Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    Nga InfoNews21.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    >Prokuroria e Posaçme njoftoi pak dite me pare për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj.

    Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi.

    Hetimet tregojnë se në sistemin “CATS” të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve rezulton se subjekti “EA Solution” sh.p.k. ka faturuar shitje në drejtim të subjektit “Fastech” sh.p.k. për periudhën 11.12.2014 – 26.09.2025 shumën prej 2 235 761 543 ALL.

    Në drejtim të subjektit “First” sh.p.k. shumën prej 139 317 172 ALL.

    Në drejtim të subjektit “Soft & Solution” sh.p.k. shumën prej 527 765 506 ALL.

    Si konkluzion, rezulton se faturimet e kryera nga “EA Solution” sh.p.k. në drejtim të subjekteve të tjera të përshkruara më sipër janë fiktive dhe me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga procedurat e prokurimeve të paracaktuara nga grupi kriminal. Ky fiktivitet konstatohet në faktin që subjekti “EA Solution” sh.p.k. nuk ka ambiente për realizimin e aktivitetit të biznesit, përdor ambientet e “Soft & Solution” sh.p.k., punonjës të deklaruar në emër të këtij subjekti janë rekrutuar nga punonjës të brendshëm të subjektit “Soft & Solution” sh.p.k., dhe nuk ka pasur asnjëherë kontakte me administratën e subjektit “EA Solution” sh.p.k., shtetasin Ina Çiko.

    Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të kryer nuk janë konstatuar asnjë dokument lidhur me kontraktimin e shërbimeve që merrte nga subjektet e tjera. Gjithashtu, në deklarimet e shtetasit Andis Papa dhe Gëzim Hoxha thuhet se ata kanë kontraktuar shërbime me “EA Solution” sh.p.k. nëpërmjet shtetasit Ermal Beqiri, i cili ka drejtuar këtë subjekt.

    Pra, të gjitha aktivitetet e paligjshme të shtetasit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi kishin për qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve të marra nga kontratat publike me institucionin e AKSHI-t.

    Veprimtaria kriminale sipas hetimeve

    Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirlinda Karçanaj, Mava Delibashi, Erjon Ismaili, Andis Papa, Gëzim Hoxha, si dhe persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe implementuar një skemë për paracaktimin e fituesve në procedurat e prokurimit të kryera në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rrjedhin nga pagesat lidhur me kontratat publike të prokuruara.

    Kjo skemë konsiston në përcaktimin e paligjshëm të kritereve konkurruese për procedurat e prokurimit, të cilat vendosen me qëllim përjashtimin nga gara të operatorëve ekonomikë ofertues dhe paracaktimin e fituesit, duke krijuar arsye të ndryshme për skualifikim.

    Sekuestrimet dhe provat

    Gjatë kontrollit të kryer janë sekuestruar disa aparate celularë, kamera, kompjuterë dhe dokumente fizike. Ndër to është sekuestruar dhe pajisja kompjuterike “4-Sat Battery Camera”, e cila është dërguar për ekspertim kompjuterik me akt-ekspertimin nr. 207, datë 17.07.2025.

    Nga ekspertimi kompjuterik janë konstatuar të dhëna kompjuterike. Nga këqyrja e këtyre të dhënave rezulton se në këtë pajisje ndodhet dosja kompjuterike e emërtuar “DCIM”, brenda së cilës ndodhen disa nën-dosje elektronike që përmbajnë të dhëna kompjuterike në format “MP4 Video File”, me emërtime të veçanta.

    Nga këqyrja e këtyre të dhënave kompjuterike janë konstatuar pamje filmike me interes për hetimin. Nëpërmjet aplikacionit VLC Media Player është bërë shikimi i videove si dhe transkriptimi i komunikimeve të kryera gjatë këtyre pamjeve.

    Mësohet se këto kamera të fshehta janë vendosur gjatë takimeve që Agasi ka pasur në një nga zyrat e tij të Equos Resort, që ai kishte blerë disa kohë më parë. Në këtë zyrë, ku sipas të dhënave nga SPAK kanë hyrë biznesmenë, drejtues policie dhe politikanë, do të shërbejnë për hetimin e mëtejshëm

    AKSHI Equos Resort Ergys Agasi ermal beqiri
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    I hëngrën kokën Ballukut, kush i fitoi Tenderat e Unazës

    16.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    ESKLUZIVE/ Peshkaqenët e AKSHI morën peng Gerond Meçen! Zbardhet skema

    16.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.