet e kompanisë Al Point, me pronar 100 % Aleksandër Vasilin. “Sot më date 26 qershor2025, në ambientet e shoqërisë u zhvillua mbledhja e ortakut të vetëm për miratimin e pasqyrave financiare (bilancin) për periudhën 1 janar 2024 deri më 31 dhjetor 2024. Miratimin e rezultatit financiar, fitimin prej 6,197,115 lekë. Fitimi i vitit ushtrimor 2024 do të shkoi si rritje kapitali” thuhet në këtë dokument.

    Pra, të fitosh tendera me vlerë miliona euro, të bësh punimet si nënkontraktor, apo të marrësh leje nga KKT për kulla dhe të dalësh me një fitim prej 62 mijë eurosh? Me këtë vlerë në Tiranë s’merr dot asnjë garsionere në periferi. A mos ndoshta firma Al Point është vetëm koperturë e VIP-ave apo biznesmenëve të tjerë?!

    ©CopyrightVoxNews

    Bardhus Bushaj Erion Gina Lion Construction
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Shqiptari Baki Goxhaj u arrestua nga Izraeli duke çuar ndihma në Gaza, flet gruaja: Nuk dimë asgjë

    18.05.2026
    Aktualitet

    Kuçovë/ Po e shoqëronin për në komisariat, 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos

    18.05.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kjo është makina BMW e Zezë që përdorën vëllezërit Lika në plagosjen e policit në Shkozë

    18.05.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush e plagosi policin në Shkozë, konflikti mes çunave të llotove ilegale

    18.05.2026
    Aktualitet

    Kallash dhe pistoletë, efektivi nxorri armën! Lotot marrin në qafë të rinjtë në Shkozë

    18.05.2026
    Aktualitet

    Borxh për lloto dhe polici i plagosur, kush janë dy vëllezërit Lika

    18.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Shqiptari Baki Goxhaj u arrestua nga Izraeli duke çuar ndihma në Gaza, flet gruaja: Nuk dimë asgjë

    18.05.2026

    Kuçovë/ Po e shoqëronin për në komisariat, 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos

    18.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Kjo është makina BMW e Zezë që përdorën vëllezërit Lika në plagosjen e policit në Shkozë

    18.05.2026

    EMRAT/ Kush e plagosi policin në Shkozë, konflikti mes çunave të llotove ilegale

    18.05.2026

    Kallash dhe pistoletë, efektivi nxorri armën! Lotot marrin në qafë të rinjtë në Shkozë

    18.05.2026
    Më të lexuarat

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    By InfoNews13.05.20260

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në…

    Kallash dhe pistoletë, efektivi nxorri armën! Lotot marrin në qafë të rinjtë në Shkozë

    18.05.2026

    Telashe me kredinë, Influencerja akuza të forta ndaj NOA: Është zhdukur, po kërkoj ta gjejë

    15.05.2026

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026

    Si u shkel leja e pallatit nga Mirson 2A Sh.p.k! Punimet u nisën nga Mirsim Jella dhe u vijuan nga Adriatik Shtëmbari

    13.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.