Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Autori studioj sigurinë e ulët të Fibank Albania dy ditë para grabitjes

    Nga InfoNews12.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Autori studioj sigurinë e ulët të Fibank Albania dy ditë para grabitjes

    Detaje të reja janë zbuluar lidhur me grabitjen me armë që ndodhi paraditen e kësaj të enjteje në një degë të bankës “FiBank” në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

    Gazetari Merin Maçi tha se autori i ngjarjes është shfaqur i qetë në momentin kur i është drejtuar bankës dhe pse më pas gjithçka ka shkuar keq për të dhe plani që kishte ditë që e mendonte nuk i eci. Ndërtuesi 58-vjeçar përveç armës kallashnikov, kishte edhe 30 fishekë me vete.

    “I habitshëm është fakti se mënyra se si ai ka shkuar i armatosur, ka patur edhe 30 fishekë të tjerë a thua se po shkonte të luftonte stafin e sigurisë së bankës”, u shpreh Merin Maçi ndërsa shpjegonte gjithë detajet e ngjarjes.

    “Kishte shkuar edhe 2 ditë para, u fut i qetë në bankë”

    “Kjo ngjarje ka qenë e mirëmenduar nga ana e tij pavarësisht se gjithçka ka shkuar keq, e mirëmenduar për vetë faktin se 58-vjeçari ka shkuar edhe dy ditë më parë në bankë, ka parë kushtet e sigurisë në këtë filial dhe ka sqaruar se kjo ka qenë banka që atij i ofronte mundësinë më të lehtë për t’u larguar nga vendngjarja, pavarësisht se ka qenë thuajse i ekspozuar në çdo kamerë, në çdo biznes“, tha Maçi, duke shpjeguar se autori i ngjarjes pas arrestimit ka treguar se ka qenë në kushte të rënduara për shkak të një borxhi që kishte, gjë që e ka shtyrë drejt këtij veprimi.

    Mendohet se ngjarja është kryer në kushte të rënduara, pasi ai ka deklaruar se ka qenë në kushte të vështira prej disa muajsh dhe ai ka borxhe, për shkak të një sipërmarrjeje që ai ka. Është abuzuar me statusin e tij pasi nuk është një ndërtues i mirëfilltë, por ka patur një bgrigatë me të cilët bënte rikonstruksione banesash apo fasadash të ndryshme. Nënkontraktor. Ka deklaruar se ka patur një borxh prej 70 milionë lekësh të vjetra. Ka ardhur rreth orës 11:30 pikërisht në rrugën e Kavajës që lidhet me Urën e Vasil Shantos, ka parkuar makinën e tij tip Mercedes Benz C Class është drejtuar për tek banka dhe në momentet që ka hyrë ka shfaqur një sjellje tejet të qetë”, tha Maçi në emisionin “Opinion”.

    Por si mundi të hyjë një brenda një banke me kallashnikov?

    Maçi shpjegoi se 58-vjeçari nuk është kontrolluar nga punonjësit e sigurisë, pasi ai ka patur një çantë krahu normale dhe ata e kanë parë si një klient të thjeshtë.

    Vodhi paratë, por tek dera e prisnin dy policë

    Por, në momentin që është futur në ambientet e bankës, 58-vjeçari ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar një herë në tokë. Sipas Maçit, në ambientet e bankës në ato momente ka qenë vetëm një kliente në një prej dy arkave. Grabitësi është afruar pranë dy arkave dhe u ka kërkuar punonjësve të gjitha paratë që kishin.

    “Të frikësuar kanë hapur derën dhe ai ka arritur të marrë 950 mijë lekë, ose 9.5 milionë lekë të vjetra dhe teksa a qëndruar për rreth 2 minuta, një prej punonjësve të bankës ka njoftuar policinë. Jashtë e prisnin dy efektivë dhe ka dorëzuar dhe lekët dhe kallashnikovin dhe më pas ka rrëfyer gjithë problematikën që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi”, shtoi Maçi.

    I dyshuari tani akuzohet për kryerjen e dy veprave penale për të cilat rrezikon 10 vite burg: Armëmbajtje pa leje dhe grabitje me armë.

    Autori studioj sigurinë e ulët të Fibank Albania dy ditë para grabitjes
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.